Me Arian Galdinin

  • Home
  • Me Arian Galdinin

Me Arian Galdinin Për një Shqipëri Mendonjëse

10/06/2026

Me A***n Galdinin🇦🇱🫶

Çfarëdo që të shkruaj e çfarëdo që të them unë, këtu, në video, në live, në ndonjë media që ndonjëherë hap ndonjë cep, a...
10/06/2026

Çfarëdo që të shkruaj e çfarëdo që të them unë, këtu, në video, në live, në ndonjë media që ndonjëherë hap ndonjë cep, ajo që do të ndodhë me siguri është kjo:

Militantët e PD do turren mbi mua me sharje, akuza, mallkime kaq të liga, kaq banale, e kaq vulgare, sa edhe Dreqi do skuqej në ferr nga ligësia e tyre.

Militantët e PS po njëlloj.

Militantët e LSI a PL gjithashtu njëlloj.

Militantët e Partive të Reja Surrogato të Regjimit asnjë ndryshim nga këta më sipër.

Tani janë shtuar edhe “flamingot e revolucionit”, as një grimë më ndryshe.

Të shajnë e mallkojnë, të shprazin vrer e helm e baltë e shpifje, e sajesa, e marrëzi, kur janë veç e veç.

E bëjnë tani, që janë bashkë shumë duar, ku secila bën miellin e vetë, në te njëjtën Magje, të të njëjtit Revolucion.

Regjimi PS, PD, PL, Oligarkë, Soros, UDB, Asfali, Iran, Erdoganistë, Bashistë, Alibeajistë, Parti të Reja, etj etj, të dënon me harresë e të zhduk nga çdo ekran.

Këta të fshijnë nga ekranet e jeta.

Këta të zhdukin e mohojnë nga mediat e madje edhe nga statusi social e prania jetësore.

Të mohojnë çdo ditë.

E pastaj, të nisin “ushtritë me militantë” e të pyesin:

E kush je ti? E kush të njeh ty?

🤣🤣🤣🤣

Ta fshijnë emrin e jetën me gomën e madhe të Pushtetit e Parasë, te lënë papunë, pa bukë, pa mundësi, pa arritje, madje edhe pa shokë e miq, e pastaj të dërgojnë ushtritë me militantë të të pyesin: E kush je ti? E çpaske bërë ti? Kush të njeh ty?

Këta të mohojne me gjithë forcën e tyre, e kur dikush i pyet: Ore çfarë është ky Galdini? Çfarë bën ky Galdini?

Këta përgjigjen: He mo se njeri kot, dava deliranti, dava mashtruesi, hiqet sikur çoç është, por kot është, bosh, nuk vlen…

E kur këta, duhet të përballen me Galdinin, nuk guxojnë.

Në sy nuk ia thonë kurrë.

As e mendojnë e as guxojnë tia thone në sy e përballë këto.

Veç pas shpine, e veç si porosi e opinione Partishë e Elitash…

Dhe ma kanë siguruar vetminë të plotë.

Ma kanë siguruar vetminë e humbjen e të gjithë miqve të plotë.

Ma kanë siguruar edhe izolimin, edhe mohimin, edhe rëndesën e paragjykimit, çdo të keqe të mundshme.

Ma kanë siguruar edhe izolimin ekonomik e financiar, duke rrenuar e shkatërruar çdo kontratë e mundësi pune.

Por unë, nuk jam ndalur.

Nuk u jam stepur e as shmangur as izolimit, as mohimit, as baltës, as ligësisë, as intrigave, e as pamundsive e rrebesheve ekonomike e financiare personale e financiare.

Kam qëndruar në këmbë kryelartë.

Me lotët e mi, kam bërë poezi.
Me dhimbjet e mia, kam bëre mendim, e shkruar artikuj e libra.
Me sakrificat e mia, kam mbrujtur e ndërtuar nder e karakter.

Me vetminë time kam ndërtuar fuqinë që mjafton me mua e me zemrën time.

Strehë kam gjetur tek Zoti, me besimin tek Ai, kam mbajtur veten të mbushur me dashuri për botën, njerëzit e vendin tim, atdheun tim.

Kam ruajtur nderin, nuk kam pranuar as të tërhiqem, as dorëzohem, as tjetërsohem, as të bëhem si ata, e as të bëj pazar a ujdi me askënd.

Fuqia ime dhe vetmia ime, më mjaftojnë.

Tani, a jam a sjam unë me popullin që proteston, këtë pyetje që ma bëjnë çdo ditë të gjithë ata që para Flamingove votonin Gjarpërinjtë, e pas Flamingove do votojnë përsëri Gjarpërinjtë, unë nuk e kuptoj…

Nuk e kuptoj.

Ma bëni hallall e më mirëkuptoni.

Nuk e kuptoj.

Unë kuptoj e mirëkuptoj cdo shqiptar, çdo qytetar shqiptar që ka një plagë e prej të cilës ka kaq ditë që po dhemb e buçet në sheshet e Protestës.

Ama, kjo nuk ia jep të drejtën askujt prej jush që ti bashkoheni Gjarpërinjve, për të hedhur më shumë helm mbi plagën time, se unë jam shqiptar e bir shqiptari që di e kam fuqi ta mbaj vetë plagën time.

Mbroni Pelikanët, por mos u keqpërdorni nga Pelitikanët..

Flamingot janë Pelikanë, nuk janë Pelitikanë.

Kur ju të fitoni Revolucionin e Pelikanëve, unë e di që do tu riktheheni mitingjeve të Pelitikanëve.

E di që do mbushni sheshet e sallat e Ramës, Metës, Berishës, Tom Dosh*t, etj etj..

E di.

E di.

Dhe sot më shani e mallkoni si revolucionarë të lirisë së popullit, e nesër do më shani si ushtarë të ushtrive të Pelitikanëve…

Bëni paqe me veten.

Fitoni Revolucionin tuaj, pastaj rifilloni zborin e partisë me brohoritje, ngjirje, e rrahje shuplakash për Ramën, Berishën, Metën, Tom Doshin, etj etj etj…

Fitojeni sa më parë Revolucionin ju lutem.

Sepse mua në listë mohimi, mallkimesh e sharjesh më kish*t kur ish*t ushtarë partie, aty më keni tani që jeni Flamingo, e po aty do më keni edhe kur ti riktheheni rreshtave të partive.

Jeni ju që kur jeni ushtarë partie më thoni:

E kush je ti? E kush të njeh ty? E kush të voton ty? E kush të dëgjon ty?

E meqë unë jam Askushi, që as më njeh askush, as më voton askush, e as më degjon askush, mos u bëni merak se asnjë rëndësi e vlerë nuk ma fjala ime.

Më lini në vetminë time.

Më lini në Askushërinë time.

Më lini në revolucionin tim të vogël të nderit e vlerës si i vetmuar.

Kaq

E postova Petro Markon si fillim, sepse e ka shkruar gati 1 shekull më parë..Dhe ja ku jemi sot.Pa asnjë ndryshim, pa as...
10/06/2026

E postova Petro Markon si fillim, sepse e ka shkruar gati 1 shekull më parë..

Dhe ja ku jemi sot.

Pa asnjë ndryshim, pa asnjë grimë ndryshimi në të njëjtën gjendje, e mendësi, a në mos më keq…

Kur isha “fëmijë” 16 vjeçar, naiv dhe i paditur, iu bashkova ndryshimeve të stuhishme të fillim viteve ‘90 dhe Partisë Demokratike.

Menjëherë, të tjerë, të rritur e të njohur me “lojërat e mëdha e të të mëdhenjve” ia nisën të më shanin e kërdisnin, se iu bashkova “Sali Serbit”, iu bashkova tradhëtarëve të kombit, etj etj etj. Patjetër që përveç “lojëditurve”, shumica e atyre që mi thonin këto ishin komunistë kokë e këmbë.

Nisa të rritem, e vit pas viti shihja e fillova të kuptoj edhe unë disa gjëra.

Sa më shumë kuptoja, aq më fort flisja.

E mu turrën këta brenda PD, duke më shpallur “komunist e bir komunisti”, madje më bënë edhe “nip të Sulo Gradecit”, e ku di unë çfarë marrëzishë shpiknin e sajonin mendjet e sëmura dhe të liga.

Nuk e kuptoja çpo më ndodhte, veç e ndjeja se sa më shumë flisja të vërteten pafajësisht për çdo padrejtësi, zullum, ligësi e shmangie nga parimet e vlerat demokratike, aq më shumë armiq bëja brenda PD, e asnjë mik nuk e fitoja jashtë PD..

E çuditshme apo jo?

Ndërsa armiqtë brenda PD, u bënë pothuajse e gjithë kupola drejtuese e PD, kurrë asnjë mik jashtë PD nuk më vlerësoi e as mu afrua pse flisja të vërtetën me guxim…

Për të gjithë jashtë PD, isha e mbetesha sidoqoftë, “këlysh i Saliut”..

Edhe pse unë kurrë nuk e pata as shansin e as mundësinë, të jem ndonjëherë drejtues në PD, apo me ndonjë ofiq, post, a rol në PD, me PD, nga PD..

Kurrë.

As tundës dere nuk kam qenë kurrë në PD, sepse ata nuk më deshën kurrë.

Kurrë nuk kam patur asnjë detyrë as të lartë e as të ulët në Administratën Publike apo në Qeverisje, as lart e as poshtë, as në Qeverisje Qendrore e as Lokale.

Kurrë.

As tundës dere nuk kam qenë, në Administratën Publike a Shtetin Shqiptar.

Kurrë në jetën time nuk kam qenë në punë as në PD, as nga PD, as me PD, as prej PD, kurrë.

Kurrë në jetën time nuk kam qenë as në punë shteti.

Kurrë.

Asnjëherë, asnjë qindarkë e shtetit shqiptar, asnjë qindarkë e Buxhetit Shqiptar, asnjë qindarkë e taksapaguesve shqiptarë, nuk ka hyrë në xhepat e mi.

Kurrë.

Dhe këtë askush nuk ma ka vlerësuar e as ma kanë numëruar si vlerë.

Këta të PD, ma kanë plasur turinjve si: “dështim”, “paaftësi”, “njeri kot”, e më kanë sulmuar e përçmuar papushim të paktën në 30 vitet e fundit të jetës sime.

Ama, as këta të PS nuk ma kanë quajtur.

Për militantët e PS dhe për kupolën e PS, unë kam qenë gjithmonë “këlyshi i Saliut”…

Të PD më mallkonin e shanin si “njeri kot”, “delirant”, “i pavlerë”, sepse flisja të vërtetën, e nuk pajtohesha me të ligjtë e me poshtërsitë e tyre.

Këta të PS më mallkonin si PDist e Berishist..

Një jetë të tërë e njëjta histori balte e sulmi mbi mua…

Edhe pse në 2008, unë isha i vetmi anëtar k PD që fola me zë e figurë për krimin e madh të Gërdecit, askush nuk e mbajti shënim.

Edhe pse në 2009, unë isha i vetmi, i vetmi anëtar i PD, që kundërshtova Koalicionin e Ndytë PD - LSI, askush nuk e mbajti shënim.

Edhe pse në korrik 2009, në dëshmi të qartë nderi, u largova nga PD, duke deklaruar me shkrim, e me zë e figurë, mosdakordësinë time e madje zemëratën time për Koalicionin Qeverisës PD - LSI, askush nuk mbajti shënim.

Për këta të PD, isha e mbeta “delirant”, “mashtrues”, “njeri kot”, “njeri i pavlerë”, por që i shtuan edhe “i sh*tur tek Rama”…

Për këta të PS, isha, mbeta, e mbetem PDist, “këlysh i Berishës”…

Mu shtua në listën e armiqve sulmues e mallkues edhe LSI pas 2009.

Qeveria PD - LSI, me lanë pa punë, më prenë çdo burim financiar jetese, më përndoqën e masakruan në çdo qelizë të jetës sime, e shkatërronin çdo gjë që unë e ndërtoja me shumë mund e sakrifica e vuajtje me djerësn time.

Këta të PS vijonin e më quanin “PDist”, “këlysh i Saliut”.

Unë dhe familja ime e dimë sesi kemi mbijetuar…

Ne e dimë dhimbjen e plagën tonë për të mbijetuar pa u përkulur, pa u sh*tur, e pa bërë asnjë pazar e asnjë kompromis me askënd…

Unë bëja betejat e mia civile e publike si folës i së vërtetës, e jetoja e mbijetoja, me djersën time, me nder e vlerë..

Por pse nuk ulja kokën kurrë, për këta të PD e LSI, isha “i pavlerë”, “mashtues”, “delirant”, “njeri kot”, e për këta të PS mbetesha e mbetem “PDist”, “këlysh i Saliut”.

Saliu smë deshi kurrë e ma vrau jetën.

PS më quante “këlysh të Saliut”…

Ec e jepi dum kësaj…

Kur krejt i vetëm, bëra në 2015, betejën kundr Mafias Farmaceutike, kundér Mafias Estetike të Qeverisë Rama, kundër Edi Ramës, Ilir Beqajt e Ogerta Manastirliut, kundër batërdisë tek Onkologjiku dhe kundër ilaçeve të skaduara e falcifikuara, PD më la vetëm, Edi Rama dhe PS më shpallën “armik shteti” e madje armik të përjetshëm.

Ndërkohë askush nuk më doli në krah.

Askush.

I vetëm u kërcënova, masakrova.

Durova.

I mbajta.

Listës së Armiqve të mi iu shtuan edhe “Mafia Farmaceutike”, por edhe Pronarët e Mediave që janë njësh me “Berishën, Ramén, Metën dhe Mafian Farmaceutike”.

Më zhdukën nga mediat.

Më dënuan me harresë.

Më sulmuan jetën time.

Ma shkatërruan çdo kontratë pune si Pedagog apo eksperte ekonomie që e fitoja me zotësi e dije personale në sektorin privat.

Së bashku, PD, PS, LSI, dhe Mafia Farmaceutike, bënë të pamundurën ta mjerojnë e rrënojnë jetën time.

E jo vetëm aq.

Sulm frontal kundér bukës sime të gojës.

Por prej 2016, kanë bërë sulm frontal së bashku edhe për të më zhdukut fare nga mediat, por edhe për ta “shkatërruar”, “asgjësuar” emrin tim me shpifje e sajesa e thashetheme e baltë e vrer e llum, të pamatë.

Ndërsa më zhdukën nga mediat, në “terren”, në ushtritë e tyre me militantë vetëm zbraznin tonelata me baltë e vrer e llum mbi mua.

Ndërsa më luftonin bukën e gojës e më fshinin çdo kontratë pune duke më përndjekur si hijena, më turrnin ushtritë e lapangjozëve të tyre me pyetje: He mo cpo ben ti? Spo bën gjë.. Ke 20 vjet që bën gam gam e llaka llaka.. Vetëm fjalë ke ti…

Sepse lufta e tyre kundër meje synonte shuarjen time totale, ose keqkuptimin total të njerëzve të thjeshtë e të ndershëm me mua..

Njerëzit e thjeshtë e të ndershëm, që nuk e dinin e nuk kanë nga ta dinë historinë e jetës sime, gjykonin me çdëgjonin nga “Ata, PD, PS, LSI, Mafia Farmaceutike”, për mua, dhe krejt shumë pak nga unë me aq sa mund të dilja unë në pah nga rrjetet sociale ku u bë vendi i vetëm i komunikimit tim publik.

Ja ku jemi sot, unë njeriu i vetmuar, që kam bërë beteja personale e publike plot nder e sakrifica, njeriu i vetmuar i revolucionit tim të vogël, dhe ata “protestuesit” që kanë 36 vite që votojnë PS, PD, LSI..

Unë nuk e kam votuar kurrë PS.

E kam votuar vetëm 1 herë PD në 1996, por që edhe atëherë më shkoi bosh se i vodhën vetë ata.

Unë që nuk e kam votuar kurrë, kurrë asnjë parti tjetër në Shqipëri, përveç LRE, dhe “sheshi plot me popullin protestues” që ka 36 vite që voton PS, PD, LSI, që voton Tom Doshin e Fatmir Mediun, etj etj etj…

Dhe meqë unë nuk jam në atë “sheshin” e Revolucionit të Madh, sepse dua të mbroj “revolucionin tim të vogël”, unë qenkam prapë tradhëtari, i ligu, i sh*turi???

Prapë unë qenkam i keqi?

Mirë PD, PS, LSI, Mafia Farmaceutike, Oligarkët, Pronarët e Mediave, Moderatorët, Kryeredaktorët, Analistët e shërbëtorët mediatikë të Regjimit, Sorosi, Soroistët, Veliajistët, Ballukistët, Bashistët, Alibeajistët, Partitë e Reja, erdoganistët, itanianët, Grekët, e ku di unë kush tjetër më kanë shpallur armik, e shprazin mbi mua të njëjtin arsenal balte, llumi, vreri, sharjesh, etiketimesh, mallkimesh, por tani po më shpallin armik edhe këta “Flamingot e Revolucionit”, e nuk e kuptoj pse?

Nuk e kuptoj pse..

Sinqerisht.

Unë nuk jam kundër tyre.

Unë jam “revolucionar i nderit, të vërtetës, kombëtarizmit dhe virtytit të përditshëm”.

Si i till ngre pyetje publike për të ndihmuar qytetarët që besojnë vërtetë tek ai revolucion, nga Pronarët e Fshehtë në prapaskenë…

Sepse nëse unë mbijetoj, me nder e sakrifica pafund, me djersë e ndalesa, nën mohim e bllokim, nën pengesa, e nën sulm, shumë nga ata “flamingot” e prapaskenës dhe skenës, mikrofonit e rrethmikrofonit, janë “baronë” projektesh e milionash..

Por nejse…

Armiq si unë pastë Shqipëria…

Si të doni ju…

Fitofshi o popull revolucionar flamingosh, por kujdes mos u ktheni pas revolucionit fitimtar, në popull votues të Ramës, Berishës, Metës, Mediut e Tom Dosh*t…

I vetmuar e armik isha para “flamingove”, i vetmuar e armik jam gjatë revolucionit të flamingove, i vetmuar e armik do jem edhe pas fitores së revolucionit të flamingove..

Nuk kam ç’bëj..

Ky qenka çmimi i karakterit, nderit e të vërtetës.

Unë kujtova se flamingot ishin Pelikanë, nuk e dija që edhe flamingot ishin “Pelitikanë”…

Kaq

09/06/2026

Neoshqiptarizmi në Durrës🇦🇱🫶

Pas pak në 17.00 do të jem në Euronews, live🇦🇱🫶🙏
09/06/2026

Pas pak në 17.00 do të jem në Euronews, live🇦🇱🫶🙏

09/06/2026

A***n Galdini

Të dashur miq,Sot në orën 17.00 do të jem live në Euronews. Në Euronews do të flasim për Propozimin e qëndrimin tim për ...
09/06/2026

Të dashur miq,

Sot në orën 17.00 do të jem live në Euronews.
Në Euronews do të flasim për Propozimin e qëndrimin tim për Protestën si edhe për Revolucionin tim të vogël.

Në orën 19.00 do të jem në Durrës, për promovimin e librit tim Neoshqiptarizmi, nga Biblioteka Publike e Durrësit. Shihemi e takohemi tek Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës.

Nesër nisem për Berlin.

Në Berlin jam i ftuar në Bundestagun Gjerman. Do të jem në Berlin deri në dt 15 qershor.

Më tej,, nga dt 15 qershor deri në dt 18 qershor do të jem në Mynih.

Bekime e përqafime të gjithëve🇦🇱🙏🫶

Revolucioni im i vogël!Nga A***n GaldiniÇdo shoqëri ka një karrige të padukshme ku e fton njeriun të ulet përpara se ta ...
09/06/2026

Revolucioni im i vogël!

Nga A***n Galdini

Çdo shoqëri ka një karrige të padukshme ku e fton njeriun të ulet përpara se ta quajë të suksesshëm.

Ajo nuk duket si prangë.

Duket si mundësi.

Nuk vjen gjithmonë me fytyrën e pushtetit.

Nuk vjen gjithmonë me zërin e parasë.

Nuk vjen gjithmonë me arrogancën e atij që urdhëron.

Shpesh vjen si mirësjellje, si ftesë, si këshillë miqësore, si hyrje më e lehtë, si një vend më pranë tryezës, si një heshtje që nuk ta kërkojnë me forcë, por ta shpërblejnë sapo e pranon.

Kjo është forma më e hollë e blerjes.

Njeriu nuk thyhet gjithmonë kur e kërcënojnë.

Shpesh thyhet kur e nderojnë me një vend që nuk mund ta mbajë pa lënë jashtë një pjesë të vetes.

Revolucioni im i vogël ka nisur aty.

Te ajo karrige.

Te pragu ku jeta bëhej më e lehtë po të hyja pak më i heshtur.

Te tryeza ku mund të ulesha, me kusht që të mos e sillja të plotë emrin tim.

Te ajo derë që nuk më mbyllej me dhunë, por hapej vetëm nëse pranoja të hyja më i vogël se vetja.

Nuk u ula.

Kjo është e gjitha.

Të tjerat janë pasojë.

Kam humbur vende.

Kam humbur rrugë më të lehta.

Kam humbur mbrojtje.

Kam humbur emër në vende ku emri rritet vetëm kur e dorëzon.

Kam humbur mundësi që dukeshin normale për njerëzit që e quajnë jetë atë marrëveshje të heshtur ku njeriu merr pak siguri dhe jep pak nga shtylla kurrizore.

Le të quhet dështim.

Nuk më prek.

Dështimi që të lë në këmbë është më i pastër se suksesi që të ul para se të të ngrejë në fotografi.

Vetmia që vjen nga refuzimi për t’u sh*tur është më e banueshme se turma ku njeriu duartrokitet pasi ka humbur emrin.

Askushi që nuk ka pronar është më i lirë se emri i madh që nuk di më kujt i përket.

Në këtë vend, dhe jo vetëm në këtë vend, shumë njerëz janë quajtur të mençur sepse pranuan në kohë.

Shumë janë quajtur realistë sepse e quajtën përkuljen maturi.

Shumë janë quajtur të suksesshëm sepse mësuan të heshtin pikërisht atëherë kur fjala u bë e kushtueshme.

Shumë hynë në tryezë me emër dhe dolën me çmim.

Unë nuk e kam pasur këtë talent.

Ndoshta kjo më ka varfëruar në sytë e botës.

Ndoshta më ka lënë jashtë shumë dyerve.

Ndoshta më ka bërë të padobishëm për ata që matin njeriun me vendin ku ulet, me njerëzit që njeh, me telefonatat që merr, me tryezat ku pranohet, me fotografinë ku hyn, me suksesin që mund ta shpjegojë shpejt.

Por më ka lënë një gjë që asnjë oborr nuk mund ta j*pë, të drejtën për të mos u zgjuar në mëngjes si njeri i huaj në trupin tim.

Kjo është pasuria ime.

Nuk hap dyer.

Nuk prodhon karrierë.

Por mban njeriun të plotë në vendin ku të tjerët fillojnë të ndahen nga vetja.

Ky është revolucioni im i vogël.

I vogël nuk do të thotë i dobët.

I vogël do të thotë i papërdorshëm.

Nuk kërkon të sundojë askënd.

Nuk kërkon të trashëgojë zemërimin e askujt.

Nuk kërkon të ngjitet mbi plagën e tjetrit.

Nuk kërkon të bëhet i madh duke u bërë pronë.

Është i vogël sepse ka vetëm një pasuri, vendin ku njeriu nuk sh*tet.

Dhe ai vend, kur ruhet, është më i madh se shumë fitore.

Një shoqëri mund të dalë në bulevard dhe prapë të mos jetë e lirë, nëse njeriu që del prej saj mbetet i blershëm.

Një popull mund të rrëzojë një pushtet dhe prapë të mbetet në treg, nëse nuk di të dallojë mes fitores dhe ndërrimit të pronarit.

Një turmë mund të brohorasë me të drejtë dhe prapë të humbasë, nëse pas brohorimës ia lë emrin dorës që di të presë.

Prandaj nuk më tremb vetëm padrejtësia e hapur.

Më tremb suksesi që vjen si shpërblim për heshtjen.

Më tremb fitorja që kërkon njeriun më pak të plotë.

Më tremb tryeza që të fton të ulesh pasi ke lënë jashtë atë që të bënte të denjë.

Më tremb fjala “e re” kur del nga goja e atyre që e kanë mbajtur të vjetrën gjallë.

Më tremb sheshi kur bëhet numër në dorën e dikujt tjetër.

Më tremb revolucioni kur harron se njeriu mund të sh*tet edhe pas rënies së pushtetit.

Sepse fitorja pa karakter është vetëm ndërrim pronari.

Republika nuk fillon te brohorima.

Republika fillon aty ku njeriu nuk pranon pronar.

Fillon te ai që nuk shet emrin për një karrige më pranë tryezës.

Fillon te ai që refuzon të bëhet i përdorshëm edhe kur përdorshmëria i sh*tet si zgjuarsi.

Fillon te ai që nuk pranon të quhet i suksesshëm me kushtin që të mos jetë më i plotë.

Një njeri që nuk sh*tet është republikë e vogël në këmbë.

Kjo është arsyeja pse revolucioni im i vogël nuk është privat.

Ai nuk ka bulevard, por ka ligj.

Nuk ka turmë, por ka provë.

Nuk ka mikrofon, por ka një karrige ku nuk u ula.

Nuk ka fitore, por ka një kokë që nuk është ulur përpara atij që kërkonte të më blinte.

Kjo është politika ime më e vjetër.

Para partisë.

Para studios.

Para shesh*t.

Para ftesës.

Para baltës.

Para duartrokitjes që nuk erdhi.

Unë nuk jam bërë pronë.

Kaq.

Çdo revolucion të madh e shoh me të njëjtën pyetje të vjetër, a e nxjerr njeriun nga sh*tja, apo vetëm i ndërron tavolinën?

Qytetari që del pa pazar nuk është problemi im.

Problemi im është dora që del pas tij për t’ia marrë emrin.

Nëse një shesh nuk pyet vetveten, në fund përgjigjet për të i j*pin të tjerët.

Dhe atëherë nuk është më populli që vendos.

Është populli që përdoret, pasi është duartrokitur si sovran.

Nëse fiton qytetari pa humbur emrin, është fitore.

Nëse fiton sheshi dhe qytetari bëhet material, është vetëm një karrige tjetër në bulevard.

Nuk kërkoj vend në fitoren e askujt.

Nuk kam ardhur për flamur pas betejës.

Nuk e ndërroj vetminë time për një karrige te tryeza e fituesve, nëse tryeza kërkon prej meje të bëhem i përdorshëm.

Nuk e krahasoj revolucionin tim me tuajin.

Nuk e vendos mbi tuajin.

Vetëm nuk e dorëzoj.

Revolucioni im i vogël nuk ka lindur nga turma.

Ka lindur nga karrigia ku nuk u ula.

Mund ta vrisja vetëm unë, po ta shisja.

Dhe këtë nuk e bëj.

Unë do të ruaj vendin ku nuk sh*tem.

Në atë vend nuk ka karrige.
Nuk ka tryezë.
Nuk ka duartrokitje.

Vetëm një njeri në këmbë.

Një popull që harron këtë mund ta mbushë sheshin sa herë të dojë.

Në fund do t’ia shesin vendin duke e lënë në këmbë për të duartrokitur.

A***n Galdini

Pak fjalë për Revolucionin tim të vogël!Nga A***n GaldiniRevolucioni im është i vogël.Nuk ka bulevard.Nuk ka mikrofon.Nu...
09/06/2026

Pak fjalë për Revolucionin tim të vogël!

Nga A***n Galdini

Revolucioni im është i vogël.

Nuk ka bulevard.

Nuk ka mikrofon.

Nuk ka kamera që e ndjekin.

Nuk ka dron mbi kokë.

Nuk ka turma që e mbajnë në duar.

Nuk ka parulla që ia shtojnë madhësinë.

Ka vetëm një njeri që, ditë pas dite, për tridhjetë e gjashtë vjet, nuk ka pranuar ta këmbejë dinjitetin me vend, bukë, post, ekran, lavdi, leje, sukses, arritje, ngjitje, status social, financa, mbrojtje apo hyrje në oborr.

Ky është revolucioni im i vogël.

Nuk e vendos përballë revolucionit tuaj të madh.

Nuk e mat vetminë time me turmën tuaj.

Nuk kërkoj vend në rrëfimin tuaj.

E them sepse revolucioni nuk nis vetëm kur njeriu del në shesh.

Ndonjëherë nis kur njeriu mbetet vetëm dhe prapë nuk e shet emrin e vet.

Ky revolucion nuk është pamje.

Është karakter.

Nuk është numër.

Është refuzim.

Nuk është një natë e ndezur.

Është një jetë që nuk pranon të hyjë në pazar.

Ka njerëz që presin turmën për të marrë guxim.

Unë kam mësuar të mos e pres turmën për të qëndruar në këmbë e drejt, e për të mos u sh*tur.

Kjo më ka kushtuar.

Le të thuhet.

Më ka kushtuar punë, mundësi, ekran, miqësi, vend, mbrojtje, emër, qetësi, rrugë më të lehta.

Ka pasur tryeza ku një karrige do të më mjaftonte për të hyrë në lojë.

Nuk u ula.

Sepse disa karrige nuk të j*pin vend.

Të marrin shtyllën kurrizore.

Ka vende që të j*pin strehë.

Ka vende që të marrin emrin.

Unë kam refuzuar vendet ku njeriu ulet dhe del më i ulët.

Le të jem i dështuar.

Por nuk jam i blerë.

Le të jem askush.

Por nuk jam i përdorur.

Le të jem i vetmuar.

Por nuk jam pronë.

Ka vetmi që nuk vjen nga mungesa e njerëzve përreth.

Vjen nga refuzimi për të hyrë në pazarin ku secili e di çmimin e vet dhe pret vetëm blerësin e duhur.

Unë nuk kam qenë i asnjë oborri.

As i pushtetit.

As i opozitës.

As i parasë së pistë.

As i fondacionit që blen ndërgjegje.

As i të huajit që kërkon shqiptar të përdorshëm.

As i bandës, i partisë, i medias, i tavolinës ku njeriu hyn me emër dhe del me çmim.

Kush ka dashur të më gjejë te pushteti, te opozita, te paraja, te i forti, te i huaji, te rrjeti, te klientela, te frika, te moda, te duartrokitja apo te pazari, ka kërkuar njeriun e gabuar.

Unë kam qenë vetëm te fjala ime.

Kjo është arsyeja pse revolucioni im është i vogël.

I vogël nuk do të thotë i dobët.

I vogël do të thotë i papërdorshëm.

Nuk kërkon ta sundojë turmën.

Nuk kërkon të hipë mbi kalë kur kali duket fitues.

Nuk kërkon emër mbi një plagë që nuk e ka mbajtur.

Është i vogël sepse nuk ka pronë tjetër përveç dinjitetit.

Dhe është i pathyeshëm për aq kohë sa nuk e dorëzon atë.

Revolucioni i madh mund të mbushë sheshin.

Revolucioni i vogël mban njeriun në këmbë kur sheshi është bosh.

Revolucioni i madh mund të rrëzojë një qeveri.

Revolucioni i vogël vendos nëse qeveria tjetër do të gjejë përsëri njerëz të blershëm.

Revolucioni i madh mund ta tronditë pushtetin.

Revolucioni i vogël trondit tregun ku njeriu sh*tet.

Prandaj nuk e përbuz revolucionin tuaj të madh, nëse është i qytetarit.

Qytetarin që del pa pazar, e nderoj.

Banorin që kërkon pronën, dokumentin, tokën, mjedisin, drejtësinë, e respektoj.

Por konglomeratit që lufton në prapaskenë për zotërimin e protestës nuk i j*p as dorën, as emrin, as hijen time.

Nuk kërkoj mandat prej tij.

Nuk flas në emër të tij.

Nuk kam ardhur të marr flamur, vend apo trashëgimi mbi një valë që nuk më ka lindur mua.

Qytetari që del nuk është problemi im.

Problemi im është dora që del pas tij për t’ia marrë emrin.

Problemi im është çasti kur sheshi fillon të ketë pronarë që nuk i ka votuar.

Ky është dallimi.

Unë nuk kam frikë nga humbja ime.

Kam frikë nga fitoret që e bëjnë njeriun më të lirë në bulevard dhe më të sh*tur në tryezë.

Kam frikë nga revolucioni që rrëzon një emër dhe i dorëzohet një pronari të ri.

Kam frikë nga turma që del si popull dhe kthehet si material për mikrofonin e dikujt tjetër.

Kam frikë nga fjala “e re” kur del nga goja e atyre që e kanë mbajtur të vjetrën gjallë.

Kam frikë nga fitorja pa karakter.

Sepse fitorja pa karakter është vetëm ndërrim pronari.

Republika nuk fillon te brohorima.

Republika fillon aty ku njeriu nuk pranon pronar.

Fillon te qytetari që nuk shet votën, nuk shet fjalën, nuk shet heshtjen, nuk shet fëmijën, nuk shet librin, nuk shet miqtë, nuk shet besimin, nuk shet atdheun, nuk shet Zotin, nuk shet emrin e vet për një karrige më pranë tryezës.

Një njeri që nuk sh*tet është republikë e vogël në këmbë.

Kjo është arsyeja pse revolucioni im i vogël nuk është privat.

Ai nuk ka bulevard, por ka ligj.

Nuk ka turmë, por ka provë.

Nuk ka mikrofon, por ka fjalën që nuk e kam sh*tur.

Nuk ka fitore, por ka një kokë që nuk është ulur përpara atij që kërkonte të më blinte.

Kjo është politika ime më e vjetër.

Para partisë.

Para studios.

Para shesh*t.

Para ftesës.

Para baltës.

Para duartrokitjes që nuk erdhi.

Unë nuk jam bërë pronë.

Kaq.

Prandaj nuk mund ta shoh asnjë protestë, asnjë revolucion, asnjë shesh, asnjë valë, asnjë “Shqipëri të Re”, asnjë front, asnjë parti të re, asnjë qeveri teknike, asnjë mikrofon të madh, pa pyetur, kush e ka qytetarin në dorë? Kush po ia fallcifikon qytetarit pronësinë në Kadastrën e Hileve të Pushteteve të Prapaskenës?

Kush e pyeti?

Kush e mori mandatin?

Kush po flet në emër të tij?

Kush po e kthen në dekor?

Kush po e përdor si numër?

Kush po i merr zërin pasi ai doli për të folur?

Nuk flas në emër të popullit.

Pikërisht prandaj nuk pranoj që dikush tjetër ta bëjë pa e pyetur.

Ky është revolucioni im i vogël kur përballet me revolucionin tuaj të madh.

Nuk kërkon t’ju udhëheqë.

Nuk kërkon t’ju ndalë.

Nuk kërkon t’ju marrë emrin.

Kërkon vetëm një gjë, që askush të mos ju marrë juve pa ju pyetur.

Sepse një shesh që nuk pyet vetveten, në fund përgjigjet e tij ia pronësojnë të tjerët.

Dhe atëherë nuk është më populli që vendos.

Është populli që përdoret, pasi është duartrokitur si sovran.

Ndoshta revolucioni juaj i madh do të fitojë.

Uroj të fitojë qytetari.

Uroj të fitojë dosja.

Uroj të fitojë prona, mjedisi, drejtësia, Republika, e vërteta.

Por nuk kërkoj pjesë në fitoren tuaj.

Nuk kam ardhur për të marrë flamur pas betejës.

Nuk do ta ndërroj vendin tim për një vend në fotografi.

Nuk do ta ndërroj vetminë time për një karrige te tryeza e fituesve, nëse tryeza kërkon prej meje të bëhem i përdorshëm.

Te ai vend ku njeriu vendos nëse do të sh*tet apo jo.

Te ajo vijë ku fitoret nuk vlejnë nëse e lënë njeriun pa fytyrë.

Te ajo derë ku hyhet vetëm me dinjitet dhe dilet vetëm me emër të paprekur.

Nuk e krahasoj revolucionin tim me tuajin.

Nuk e vendos mbi tuajin.

Vetëm nuk e dorëzoj.

Revolucioni im i vogël nuk ka lindur nga turma.

Ka lindur nga refuzimi im për t’u bërë pronë.

Prandaj nuk mund ta vrasë as turma, as pushteti, as tallja, as harresa, as fitorja e dikujt tjetër.

Mund ta vrisja vetëm unë, po ta shisja.

Dhe këtë nuk e bëj.

Le të fitojë revolucioni i madh, nëse është i qytetarit.

Unë do të ruaj vendin ku nuk sh*tem.

Sepse kush e humb atë vend, një ditë duartroket edhe kur ia shesin vendin ku jeton.

A***n Galdini

Një protestë që rritet pa formë nuk shkon drejt sovranitetit, shkon drejt ankandit të pronësisë. Në fillim e mban plaga....
09/06/2026

Një protestë që rritet pa formë nuk shkon drejt sovranitetit, shkon drejt ankandit të pronësisë.
Në fillim e mban plaga.
Pastaj e mban turma.
Pastaj e mban zhurma.
Pastaj e marrin ata që kanë mikrofon, media, parti, para, rrjet dhe durim.

Prandaj, nëse nuk lind Agora a Logu a Kuvendimi, rritja nuk është shpëtim, është vetëm shtyrje e çastit kur dikush tjetër do të thotë: “tani flas unë në emër të popullit.”

Address

Akademia Galdini, Pallati I Turkeshëve, Në Kryqëzimin Mes Rruga Qemal Stafa Me Rruga Derhemi, Tiranë/

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Me Arian Galdinin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Me Arian Galdinin:

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share