CEO-Community Empowering and Organizing

📌 Çfarë diskutojmë konkretisht në takimet tona periodike me një pjesë të pjesëmarrësve në Programin “Punë Publike në Kom...
07/02/2026

📌 Çfarë diskutojmë konkretisht në takimet tona periodike me një pjesë të pjesëmarrësve në Programin “Punë Publike në Komunitet”:

• Ecurinë e punës dhe përvojën e përditshme në aktivitetet e punëve publike
• Sfidat e hasura gjatë zbatimit të punës në komunitet
• Respektimin e orarit, detyrave dhe rregullave të programit
• Komunikimin dhe bashkëpunimin në grup
• Të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në program
• Përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë
• Ndikimin e programit në jetën familjare dhe ekonomike të pjesëmarrësve
• Sugjerime dhe ide për përmirësimin e programit në vazhdim

🤝 Këto takime na ndihmojnë të dëgjojmë zërin e pjesëmarrësve dhe të forcojmë bashkëpunimin për një ndikim sa më pozitiv në komunitet.


Organizata jonë ka nisur zbatimin e programit të nxitjes së punësimit “Punë Publike në Komunitet”, në bashkëpunim me Zyr...
07/01/2026

Organizata jonë ka nisur zbatimin e programit të nxitjes së punësimit “Punë Publike në Komunitet”, në bashkëpunim me Zyrën e Punës Tiranë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Programi përfshin 24 individë punëkërkues të papunë, të cilët janë përzgjedhur në bashkëpunim me Zyrën e Punës, duke i dhënë përparësi personave që hasin vështirësi në përfshirjen në tregun privat të punësimit për shkak të problematikave shëndetësore, mungesës së aftësive të caktuara apo formave të diskriminimit.

📣Arritje! Sipas premtimit te dhene, Ministria e Brendshme ka miratuar nje udhezim, sipas te cilit asnje anetar i pakicav...
31/10/2025

📣Arritje! Sipas premtimit te dhene, Ministria e Brendshme ka miratuar nje udhezim, sipas te cilit asnje anetar i pakicave nuk duhet te penalizohet nga perjashtimi i pageses se tarifave apo perfitimi i programeve ne rast se nuk eshte pajisur me vendimin mbi perkatesine.
Ky dokument eshte nje zgjidhje e perkohshme, shume e nevojshme per te lehtesuar barren financiare per pagesen e kopshteve dhe cerdheve apo perfitimit te bursave, vecanerisht te prinderve Rom dhe Egjiptiane.

Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë
Levizja Rinore Egjyptiane & Rome
Qendra Për Advokim Social
Fuqizim dhe Organizim Komunitar - CEO
Drejtësi Sociale

23/10/2025

Pas ftesës për takim nga Zëvendësministrja e Brendshme, znj. Silva Caka, sot, së bashku me organizatat partnere, zhvilluam një takim konstruktiv ku diskutuam për procesin e vetëdeklarimit të anëtarëve të pakicave rome dhe egjiptiane.
Duke qenë se Komisioni për Njohjen e Pakicave Kombëtare nuk ka ushtruar në kohë funksionet e tij, Ministria e Brendshme do të hartojë një urdhër administrativ për të adresuar përkohësisht këtë situatë. Ky urdhër do të shpërndahet në bashkitë e vendit dhe në institucionet arsimore, me qëllim lehtësimin e marrjes së shërbimeve për anëtarët e dy pakicave.
Gjithashtu, do të jemi pjesë e një sërë takimesh të tjera, ku do të paraqesim propozimet tona për ndryshimet ligjore që lidhen me këtë proces, në mënyrë që zgjidhjet e përkohshme të shndërrohen në zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive për komunitetet rom dhe egjiptian.

22/10/2025

Bashkë me disa organizata kishim thirrur një protestë për ditën e nesërme para Ministrisë së Brendshme, sepse prej javësh Komisioni i Posaçëm për Identifikimin e Anëtarëve të Pakicave Kombëtare ishte lënë në mosfunskionalitet pas shkarkimit të zv/ministrit që e kryesonte dhe mungesës së emërimit të një të riu në atë rol.

Ne protestën nuk e kemi parë kurrë si qëllim, por si mjet për të zgjuar institucionet që flenë mbi përgjegjësitë e tyre. Dhe duket se kësaj radhe reagimi ynë i mirëfilltë ka dhënë efekt, sot jemi kontaktuar nga zv/ministrja e re e Brendshme, e cila na njoftoi se është emëruar si kryetare e Komisionit dhe shprehu gatishmërinë që nesër në orën 09:00 të takohet me ne - jo për të folur për “funksionimin” e Komisionit, por për efikasitetin e tij.

Kur një institucion zgjohet dhe të fton për zgjidhje, është e drejtë t’i japësh hapësirë dialogut. Por në atë tryezë do të jemi të qartë: kërkojmë angazhime konkrete, afate të qarta dhe rezultate reale, jo premtime për t’u harruar pas fotos së radhës në media.

Ndaj, njoftojmë çdo media dhe qytetar që ishte bashkuar apo kishte shprehur mbështetje për protestën, se nesër ne nuk do të protestojmë, por do të shkojmë të diskutojmë me institucionin, ashtu siç ishte edhe qëllimi i protestës sonë: zgjidhja konkrete e problemit, jo thjesht reagimi publik ndaj tij.

Nëse fjala nuk mbahet, ne i kemi dalë borxhit korrektesës dhe do të rikthehemi para Ministrisë - më të organizuar, më të vendosur dhe me më shumë njerëz se kurrë.

📍 Mblidhemi përpara Ministrisë së Brendshme te enjten në ora 10:00, për funksionimin e Komisionit të Posaçëm për identif...
21/10/2025

📍 Mblidhemi përpara Ministrisë së Brendshme te enjten në ora 10:00, për funksionimin e Komisionit të Posaçëm për identifikimin e individëve që i përkasin pakicave kombëtare!

Qindra familje në nevojë po humbasin përfitimet që u takojnë me ligj nga ky mosfunksionim!

Sot, prindërit detyrohen të paguajnë çerdhe dhe kopshte publike — shërbime që për familjet në nevojë duhet të jenë falas.

🟢 Sot morëm pjesë në takimin informues në kuadër të projektit “Jetesë aktive dhe punësim i mbështetur për personat me af...
10/10/2025

🟢 Sot morëm pjesë në takimin informues në kuadër të projektit “Jetesë aktive dhe punësim i mbështetur për personat me aftësi të kufizuar”, i zbatuar nga Shoqata Shqiptare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer informacion dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet aktorëve që punojnë për përfshirjen sociale dhe ekonomike të personave me aftësi të kufizuar.

💬 Diskutimet u fokusuan në modelet e punësimit të mbështetur, sfidat aktuale dhe hapat që duhen ndjekur për të siguruar një jetesë aktive dhe të pavarur për çdo individ.

Gjithashtu përfaqësues të nxitjes së punësimit nga Zyra e Punësimit e Qarkut Tiranë dhe të drejtorisë së shërbimit social të bashkisë Vorë, u angazhuan për ndjekjen dhe përfshirjen në programe të punësimit të personave të pranishëm që shfaqën vullnet për pjesëmarrje në këto programe.

Zyra e Punës Tiranë

02/09/2025
Our organization Community Empowering and Organizing  hosted two community workshops, facilitated by dedicated Roma lead...
19/08/2025

Our organization Community Empowering and Organizing hosted two community workshops, facilitated by dedicated Roma leaders. 💪

The workshops aim to:
✔️ Educate Roma community members on the impacts of corruption
✔️ Raise awareness about their rights
✔️ Equip participants with tools to advocate for transparency

📍 The sessions will be held in accessible community centers to encourage active participation and open dialogue.

Together, we rise for a more transparent and inclusive Tirana! 🕊️

This activity is within the project `RomaRise: Promoting Transparency and Citizen Participation in Tirana` implemented by Community Empowering and Organizing. The project is part of the SELDI Small Grants Program within the framework of the project Civil Society for Good Governance and Anti-Corruption in Southeast Europe: Capacity Building for Evidence-Based Advocacy, Policy Impact and Citizen Engagement (SELDI.net) funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of Community Empowering and Organizing and do not necessarily reflect the views of the European Union or SELDI.net.

We thank law enforcement for their cooperation within the framework of the RomaRise project: Promoting Transparency and ...
18/06/2025

We thank law enforcement for their cooperation within the framework of the RomaRise project: Promoting Transparency and Citizen Participation in Tirana.
The project’s dual focus on improving institutional practices and empowering marginalized groups ensures a holistic approach to anti-corruption. By promoting transparency within public institutions and enhancing civic awareness.
The project also aligns with SELDI’s emphasis on regional collaboration and knowledge sharing.

ENG
This activity is within the project `RomaRise: Promoting Transparency and Citizen Participation in Tirana` implemented by Community Empowering and Organizing. The project is part of the SELDI Small Grants Program within the framework of the project Civil Society for Good Governance and Anti-Corruption in Southeast Europe: Capacity Building for Evidence-Based Advocacy, Policy Impact and Citizen Engagement (SELDI.net) funded by the European Union. Its contents are the sole responsibility of Community Empowering and Organizing and do not necessarily reflect the views of the European Union or SELDI.net.

19/05/2025

NË MBËSHTETJE TË TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE ROME DHE EGJIPTIANE

📣 Pas takimit me organizatat partnere Fuqizim dhe Organizim Komunitar - CEO, Qendra Për Advokim Social, Levizja Rinore Egjyptiane & Rome, Aksion Komunitar, Mjedisi & Komuniteti, Qendra "Shtëpia e Komunitetit", Cra.al, etj, që përfaqësojnë komunitetet Rome dhe Egjiptiane, kemi dërguar një shkresë zyrtare drejtuar Ministrisë së Brendshme.

⏳ Edhe pse Vendimi nr. 843, datë 26.12.2024, parashikon ngritjen e një komisioni për vetëdeklarimin e përkatësisë etnike, ky komision ende nuk është krijuar. Mungesa e tij po pengon aksesin e komuniteteve në shërbime bazë si çerdhet, librat falas apo kuotat në arsim të lartë.

📝 Kërkojmë zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi për të garantuar barazi dhe përfshirje për të gjithë!

CEO-Community Empowering and Organizing  kontribuon në vëzhgimin e procesit zgjedhor të 11 maj 2025. .
10/05/2025

CEO-Community Empowering and Organizing kontribuon në vëzhgimin e procesit zgjedhor të 11 maj 2025.

.

Address

Rruga E Barrikadave, Godina 135, Hyrja 3, Ap 22 , Tiranë
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CEO-Community Empowering and Organizing posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category