Forumi Islam

Forumi Islam Postimet tona mund ti shperndani ose kopjoni sipas deshires. Deshira jone eshte qe te behet sa me shume davet. Jua kemi bere hallall.

Me respekt Ermali - adm i vetem i faqes.

Arabët i bëjnë filxhanat e kafesë pa bisht dhe kjo është diçka e qëllimtë. Duke e kapur filxhanin direkt me gishta, mate...
06/09/2026

Arabët i bëjnë filxhanat e kafesë pa bisht dhe kjo është diçka e qëllimtë. Duke e kapur filxhanin direkt me gishta, matet dhe nxehtësia e kafesë brenda. Për këtë arabët thonë:"Atë që s'ta duron dora, mos e ço tek goja."

Thuhet se nje shoshe ironizoi gjilperen per faktin se kishte nje vrime. Shpesh here behemi si shosha edhe ne njerezit.
06/09/2026

Thuhet se nje shoshe ironizoi gjilperen per faktin se kishte nje vrime. Shpesh here behemi si shosha edhe ne njerezit.

"Nëse të zotët nuk e mbrojnë, qumështin e saj gomarët ia konsumojnë"  Arabe Kjo vlen edhe për atdheun: Nëse nuk e mbrojn...
06/09/2026

"Nëse të zotët nuk e mbrojnë, qumështin e saj gomarët ia konsumojnë" Arabe

Kjo vlen edhe për atdheun: Nëse nuk e mbrojnë bijtë dhe njerëzit e ndershëm, të poshtrit do ta shfrytëzojnë dhe do ta gllabërojnë.

Allahume amin.Xhuma te begat edhe te pranuar.
04/09/2026

Allahume amin.

Xhuma te begat edhe te pranuar.

21/08/2026
“Dhe çdo e keqe që të godet, është nga vetvetja jote.” (Nisa, 79)Në Oqeanin Paqësor ekziston një grumbullim gjigant plas...
16/08/2026

“Dhe çdo e keqe që të godet, është nga vetvetja jote.” (Nisa, 79)

Në Oqeanin Paqësor ekziston një grumbullim gjigant plastikash. Dhe njerëzit po përpiqen ta pastrojnë.

Në mes të Oqeanit Paqësor ndodhet një zonë e jashtëzakonshme, ku mbetjet plastike të transportuara nga rrymat oqeanike janë përqendruar:

Grumbulli i Madh i Mbetjeve të Paqësorit — Great Pacific Garbage Patch.

Por mos e imagjinoni, nisur nga emri, si një “ishull mbeturinash” të ngurtë që shtrihet për kilometra të tëra.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një zonë të gjerë në Paqësorin e Veriut, ku rrymat oqeanike rrethore përqendrojnë mbetjet plastike, veçanërisht copëzat e vogla të plastikës.

Sipas vlerësimeve, kjo zonë ka një sipërfaqe prej rreth 1.6 milionë km² dhe përmban dhjetëra mijëra tonë plastikë.

Rrjeta peshkimi, bova, copa plastike dhe mbetje që me kalimin e kohës shpërbëhen në pjesë gjithnjë e më të vogla…

Një pjesë e tyre mund të shkaktojë plagosjen e gjallesave detare ose të gëlltitet prej tyre, pasi ato i ngatërrojnë plastikën me ushqim.

Por tani, përballë këtij problemi gjigant mjedisor, po zhvillohet një projekt inxhinierik i pazakontë.

Organizata holandeze The Ocean Cleanup po zhvillon sisteme të gjata pengesash lundruese për mbledhjen e plastikës në oqean.

Sistemi nuk përpiqet ta “fshijë” të gjithë oqeanin me një rrjetë gjigante.

Në vend të kësaj, ai përqendron mbetjet lundruese në zona ku plastika është më e dendur, duke i mbledhur ato në një hapësirë të caktuar. Më pas, plastika e mbledhur transferohet në anije dhe transportohet në tokë.

Por këtu qëndron një e vërtetë thelbësore:

Pastrimi i oqeanit, i vetëm, nuk mjafton.

Sepse për sa kohë që plastika e re vazhdon të përfundojë në dete dhe lumenj, problemi do të vazhdojë të rritet përsëri.

Zgjidhja afatgjatë qëndron në reduktimin e përdorimit të panevojshëm të plastikës, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, parandalimin e plastikës që nga lumenjtë të arrijë në det dhe përhapjen e sistemeve të ripërdorimit aty ku është e mundur.

Projektet e mëdha të pastrimit na tregojnë diçka të rëndësishme:

Problemet mjedisore që ka krijuar njerëzimi mund t’i trajtojmë përmes inxhinierisë.

Por pastrimi më i efektshëm është ai që e ndalojmë plastikën përpara se të arrijë në oqean.

Hasan Basriu (r.h) tregon: “Një ditë Muavija (r.a) po fliste me njerëzit e tij dhe të gjithë thanë nga diçka. Vetëm Ahne...
15/08/2026

Hasan Basriu (r.h) tregon:
“Një ditë Muavija (r.a) po fliste me njerëzit e tij dhe të gjithë thanë nga diçka. Vetëm Ahnef b. Kajs (r.h) dëgjonte në heshtje.
Muavija e pyeti:
- O Ebu Bahr, pse ti nuk flet?;
e Ahnef u përgjigj:
- Preferoj heshtjen, sepse, nëse gënjej, i frikësohem Allahut, e nëse them të vërtetën, kam frikë prej teje".

Xhuma te begate edhe te pranuar in shaa Allah.
14/08/2026

Xhuma te begate edhe te pranuar in shaa Allah.

Një ditë një mbret zullumqar, i mblodhi disa dijetarë dhe i pyeti: A jam unë mbret i drejtë apo zullumqar?Aman, o mbret,...
05/08/2026

Një ditë një mbret zullumqar, i mblodhi disa dijetarë dhe i pyeti: A jam unë mbret i drejtë apo zullumqar?
Aman, o mbret, gjithsesi ti je i drejtë. Pasi i dëgjoi këto fjalë, mbreti urdhëroi t'ju pritet koka menjëherë.
Ditën tjetër thirri një grup tjetër dijetarësh dhe u beri të njëjtën pyetje: A jam i drejtë apo zullumqar?
O mbret, ti je zullumqar - i thanë ata. Edhe këtyre mbreti urdhëroi t'ju pritet koka. Urdhëroi përsëri të sjellin dijetarë të tjerë për t'ju parashtruar të njëjtën pyetje.
Gjate rrugës për të mbreti, dijetarëve u doli përpara një njeri i thjeshtë, duke insistuar që ta marrin me veti dhe ta lejojnë që vetëm ai t'i përgjigjet mbretit. Posa arritën para mbretit, ai i pyeti: Disa njerëz më thanë se jam i drejtë e disa të tjerë se jam zullumqar, çfarë thoni ju?
Kësaj radhe pyetjes së mbretit iu përgjigj njeriu i thjeshtë: O mbret, ti nuk je as i drejtë, as zullumqar. Ti je dënimi i Allahut për gjendjen tonë të vështirë.
Mbretit i pëlqyen këto fjalë të njeriut të thjeshtë dhe urdhëroi që ta shpërblejnë.
Më pastaj mbreti filloi të mendojë: Pra, unë jam vendosur nga Allahu si shkas i gjendjes së popullit. Kur populli është i drejtë edhe unë bëhem i drejtë, ndërsa kur populli është zullumqar edhe unë jam i tillë.

Thuhet se Muhammedi, a.s., ka thënë: "Si është gjendja juaj, ashtu do të jenë udhëheqësit tuaj".

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi Islam posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category