Votues GRI

Votues GRI Votues gri synon te sensibilizoje votuesit Shqiptare per te vendosur indikatore te tjere per vlerësimin e politikanëve që na qeverisin.

Militantizmi i verber na ben po aq fajtore sa politikanet e koruptuar. Te largojme biznesmenet (hajdutet) nga politika.. Te lirojme sistemin dhe te bejme Shqiperine

22/07/2026

Partia shtet dhe "penicilina" e tranzicionit.

Për 45 vjet në Shqipëri sundoi diktatura e proletariatit ku partia kishte rolin udhëheqës në gjithë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv.
Zyrat i kishin të ndara në fakt dhe për hir të së vërtetës partia më së shumti një rol këshëllimor kishte.Ishin komitetet ekzekutive ato që kishin vulat dhe i jepnin formë shtetit.
Ndoshta jam i gabuar por atëherë kishte më shumë meritokraci se sot.Binte era shtet në fakt edhe pse munginte liria politike.

Pas rënies së sistemit komunist u zhvillua një fushatë represive kundër komunizmit.Shumë mirë do thotë shumëkush dhe as unë sjam kundër. ...po kush u "godit" nga kjo fushatë?

Kryesisht u goditën simbolet.Duke filluar me monomentet e Enverit,Stalinit e me radhë.U hoq ylli nga flamuri madje edhe parullat Popull-Parti-Enver apo Lavdi Marksizëm Leninizmit u fshinë me një të rënë të lapsit.
Muzeut të Enverit ju ndërua emri dhe u shëndrua në mejhane.(Edhe unë në fakt kam pirë kafe nja dy herë tek'Mumja")
U hoq hylli nga fasada e muzeut kombëtar dhe çdo simbol tjetër që të kujton komunizmin.U fillua dhe luftë kundër komunistëve në fakt dirigjuar nga komunistë antikomunistë.

Vetëm njê gjë ngeli pa u prekur nga sistemi komunist.
MENTALITETI KOMUNIST I PARTISË SHTET

Jo vetëm që nuk u shkul mentaliteti"partia mbi të gjitha" por partia pas viteve 90-të mori edhe vulën e ekzekutivit.Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtyre 30 viteve që ka prodhuar një shtet shkaravinë dhe politikanë hajdutë.

Ne nuk kemi shtet.
Në shqipëri me nje numër kaq të vogël banorësh nuk gjej arsye që të meren me politikë 1/5 e popullsisë.Me politikë aktive flas se simpatizantë janë të gjithë Shqiptarët.

Mendoni për njê çast sikur të gjithë nênëpunësit e njësive të shërbimeve direkte(arsim ,shëndetësi etj) të zgjidheshin permes konkurimit publik.Sa prej tyre do tundnin flamurët e partive???...sigurisht askush.
Punonjësit vendorë,nënepunësit civilë përfshi edhe drejtorë drejtorish të përgjithshme e sekretarë të përgjithshëm duhet të zgjidhen përmes konkurimit publik.Sa individë të këtyre kadegorive do shihje nëpër zyra partish nëse do zhvilloheshin konkurimet sipas ligjit??

Nëse do kishim shtet partia do kishte një peshë fare të vogël dhe vetëm pansionantët do involvoheshin në politikë.Edhe hajdutët do thotë dikush....jojo...jo asnjë hajdut nuk do afrohej nëse do kishim gjykatat që duhen.

Do më pëlqente që simbolet e komunizmit tê ishin ende.Monomentet,parullat,bunkerët e çdo gje tjetër qe lidhet me komunizmin .Në fund të fundit do i jepej një dorë e mirë turizmit.Vetëm mentaliteti i partisë nuk duhet ruajtur.Ky mentalitet duhet çrënjosur një herë e përgjithmonë.

Trekëndëshi i bermudës duket i investuar fuqishëm në ruajtjen e pozitave të partisë shtet.
Nuk e kam besuar asnjëherë që Berisha ka qënë agjent i UDB-së me pseudonimin "penicilina" por mund ta them me siguri se ai është panicilina që i zgjat jetën partisë shtet.
Është berisha që mban ende më këmbë kufomën politike me emrin Edi Rama.

22/07/2026

Mbreti Lakuriq

Unë jam misionar tha Edi Rama kur i hyri rrugës së politikës.E pse ta paragjykojmë??..besoj e kishte sinqerisht kur tha "unë jam misionar" vetëm se ka një problem.......a është i aftë dhe në gjendje të na tregojëse cili është misioni i tij?....nëmos ai dikush afër tij.
Sot mbreti është tërësisht lakuriq dhe unë nuk e shoh misionar.

Edi Rama u përpoq të krijonte frymë kur erdhi në krye të PS-së por sja doli.Shumica në kupolën rozë ishin për vazhdimësinë e avazit dhe misionari e gjeti për më kollaj të ulej këmbëkryq me politikën e vjtër të cilën e kishte goditur përmes MJAFT-it.
Me sa duket hoqi dorë nga idealizmi dhe krijoi një koalicion të madh që Berisha e quajti koalicioni i qelbësirave.
Sikur të mos mjaftonte lista me dhjetra parti në koalicion Rama u afrua dhe me njerës të "shkathët" e influentë që padyshim e kishin xhepin plot.Dalngadalë u bë palë edhe me oligarkinë dhe me sa duket pushteti i tij u çimentos.
Socialistët ishin partia më e madhe dhe me pak shpenzime nëse do se lëshon asnjëherë pushtetin.

Qëllimi e justifikon mjetin do më thotë dikush.Rama u lidh me oligarkët për të garantuar fitoren pasi ndryshe nuk vinte dot në pushtet....dakort dakort deri këtu.
Rama vendosi kandidatë të shkathët e me lek edhe në krye të bashkive .E di çdo më thuash....nuk i merte dot bashkitë nën administrim pa këtë kadegori.
Dakort dakort...qellimi e justifikon mjetin dhe Bashkitë janë goxha të kuruara nga makiazhi i bërë nga qeveritë lokale të rilindjes...

Cdua të them?

Ka ndryshuar dicka në formë po ky nuk është mision e madje as hyrja në BE nuk është mision.
Misioni është një qëllim më i madh.
Fjala vjen ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe konsolidimi përfundimisht i demokracisë.
Nuk i shoh këto aritje dhe edhe nëse ka sinjale janë meritë e partnerëve dhe vetëm e tyre.

Sot Edi Rama ka luksin tē marë edhe 100 deputetë pa shpenzuar asnjë kacidhe.Është në pushtet dhe ka përballē një opozitë të fragmentuar që mund të katandiset edhe më keq nēse shpresohet ende tek Berisha.

Nëse Edi Rama do të ishte misionar ai do listonte në zgjedhjet e radhës ajkën e intelektualëve Shqiptarë.Nuk e ka bërë dhe ska gjasa ta bëjë.
Sot Edi Rama nuk është nën presionin e fitimit të zgjedhjeve.Zgjedhjet janë të garantuara ....atëhere pse jo???

Edi Rama nuk është idealist.Përkundrazi pragmatizmi i tij shpërfaqet haptazi por ai duhet të gjejë pak kurajo e tju thotē Shqiptarëve "Unë nuk jam misionar.Unë jam po aq llum sa Berisha e Meta"

Edhe pse SPAK po ja zbraz parlamentin ai rishtaz do kandidojë individë me moral të dyshimtë.
Mbreti sot është më lakuriq se foto n**o e plazhit.
Mbreti nuk është misionar po një gjeneral i kapur rob nga krimi.
Mbreti sot është fytyra e krimit....lakuriq.

22/07/2026
Përse na duhet patriotizmi?Personat në foto nuk janë Shtetas Shqiptarë.Jane shtetas Turq me banim në Londër.Kombësia e t...
29/11/2025

Përse na duhet patriotizmi?

Personat në foto nuk janë Shtetas Shqiptarë.Jane shtetas Turq me banim në Londër.Kombësia e tyre është Shqiptare .Kanë fluturuar nga londra për në Tiranë .Sigurisht për qëllime kreacioni por jo vetëm besoj.Kanë ardhur të vizitojnë vendin nga kanë rrënjet.Kanë ardhur të shohin vendin e para ardhesve të tyre.Duken të lumtur dhe nuk besoj se është vetem magjia që të fal qendra e Tiranës.

Jetojmë në epokën e globalizmit.Kufijtë duket se janë vetëm imagjinarë.Flukset e banorëve lëvizin në të kater anët e botës dhe ndoshta kjo do ta ndryshojë disi strukturën nacionale.Ndoshta do ta zbehe fare ose ndoshta neser fjala shtet e komb do të njësohen.Më të kërcenuara do të jenë kombet e vogla si i yni.Një kinez do të vazhdojë të quhet kinez,Një gjerman apo francez kursesi nuk do donin ta humbnin identitetin...po ne?
Me shumë gjasa keqeverisja na e ka zbehur dashurine per truallin.Më shumë e duan Shqipërinë ata që kanë ikur qindra vjet më parë sesa ne.

Askund më shumë se ky vend nuk ka pasur hemoragji njerëzore.Nuk besoj se ka komb tjetër që jashtë vendit ka 5 fishin e popullsisë zyrtare.Trendi duket ogurzi.Vdo vit largohen nga ky vend 40-50 mijë banorë.Mdoshta një ditë asnjë Shqiptar nuk do të jetojë këtu.

Po ndersa shumica e Shqiptarëve duan të ikin të tjerë duan të marin nënështetësinë dhe Shteti Shqiptar nuk ua jep edhe pse vertetojne me dokumenta kombësinë s
Shqiptare.Ndoshta qeveria ka përcaktuar kuota pranimi dhe prioritet janë trafikantët,Teroristët,Afganë e Sirianë e ku ta di unë se c
çfarë.Ndoshta është koha tju lutemi të marin shtetësinë Shqiptare.

Nuk jemi më të këqinj se bota.Nuk di pse sduan që të bëhet ky vend.Payriotizmi ynë është i bukur dhe si bën dem askujt.Ja të rinjtë në foto janë kthyer për të parë rrënjët.Kombësia është identitet.Aty është edhe nje copëzë e mirë e personalitetit.Kemi plot gjera me të cilat mund të krenohemi përveç qeverive sigurisht.

Po a nuk jemi ne që terheqim për xheke nje shok për ta qerasur?A nuk jemi ne që vargosemi per në mort kur një i njohur ndahet nga jeta.A nuk jemi ne që pastrojmë shtëpinë para se të vijë pastruesja.A nuk jemi ne që coptohemi se kush to paguajë tavolinën.A nuk jemi ne që kemi shtrenguar ripin dikur dhe mikut ja kemi mbushur tavolinën .Ne jemi që ta zgjasim cigaren edhe pa të njohur nese je pranë.Ne jemi që i japim ndihmën kujdo që shohim se ka nevojë.Jemi të mirë më besoni.Vlerat nuk maten me para.

Jemi nje komb dhe edhe nese nuk jemi nje racë jemi një bashkësi vlerash të trashëguara historikisht.Kemi një gjuhë melodioze apo jo.Kemi një flamur të dizenjuar bukur dhe një himn që të mbush.Ti ruajmë se na duhen.Të parët kanë derdhur gjak per to.
Kombësia është vetëdije .Mund të jetosh edhe pa ndjesi nacionale por besoj që ndihesh i pa plotë.Njeriu duhet të dijë nga vjen për të parë destinacionin ku do shkojë.Ja simbolikisht edhe këta të rinj më shumë se në kërkim të nje destinacioni turistik janë në kërkim të kombit të munguar.

Shënim :Nuk e kuptoj se përse Shteti Shqiptar nuk ju jep nënështetësinë qytetarëve me kombesi Shqiptare.Në fund tè fundit shteti vetëm të mira do të kishte prej tyre.Ndoshta më vonë ata do mësonin të viheshin në resht si ne e të duartrokisnin qeveritarët tanë hora.
Se di pse jo....ndoshta qytetaret e botës së tretë që po ju japim.nenshtetësinë janë më të pershtatshëm për qeveritë tona.

Address

Tirana
Tirana

Telephone

+355692235896

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Votues GRI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share