23/05/2026
ICITAP dhe Akademia e Sigurisë e vazhdojnë zhvillimin e Kursit për Hetim të Krimit.
Certifikohen 24 specialistë të krimeve nga policia
Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera ligjzbatuese kanë prioritet krijimin e një e një standardi hetimor kryesisht në pyetjen e të dëmtuarve, të dyshuarve apo autorëve të një vepre penale.
Rektori i Akademie së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro, zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Drejtues i INL-së z. Daniel C.Carroll dhe lektorët tek Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit të Krimit më datën 22 maj 2026, morën pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për përfundimin e kursit të 18-të bazë ku u certifikuan 24 specialistë të hetimit të krimit në Policinë e Shtetit në modulin e “Hetimin e Krimit” (niveli parë).
Në Akademinë e Sigurisë gjatë vitit 2025 janë zhvilluar mbi 70 trajnime shumë prej të cilave janë mbështetur dhe asistuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Në këto trajnime kanë marrë pjesë punonjës të policisë së shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese në programe të ndryshme trajnimi përfshi këtu dhe mbi 520 specialistë në programin “Hetimi i krimit – Niveli I-rë” nën kujdesin e mbështetjen e INL-së dhe ICITAP-it.
Në vitin 2023 ky modul trajnimi u prezantuar si kurs pilot, në programin “Hetim Krimi-Niveli I Parë” i financuar nga INL-ja. Mogulet, programet, janë përgatitur nga ekspertë të ICITAPIT, tashmë janë intergruar në programin e përgjithshëm të trajnimeve të Policisë së Shtetit të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Trajnimet tashmë po vazhdojnë të zhvillohen nga staf trajnerësh vendas.
Akademia e Sigurisë, ka vënë si objektiv për vitin 2026, rritjen e standardeve në procesin e hetimit duke rritur aftësitë profesionale të oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të strukturave të tjera ligjzbatuese në kryerjen e proceseve hetimore sipas standardeve ndërkombëtare.
Kjo ndikon në hetimin dhe ndjekjen procedurialisht të grupeve kriminale, krimit të organizuar duke krijuar siguri në vend, vendet e Evropës dhe partnerëve tanë transatlantikë.
Këto kurse do të vazhdojnë në vijimësi deri në krijimin e një standardi të unifikuar hetimor në të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.