Kukësi që duam

Kukësi që duam Kjo faqe eshte nje menyre komunikimi qe ka si qellim evidentimin e problemeve, vlerave te zones se K

A jeni dakort me mendimin e mëposhtëm?
22/07/2020

A jeni dakort me mendimin e mëposhtëm?

Ni resme në Tiranë!Ni herë e qet Dada Lalën, edhe masanej Lala Dadën. Ka lezet harmonia mes dadës dhe Lalës. Dada dhe La...
08/07/2020

Ni resme në Tiranë!

Ni herë e qet Dada Lalën, edhe masanej Lala Dadën. Ka lezet harmonia mes dadës dhe Lalës.

Dada dhe Lala që duam! 😃 👌🏻

Këshilli i Bashkisë Kukës i akordon titullin “Qytetar Nderi” Zylfi Ramadan Tolës“Për kontributin e shquar për pasqyrimin...
23/06/2020

Këshilli i Bashkisë Kukës i akordon titullin “Qytetar Nderi” Zylfi Ramadan Tolës

“Për kontributin e shquar për pasqyrimin e aktiviteteve mediatike, artistike, dhe kulturore. Për organizimin dhe promovimin e aktiviteteve të ndryshme sportive si dhe për zhvillimin e arsimit në rrethin e Kukësit.”

- Në vitin 2008, Zylfi Tola është shpallur personalitet i vitit në fushën e gazetarisë nga Bashkia Kukës.
- Në vitin 2012, Këshilli i Qarkut Kukës i ka akorduar titullin “Personalitet i shquar në fushën e gazetarisë”.
- Në vitin 2014, Komiteti Kombëtar i Organizatës së Luftës Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare, i ka akorduar titullin “Nderi i LANÇ”.
- Në vitin 2015, Këshilli i Biznesit i ka dhënë titullin “Pjetër Bogdani”.
- Në vitin 2016, Bashkia Krumë i ka dhënë certifikatë mirënjohje për kontributin e shquar në zhvillimin e veprimtarive sportive.
- Në vitin 2019, Radio Kukësi i jep titullin “mirënjohje”, me rastin e 60 vjetorit të saj.
- Në vitin 2019, Qendra Universal i ka akorduar titullin “Ambasador i paqes”.

Të gjithë e njohim Zylfi Tolën si njeri dashamirës, popullor dhe sportiv.

Me pak fjalë, Kuksjanët që duam!

Unë mendoj se e meritonte me kohë këtë titull.

Bravo!

“Odë miqe”Dhoma ku priten miqtë. Në të njëjtin kuptim mund të cilësoheshin edhe Odat e shtëpisë. Oda e bukës (e zjarrit)...
20/06/2020

“Odë miqe”

Dhoma ku priten miqtë.
Në të njëjtin kuptim mund të cilësoheshin edhe Odat e shtëpisë. Oda e bukës (e zjarrit). Mund të përdoren edhe si shprehje: Odë më odë; Pesë oda me njerëz. U mbyll në odë.

“Oda e miqve” po harrohet si fjalë pasi edhe miqtë nuk e kanë më atë rëndësinë që kishin mëparë. Nuk e gëzojnë atë sinqeritetin dhe respektin që kishin mëparë, po shifen veç për interes.

Mëparë priteshin në odë miqe çdokush që trokiste në derë. Sot, nuk bëhet fjalë të të presin në shpi pa të njohur. Biles kaiherë edhe i njoftun me qenë, nuk ta hapin derën kollaj.

“Tutkun”Njeri i trashë nga mendja, që nuk ia pret, që ia hedhin lehtë të tjerët. Person që nuk është në gjendje t’i dalë...
18/06/2020

“Tutkun”

Njeri i trashë nga mendja, që nuk ia pret, që ia hedhin lehtë të tjerët. Person që nuk është në gjendje t’i dalë zot vetes.
Jo vetëm meshkujt janë tutkuna. Ka edhe plot femna tutkune. Kjo fjali zakonisht ka qëllim fyes që i drejtohet dikujt që nuk t’kupton e ta bjen n’maje të hunës. Kaniherë përdoret si pa të keq e me shaka edhe kundrejt shokëve dhe shoqeve. (E kam ni shok, krejt tutkun asht!)

Shprehje:
O tutkun! Oj tutkune!
Ik or ti se kane tutkun krejt!
Ça tutkuni kane ti or ti!
Mos u bo tutkun!
Ik or tutkun anej!

Kjo fjalë është në zhdukje jo se janë në zhdukje ‘tutkunat’, përkundrazi, janë shtu aq shumë saqë është bo normale.

Tutkuna gjejmë kudo... në qeveri, në lagje, në shoqni, në facebook (me shumicë) dhe na duket gjë shumë normale me pas tutkuna kudo dhe nuk përbëjnë më veçanti me ra në sy. Ose ose nuk duam vetë që ta përdorim si term se ne vetë i promovojmë tutkunat, i lëvdojmë, rrimë me to dhe i zgjedhim me na qeveris madje... E kur vetë i zgjedhim tutkunat, atëherë mund të jemi edhe ne tutkuna. E nëse mund të jemi edhe ne tutkuna, ma mirë se përdorim hiç si term. 😐

Nga rubrika “ ”

Dyshoj!Kam filluar të dyshoj në lidhje me vërtetësinë e virusit. Këto luhatjet e fundit të shifrave pa shtuar testimet d...
16/06/2020

Dyshoj!

Kam filluar të dyshoj në lidhje me vërtetësinë e virusit. Këto luhatjet e fundit të shifrave pa shtuar testimet dhe duke patur parqsysh që do të jemi një ndër vendet e eksperimentit të vaksinës, më bëjnë të dyshoj se ka një rritje të përhapjes së virusit. Gjithsesi, unë nuk do marr përsipër që të publikoj më lajme në lidhje me covid-19. Çdokush duhet të ketë kujdes personal, njëlloj si për çdo sëmundje, virus apo bakter tjetër.

Nuk dua të ngjall frikë dhe panik tek ndjekësit tanë duke publikuar nhoftime që unë personalisht dyshoj për vërtetësi ë e tyre.

Me zotin para dhe me kujdesin personal besoj se do jemi shëndosh e mirë.

Ju paçim!

“Çezma e parë publike, projekti i dështuar në Kukës”Kukësi, i rrethuar nga të tre anët me ujë, mori një iniciativë shumë...
14/06/2020

“Çezma e parë publike, projekti i dështuar në Kukës”

Kukësi, i rrethuar nga të tre anët me ujë, mori një iniciativë shumë interesante, atë të ndërtimit të çezmës së parë publike në qytet, e cila pritej t’i shtohej projektit të ri të rikualifikimit urban, në atë pjesë që shumica tanimë e njohin me “Pedonalja” e qytetit. Me dëshirën e mirë për të ndryshuar qytetin, dhe i mësuar e lodhur mbase nga ankesat e kryetarëve të bashkive të qytetit ndër vite në çdo dalje publike, duke thënë që Kukësi është një bashki e varfër, një filantrop kuksian, që jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi për t’i bërë dhuratë qytetit të tij të lindjes, një çezme publike.

Dhe këtu duket që nis problemi: menaxhimi i burimeve dhe puna “shkel e shko” e ndërtimit të saj.

Kukësi ka rezerva të mëdha ujore që përfaqësohen nga ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësorë, të cilat janë të shumta dhe të pashtershme. Hidrografia e rrethit të Kukësit përfaqësohet nga rrjedhja e poshtme e Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë, gjithashtu dhe degëve të tyre, si lumi i Lumës e i Bushtricës, përrenjve të shumtë dhe një numër i madh burimesh nëntokësore, kryesisht burime karstike. Por kjo sigurisht nuk është kriter dhe as standard që një çezmë të jetë aktive dhe funksionale. Sipas përgjigjes së dhënë nga Bashkia Kukës, synimi i ndërtimit të kësaj çezme është për të pirë ujë qytetarët dhe për të vaditur zonën e gjelbër përreth. Këtë të fundit e ka treguar shpesh herë që ia ka dalë, madje dhe duke ujitur trotuarin sepse uji nuk ndalonte për shkak të rubineteve jo-automatik që ishin instaluar aty. Pamjet më poshtë e tregojnë qartë këtë. Shumë herë krijoheshin dhe pellgje përreth, duke bërë që këmbësorët të devijojnë nga trotuari e të dalin në rrugën e makinës. Sipas projektit, ndërtimi i saj ka përfunduar që në gusht të vitit 2019, por sot për problematika që nuk bëhen të ditura, çezma nuk është në shërbim të qytetarëve.

Pamja e çezmës në Pedonale ndryshon nga dita në ditë, nga mëngjesi në darkë.
Disa nëna të moshuara që qëndronin shpesh në stolat e parkut, duke tjerrë pambuk, shprehen se ai p***a qenë një vend i nëmur, se nuk ka mundësi kaq mbrapsht. Grupi tjetër i inxhinierëve nuk preferonin të komentonin fare për të kur e shihnin që çezma nuk nxirrte ujë. E ndërsa familjarë të tjerë gëzonin me raste kur rubineti ishte automatik dhe fëmijët e tyre arrinin të mbushnin bidonin e vogël të ujit, pa u bërë qull. E më pas ditën tjetër çezma nuk ishte më e tillë: çezma as nuk jepte as nuk merrte.
“Ne jemi mësuar me të por kam hallin e vizitorëve e turistëve të huaj. Kur diçka nuk punon, më mirë të mos ekzistoje. Është njëlloj si të mbash një dhëmballë të prishur në gojë ndërkohë që përveçse dhimbjes, që nuk do të kryej punën e saj ajo do të pengojë dhe të mos konsumosh ushqimin”, shprehet me ironi një qytetar.

“Hidrocentralet po dinë me i ndërtu në mënyrë precize e brenda afateve në kohë, dhe kur vjen halli për qytetarët, nuk ecin punët siç duhet asnjëherë madje dhe për një çezmë. Nuk ka ma marre”, përfundon për Portën Vendore i moshuari i indinjuar që kalon nga krahu tjetër i rrugës. Porta Vendore iu drejtua më një kërkesë për informacion Bashkisë Kukës për të marrë një informacion të plotë për këtë investim.

“Bashkia Kukës, si njësi e vetëqeverisjes vendore, ka mbështetur ndërtimin e këtij objekti, ku forma arkitektonike dhe kompozicionale e tij është harmonizuar me zonën ku është vendosur dhe është ideuar në përputhje me disa objekte të ngjashme në vende të tjera. Punimet për ndërtimin e kësaj çezme, kanë përfunduar në muajin gusht 2019, ku pika e furnizimit me ujë bëhet nga pusi ngjitur me objektin”, thuhet në përgjigjen e bashkisë, por kjo e fundi nuk jep detaje nëse janë marrë masa për parandalimin e vërshimit të ujit jashtë rubinetëve të çezmës. Porta Vendore kërkoi sërish një prononcim për shifrën e projektit dhe nëse Bashkia Kukës kishte bërë një tender për këtë investim, por nuk mori një përgjigje zyrtare. Ndërsa burime off record thonë se: “Çezma ka kushtuar diku tek 10 mijë euro dhe është ndërtuar me lekët e investitorit nën kujdesin dhe monitorimin e bashkisë, por pa asnjë tender nga na e bashkisë”.
Gjithsesi e rëndësishme është që çezma këto ditë është aty. Në momentin e publikimit të këtij shkrimi mundet dhe të jetë duke punuar. Nuk është ndonjë çudi. Kështu e ka ajo. ‘I mbetet hatri’ për një shkrim.

12 qershor 2020/ A.Vata/ Porta Vendore/ Kukës

“Meraja e katunit”Meraja është tokë që katundi e ka për kullotjen e bagëtive. Meraja është e gjithë katundit. Në mera as...
12/06/2020

“Meraja e katunit”

Meraja është tokë që katundi e ka për kullotjen e bagëtive. Meraja është e gjithë katundit. Në mera askush nuk mundet me e nda copën e vet!

Meraja nuk sh*tet pa ra në një mendje gjithë katuni.

Po qe se katundi e shet meranë, paret e fituara prej saj ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ata që kanë pjesë në mera. Asnji katundar nuk ka të drejtë me e kthye pjesën e vet të merasë në tokë buke, në vneshtë, etj...

A po e humbet kuptimin kjo fjalë sot?

11/06/2020

Përshëndetje miq!
Do të hapim një rubrikë “Fjalë t’harrueme”

Do të publikojmë fjalë që janë t’harrume apo fjalë që nuk përdoren shpesh, me qëllim që ti rikujtojmë dhe ti ruajmë për kulturë. Kjo do i shërbejë më shumë edhe brezit të ri për ti mësu do fjalë që të parët e tyne i kanë pas përdor dhe që ndryshimi i kohës i ka ba të papërdorshme ma, ose e ka zbeh shumë përdorimin e tyne. Do i shërbejë edhe atyne personave që kurrë nuk e kanë dit kuptimin e ktyne fjalëve apo e kanë dit gabim. Nëse jeni dakort edhe ju, bashkë mund ti rivendosim në jetë, duke i shpjegu në një mënyrë të thjeshtë, madje edhe gazmore nëse do jetë e mundur.

Kto fjalë rrezikojnë me u zhdukë!

Sakrifica dhe lutjet që janë kryer gjatë muajit të Ramazanit, i bëfshin njerëzit më paqësor, më besues ndaj allahut, më ...
24/05/2020

Sakrifica dhe lutjet që janë kryer gjatë muajit të Ramazanit, i bëfshin njerëzit më paqësor, më besues ndaj allahut, më të shëndetshëm dhe më të begatë.

Faqja jonë ju uron Gëzuar Fiter Bajramin!

“Kuksjanit si shkon emri kriminel”Kukësi nuk e meriton me qenë vend krimi!Kukësi nuk e meriton përlyrjen e emrit si vend...
20/05/2020

“Kuksjanit si shkon emri kriminel”

Kukësi nuk e meriton me qenë vend krimi!

Kukësi nuk e meriton përlyrjen e emrit si vend që kultivohet hashashi, nuk e meriton krahasimin me ni vend si Lazarati.

Ju lutem Kuksjanë të nderuem, mos u merrni me pislliqe!

Kena pas zakon me punue me ndershmëri, me prit miq e me dhanë besë, me luftue sikur trimi, po kurrë sjena njoft si vend krimi.

Mos merrni shembull të gabum e kurrë mos harroni se vërtetë kemi qenë dhe jemi të varfën, po kryet e kemi mbajt gjithmonë përpjetë falë vlerave që na kanë trashëgue të parët tanë.

Mos na boni me e ul kryet!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kukësi që duam posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kukësi që duam:

Share