Grigels Muçollari

Grigels Muçollari Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Grigels Muçollari, Tirana.

Si ra për 7 ditë shtylla kryesore e pushtetit të Edi RamësEnergjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat më të...
06/06/2026

Si ra për 7 ditë shtylla kryesore e pushtetit të Edi Ramës

Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat më të mëdha të botës, me kulm në Tiranë, ka sjellë deri më tani disa rezultate të matshme.

Më i prekshmi nga to është se propaganda 13-vjeçare e Edi Ramës, aty ku ai ka mbështetur qëndrimin e gjatë në pushtet dhe sundimin, ka rënë.

Në ditën e 7-të të protestave, është evidente se kemi një rend të ri komunikimi, që nuk e dikton më autokrati.

Masivisht tani pranohet korrupsioni i Kryeministrit, arroganca e tij dhe e njerëzve që e shoqërojnë. Nuk bëjnë më efekt as lajmet, as emisionet, as panelet.

Ka rënë po ashtu shtylla e dytë e propagandës, që ishte goditja, damkosja, shkurajimi dhe frikësimi i atyre që ishin kritikë e denoncues të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Nuk do t’ia dijë më njeri për mediat, televizionet, portalet dhe komentatorët që vërsulte kupola ndaj atyre që bezdisnin shefin e madh, apo që përmendnin aferat.

Tani flet sheshi.

Nuk e di sa do të realizohen kërkesat e afishuara. Sa kohë do të kërkojë përmbushja e tyre. Por jemi dëshmitarë të zhbërjes së armës kryesore me të cilën ka operuar Rama në këto mandate: propagandës.

Dhe kjo nuk është pak.

Pa këtë mekanizëm të përbindshëm, Edi Rama është i mbaruar.

Ai nuk do të mund ta mbajë pushtetin e delegjitimuar dhe të rrënuar moralisht me polici, gardë e ushtri. Janë e vetmja mbrojtje që i ka ngelur.

Po ka edhe 83 kartonat e Kuvendit, por që para qytetarëve të ngritur në këmbë, janë hiçgjë.

Kush po e vë në rrezik investimin e Zvërnecit?Edi Rama. Po, Edi Rama po e vë në rrezik me sjelljen e tij që prej ditës s...
05/06/2026

Kush po e vë në rrezik investimin e Zvërnecit?

Edi Rama. Po, Edi Rama po e vë në rrezik me sjelljen e tij që prej ditës së parë. Kur u fol për këtë projekt, Kryeministri nuk bëri asgjë të ditur për qytetarët. Ai e trajtoi që në fillim si një punë që i takon atij. Dhe më e keqja, e paraqiti si triumf, si ngadhënjim ndaj kundërshtarëve, ndaj Opozitës, ndaj çdo qytetari. Ishte më shumë i interesuar të tregonte se po takonte, po drekonte e darkonte me njerëz të fuqishëm, me vajzën e Presidentit Trump, sesa të informonte konkretisht se për çfarë bëhej fjalë. Kishte një lloj euforie agresive për t’u thënë demokratëve se ai kishte në xhep lidhjen amerikane, për t’i thënë çdokujt se për çdo gjë të këtij vendi vendoste ai pa pyetur njeri. Donte të manifestonte se ishte në majë dhe se gjithë ne të tjerët ishim të parëndësishëm. Pra, ai e nisi këtë transformim të Zvërnecit si sfidë, si mposhtje në duel të armiqve.

Krejt ndryshe do të ishin punët sot, po të kishte ndjekur rrugën normale. Komunikim me qytetarët, konsultë me grupet e interesit, dëgjesa publike, transparencë me njerëzit në Vlorë e më gjerë. Mund të kishte debate e ndoshta kundërshti, por gjithsesi do të kishim kuptuar kritikat dhe mosdakordësitë, madje mund të kishte edhe një dakordësi të gjerë të opinionit publik.

Duke zgjedhur shtegun e kundërt, Edi Rama krijoi këtë tension që ka shpërthyer sot në shesh. Dhe tanimë, jo se është shtetar apo i përgjegjshëm, por nga frika se po i lëkundet pushteti, po rreket të informojë publikun gjerë e gjatë se si është çështja e Zvërnecit.

Kjo qasje prej autokrati, sikur çdo gjë e Republikës i takon atij, sikur ka të drejtën hyjnore mbi vendin, i dha tanimë pasojat.

Zemërimi është rritur nga dita në ditë edhe prej strategjisë që ndoqi duke damkosur protestuesit e duke parë tek ata agjenturë e armiq të progresit, pa folur për sjelljen shtazarake të rojeve të sigurisë apo rrethimin me tela me gjemba.

Zvërneci sot ka ngelur si simbolikë. Populli është kundër Edi Ramës që i trajton pasuritë e vendit si të ishin kopshti i tij në Surrel. Nuk janë as kundër Kushner, as kundër Ivankës.

Personalisht, kjo më krijon një trishtim jo të vogël. Është shans që përsëritet rrallë të vijë një investim i tillë në vend, me këta emra e me atë brand, patjetër duke pasur një projekt, një debat publik mbi çfarë përfitojmë dhe çfarë humbim, një studim mbi impaktin në mjedis, mbi të gjitha. Por ai që pati rastin ta konkretizojë e ta vërë në jetë, Kryeministri, bëri gjithçka për t’i djegur këto rrethana fatlume.

Kam qenë prezent për të disatën ditë rresht në protestë kundër Edi Ramës për shumë arsye dhe mbështes 100% pesë kërkesat, që në fakt janë beteja të opozitës që ditën që ato kanë ndodhur. Por mbi të gjitha mbështes rivendosjen e institucionit të protestës si instrument reagimi të shoqërisë ndaj çdo padrejtësie dhe abuzimi të pushtetit.

05/06/2026

Kjo është pyetja dhe shqetësimi që kemi të gjithë sot. Xhaxhai i policit të ndjerë kërkon analizë, përgjegjësi. Si u dërguan efektivët e pambrojtur drejt një krimineli me rrezikshmëri të lartë. Jemi në krah të faniljarëve të Enea Makollit dhe duam drejtësi.

03/06/2026

Vetëm Edi Rama me korrupsionin dhe arrogancën e tij ja ka dalë të bashkojë në shesh kaq shumë njerëz të ndarë në pikëpamje, në bindje, në simpati, në prejardhje.

Askush më parë s’ka mbledhur kaq shumë të rinj e të reja, burra e gra, familjarë e prindër të rinj, në një diversitet ngjyrash e mendimesh, por me një objektiv të përbashkët, largimin e qeverisë.

Populli që ka marrë në dorë Bulevardin ka sentimente nga më të ndryshmet, po ata janë kaq të ngjashëm në revoltën kundër qeverisjes së keqe, abuzuese, plaçkitëse, përfituese, shtypëse e shpërfillëse ndaj qytetarëve.

Sa më shumë flet, tall e sulmon protestuesit, aq më shumë rritet pjesmarrja. Kjo tregon se Edi Ramës i kanë shterruar të gjithë instrumentat e mundësitë.

Ai është i rënë, ka prekur fundin.

Leximi malinj i protestësNë mesin e mijëra protestuesve, të rinjve e të rejave, familjarëve, burrave e grave, që kanë mb...
03/06/2026

Leximi malinj i protestës

Në mesin e mijëra protestuesve, të rinjve e të rejave, familjarëve, burrave e grave, që kanë mbushur Bulevardin, p***a gjetur Edi Rama dikë që nuk duket shumë i qartë në atë që artikulon. Dhe tenton ta bëjë p*s këtë lëvizje me një ep*sod.

Eshtë njësoj si të gjesh një të ndershëm mes rilindasve e të thuash se qeveria ka integritet. Kush do ta besonte?!

Protestuesit mund të mos jenë të gjithë kampionë në oratori. Por çdo njeri lexon aty arsyet pse kanë dalë njerëzit dhe kurajon për të vazhduar. Sidomos këtë duhet të bëjë një Kryeministër.

Tek çdo protestues ai duhet të shohë korrupsionin e arrogancën e tij.

Verën 33 mijë euro shishja. Biletat 22 mijë dollarë në NBA. Avionin si taksi private që ka përdorur gjithë këto vite, paguar nga taksat tona. Vilat luksoze, pasuritë. Koncesionet, liçensat. Propagandën që u ka zënë frymën. Pronat, tokat, trojet, lagunat, portet, godinat shtetërore, pasuritë e vendit që u jepen oligarkëve.

Këto janë arsyet pse janë ngritur i madh e i vogël.

Këto duhet të shohë Edi Rama. Jo si vishet apo si sillet para mikrofonit, një nga mijëra të revoltuarit.

Ky sigurisht nuk është një lexim naiv nga ana e Kryeministrit. Por malinj e me qëllim.

Gjasat janë që çdo gjë që bën e thotë, më shumë e rrit pakënaqësinë, më shumë numrin e atyre që p***an humbur arsyen.

02/06/2026

Zvërneci nuk është një incident.
Zvërneci është fenomen kudo në Shqipëri.
Qytetarët dhunohen në zyra, në rrugë dhe në shtëpitë e tyre.
Ja pse revolta ka shpërthyer në Tiranë.
Kjo video tregon shumë!

Edi Rama bëri sot një përpjekje për t’i trajtuar qytetarët që po protestojnë poshtë zyrës së tij si të keqinformuar apo ...
01/06/2026

Edi Rama bëri sot një përpjekje për t’i trajtuar qytetarët që po protestojnë poshtë zyrës së tij si të keqinformuar apo të manipuluar nga armiq të jashtëm e vendas. Dhe, kur ndjen se i cënohet pushteti, dha shpjegime që në fakt duhej t’i kishte dhënë që ditën e parë kur ka rënë dakord për atë projekt.

Por tjerrja e gjatë e fjalëve sot, me nota të ulura e të shtruara, nuk hyn më në punë. Protestuesit e revoltuar janë aty jo sepse nuk janë informuar drejt, por përkundrazi, sepse janë shumë të informuar dhe po shohin çdo ditë se si një kryeministër e trajton Shqipërinë si plaçkë.

E gjithë Shqipëria është një Zvernec. Kudo, vendi është ndarë me miqtë e oligarkët e Edi Ramës. Nga portet te lagunat dhe zonat e mbrojtura. Prona publike u është dhënë ministrave, të cilët më pas janë shpallur investitorë strategjikë. Edhe paketa e maleve, në këtë traditë 13-vjeçare, do të jetë.

Qytetarët, pronarët, të shqetësuarit për mjedisin dhe për atdheun, janë dhunuar ose si në Zvernec, ose duke u injoruar, ose duke iu marrë me forcë ajo që u takon. Zëri i tyre mbytet nga mediat e kontrolluara, që ndjekin interesin privat e jo atë publik. Institucionet nuk funksionojnë dhe qytetari i marrë zvarrë nuk ka ku të apelojë, ku ta kërkojë të drejtën.

Kjo dramë do të vijojë e do të përsëritet sa kohë të jetë ai, gangsteri numër 1 në pushtet, Edi Rama.

Edhe sot, ai kërkoi më shumë kohë e më shumë pushtet, por shqiptarët nuk kanë nevojë as edhe një orë më shumë. Ata janë të qartë dhe do të jenë edhe më të shumtë në protestën e sotme.

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, pata kënaqësinë të prezantoj V-Platform – Voice. Vision. Victory.V-Platform...
31/05/2026

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, pata kënaqësinë të prezantoj V-Platform – Voice. Vision. Victory.

V-Platform është një vizion për modernizimin e organizimit, komunikimit dhe angazhimit politik, duke vendosur teknologjinë, meritokracinë, dëgjimin e qytetarëve dhe vendimmarrjen mbi të dhëna në funksion të një Partie Demokratike më të fortë dhe më efektive.

Ky projekt është fryt i një pune të përbashkët dhe dua të falënderoj grupin e punës për kontributin dhe angazhimin e tyre, si dhe Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI) për mbështetjen dhe ekspertizën e ofruar gjatë këtij procesi.

Partia Demokratike duhet të përgatitet jo vetëm për të fituar zgjedhjet e ardhshme, por për të qeverisur më mirë Shqipërinë. V-Platform synon të jetë një hap konkret në këtë drejtim: ndërtimin e një force politike moderne, të organizuar dhe të gatshme për sfidat e së ardhmes.

Do na bënin më shumë punë fondet e IPARD III, se puthja e MartësKa një ekzaltim të madh mes rilindasve për puthjen që mo...
27/05/2026

Do na bënin më shumë punë fondet e IPARD III, se puthja e Martës

Ka një ekzaltim të madh mes rilindasve për puthjen që mori Edi Rama në Bruksel, live, nga komisionerja Marta Kos. Dhe me shumë ngazëllim pas premtimit të zonjës se do ngjitet në Korab me Ramën, kur të mbyllen kapitujt.

Çdo shenjë dashurie e Brukselit ndaj Shqipërisë do ishte padyshim e mirëpritur. Por më shumë se sa skenat personale të Kryeministrit, një vendi të varfër si Shqipëria do i bënin punë fondet dhe mbështetja financiare.

Fermerëve të vendit do u vlenin më tepër 112 milionë eurot e programit IPARD III, të bllokuara prej 3 vitesh, se sa puthja Kos.

Po pse prej 3 vitesh fermerët tanë janë penalizuar dhe nuk marrin asnjë cent nga fondet e BE?

Sepse vetë Brukseli zbuloi se nga IPARD II, qeveria e Edi Ramës abuzoi dhe vodhi 33 milionë euro. Dhe ende nuk ka kthyer përgjigje se ku shkuan këto para.

Është kjo arsyeja, dhe mungesa e garancisë që Shqipëria duhet të japë që skemat e zhvatjet të mos ndodhin më, arsyeja pse nuk ndodh IPARD III.

Na i kurseni skenat. Nuk vlejnë asnjë grosh.

Kjo ditë e shenjtë na nxit të kujtohemi dhe të falim dashuri për njëri-tjetrin dhe përkushtim për ata më në nevojë. Të l...
27/05/2026

Kjo ditë e shenjtë na nxit të kujtohemi dhe të falim dashuri për njëri-tjetrin dhe përkushtim për ata më në nevojë.
Të lëmë pas ndasitë e të bashkohemi në paqe.
Gëzuar Kurban Bajramin!

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Grigels Muçollari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share