24/05/2017
TOMI KALLANXHI kandidat për deputet LIBRA për qarkun TIRANE
Tomi, mendja teknologjike e LIBRA, mishërimi i teknologjisë dhe inovacionit, inxhinieri ynë i diplomuar shkëlqyeshëm në Master Shkencor në Inxhinieri Matematike dhe Informatike. Ai është anëtar i Bërthamës LIBRA dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm pas website-it të LIBRA-s, sistemit tonë të ndërlidhjes dhe menaxhimit të anëtarësisë, votimit online dhe të pjesës së mediatizimit nëpërmjet teknologjisë më të fundit.
Tomi Kallanxhi është nismëtar i sipërmarrjes në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (ICT) si edhe ka themeluar shumë komapni “Start-Up” te suksesshme.
Ai e sheh politikën si një mënyrë për të zhvilluar politikat e domosdoshme, që nxisin frymën e sipërmarrjes tek të rinjtë, sidomos në ICT. Ai e sheh teknologjinë si një sektor ekonomik që do të jetë çelës për zhvillimin e vendit, si edhe ka besim të jashtëzakonshëm se të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri kanë potencial të pakufishëm për të shpalosur dijet dhe talentin e tyre në këtë fushë. Nisur nga përvoja e tij, ai beson se të rinjtë dhe të rejat mund ta bëjnë Shqipërinë lider rajonal në ICT.
Gjithashtu, Tomi është themeluesi i nismës “GARAZH” të komunitetit të IT-së, nëpërmjet të cilës zhvillon trajnime dhe workshop-e falas për studentë, sipërmarrës dhe profesionistë në fushën e sipërmarrjeve “Start-Up” dhe teknologjisë. Falë punës së palodhur, përkushtimit të pakufishëm dhe rezultateve të shkëlqyera në ndërmarrjet e tij, ai ka fituar simpatinë e të gjithë komunitetit ku jeton si edhe atë të të gjitha kompanive të mëdha vendase dhe të huaja, me të cilat bashkëpunon.
VOTO TOMIN! VOTO LIBRA! VOTO RISINË! VOTO RININË!