Djathtas.al

Djathtas.al Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Djathtas.al, .
(1)

09/10/2025

I doli emri edhe Ulsi Manjës tek çështja e Shkodrës

Është pamundur që mos e ketë kaluar edhe një rilindas nëpër duar çdo çështje skandali në këtë vend.

Sqarim: personat në fjalë janë personat që kanë patur konfliktin e pronësisë e cila solli vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit.

- Video Credit TV KLAN

Kur Drejtësia vret në heshtje: Vdekja në sallën e gjyqit dhe varri i hapur për sekretaret gjyqësoreMë 7 tetor, në një sa...
09/10/2025

Kur Drejtësia vret në heshtje: Vdekja në sallën e gjyqit dhe varri i hapur për sekretaret gjyqësore

Më 7 tetor, në një sallë gjyqi në Gjykatën e Apelit, drejtësia u rrëzua jo vetëm në kuptimin metaforik, por në atë më të dhimbshëm dhe më mizor: gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në krye të detyrës, përballë syve të një salle të tronditur dhe në sy të asaj që ndoshta është viktima e radhës e heshtur e këtij sistemi: sekretarja gjyqësore Xhuliana Kulla, dëshmitare e një tragjedie që simbolizon edhe kolapsin moral të një sistemi që ka kohë që është braktisur.

Të gjithë flasin për drejtësinë. Por kush flet për ata që e mbajnë drejtësinë gjallë nga prapaskena? Sekretaret gjyqësore, punonjësit më të padukshëm të sistemit të drejtësisë, punojnë çdo ditë në kushte që nuk do guxonte t’i pranonte asnjë vend që thirret demokratik. Ata nuk kanë as zë, as përfaqësim, as mbrojtje. Ata janë “shërbëtorët e padukshëm” të një sistemi që i trajton më keq se një shifër në bordero: me një pagë poshtë çdo dinjiteti, rreth 90 mijë lekë të reja në muaj, dhe me një ngarkesë emocionale dhe fizike që askush nuk e llogarit.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, mediat, institucionet dhe analistët kanë debatuar me zell për sigurinë fizike të gjyqtarëve, prokurorëve dhe palëve në proceset gjyqësore. Me të drejtë. Por çuditërisht, dhe për turpin e sistemit, në asnjë moment nuk është përmendur siguria fizike dhe emocionale e administratës gjyqësore. Si të mos ekzistojnë. Si të mos jenë aty. Si të mos jenë njerëz!

Thua nuk ka rëndësi siguria fizike e sekretarëve gjyqësorë dhe e të gjithë administratës?! Ata kërcënohen përditë, ftohen në seanca ku tensioni është i përditshëm, përballen me konflikte, ulërima, presione psikologjike dhe ngarkesë që as nuk përmendet në bilancet zyrtare.

Dhe kur guxojnë të kërkojnë më të paktën: një kusht pune dinjitoz, një masë sigurie, një trajtim njerëzor, përgjigjja që marrin është një shpullë morale:

"Në dy gishta letër, formulo kërkesën e dorëheqjes, nëse nuk të pëlqen. Shko ku të duash. Ka me radhë që presin!"

Kjo është mënyra si sillet një shtet me punonjësit e vet? Kjo është reforma për të cilën krenohemi para ndërkombëtarëve?

Pas vdekjes së gjyqtarit Kalaja, tronditja nuk ishte vetëm shpirtërore. Ishte biologjike. E papërballueshme. Dhe sot, në vend që institucionet të rishikojnë trajtimin e punonjësve të administratës gjyqësore, presioni bie mbi ta. Pyetja që lind është: a është drejtësia aq e verbër, sa nuk sheh punëtorët që e mbajnë mbi shpatulla çdo ditë?

Çfarë duhet të ndodhë më shumë? Duhet të shohim viktima të tjera që të flasim për konventat ndërkombëtare që po dhunohen në mes të ditës? A ekziston ndonjë institucion që guxon të thotë hapur se kjo situatë është turp kombëtar?

Sepse po, është turp! Turp që pas çdo vendimi gjyqësor që publikohet me pompozitet në faqet e para të mediave, harrohet se pa sekretaren gjyqësore nuk ka seancë, nuk ka proces, nuk ka vendim të zbardhur. Asnjë! Ata janë të barabartë në rëndësi me gjyqtarin në sallë, por me trajtim të një shërbëtori të pavlerë në sistem.

Ndërkohë që pagat e magjistratëve rriten nga viti në vit, sekretaret gjyqësore trajtohen si një prapavijë e pavlerësuar, e cila edhe kur shohin vdekjen me sy nuk kanë as të drejtën e një pushimi mjekësor emocional, as ndihmë psikologjike, as mbështetje ligjore.

Kush i mbron sekretarët gjyqësorë? Kush ngre zërin për të drejtat e tyre? Kush mban përgjegjësi për një sistem që punëson njerëz në kushte mizerabël, me rroga qesharake dhe pa asnjë siguri fizike apo mendore?

Mos mendoni se është një çështje e mbyllur. Kjo është një thirrje urgjente për Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe çdo institucion që ka në gojë fjalën "reformë": filloni nga baza, ndryshe sistemi do shembet jo nga padia, por nga shpërfillja.

Sepse drejtësia që vret në heshtje është më e frikshme se padrejtësia që bërtet në publik.

PD zyrtarizon Avokatin Eduart Brahilika si kandidat per Bashkine Mat.Urime dhe fitore! ✌🏻
08/10/2025

PD zyrtarizon Avokatin Eduart Brahilika si kandidat per Bashkine Mat.

Urime dhe fitore! ✌🏻

Helidon Bushati zgjohet nga gjumi letargjik pas 8 muajsh.Helidon Bushati një ndër njerëzit më të vlersuar në PD me 3 man...
07/10/2025

Helidon Bushati zgjohet nga gjumi letargjik pas 8 muajsh.

Helidon Bushati një ndër njerëzit më të vlersuar në PD me 3 mandate në Qarkun Shkodër dhe 1 her Drejtues Qarku papritur ra në gjumë të thellë për 8 muaj nga muaji shkurt deri në tetor.

Helidonin nuk e zgjoi fushata 2 mujore, nuk e zgjuan mitingjet e PDsë, nuk e zgjuan bandat e Shkodrës duke vjedhur vota e duke bërë krime ama e zgjoi premtimi për post brenda PDsë dhe ndezi motorrët në mbështetje të apolitikut Florian Binaj për Bashkinë Tiranë.

Tani ka 2 mundësi

Ose Helidoni po rikthehet në PD se i premtuan kocka dhe sulet si qentë

Ose nga fakti që ka 8 muaj pasiv i duket vetja apolitik si Floriani.

PD është familje e madhe dhe ka vend për Helidonin dhe të gjithë por postet duhet ti meritojnë ato që punojnë çdo ditë jo demokratët part time.

Vendimi i sotëm i Kryesisë së PDsë për të kandiduar kandidat të pavarur është vendim tipik për tu shmangur nga përgjegjë...
04/10/2025

Vendimi i sotëm i Kryesisë së PDsë për të kandiduar kandidat të pavarur është vendim tipik për tu shmangur nga përgjegjësia në rast humbje.

Partia Demokratike ka kandidatë të fortë dhe me peshë në elektorat që dinë të motivojnë strukturat së pari dhe së dyti kanë vota dhe të elektoratit gri si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Ervin Salianji.

Vendimi i sotëm për të kandiduar kandidat të pavarur tregon dobësi të PDsë si në raport me Ramën por dhe me Partitë e vogla.

Në raport me Ramës tregon dobësi pasi shmang përballjen direkte duke mos pasur figura politike.

Në raport me Partitë e vogal u jep atyre akses që të vendosin kushte dhe veto ndaj PDsë dhe të ndikojnë në vendimet e saj.

Partia Demokratike është parti e konsoliduar dhe kjo mungesë vetbesimi tregon se drejtuesit e saj nuk kanë peshë në elektorat dhe i tremben kundërshtarit.

Partia Demokratike ka 6 muaj që denoncon farsën zgjedhore dhe vjedhjen por nuk ka thirrur një protestë kombëtare nga frika e mungesës së numrave kjo tregon një mungesë besimi të votuesve ndaj lidershipit drejtues.

Mungesa e numrave vjen nga konsumimi i figurave drejtuese në lidhje me masën si dhe në lidhje me strukturën. Askush nuk beson më tek Flamuri, Albana, Jozefina, Edi, Strazimiri, Oerdi, Tritani, Xhelali, Gazi, apo dhe tek drejtuesi i të rinjve Besardi i cili mori “5000 vota” (mbushje kutishë) në zgjedhjet e forumit ndërkohë që ka më pak 20 persona aktiv në forum.

Me individë të tillë që kanë primare mbajtjen e pozitave personale në parti vendimi i sotëm është për të hequr përgjegjësinë në rast humbje.

Ështe e turpshme që PDja të pranojë kandidatë të importuar nga jashtë se nuk ngjall besim vet.

Është e turpshme që Partia Demokratike ti friksoher zgjedhjeve në këto kushte ku PSja nuk ka as alternative dhe as moral politik me kryetarin aktual të Bashkisë në Burg.

Vendimi i sotëm është që pas zgjedhjeve në rast humbje askush mos ti kërkojë askujt dorheqje dhe të gëzohen postet qetësisht.

Skandaloze që PDja forca kryesore opozitare ka frikë garën dhe nuk jep alternativa por fshihet pas gishtit.

01/10/2025

Pas vjedhjes së zgjedhjeve nga PS-ja Jozefina Topalli ka një propozim për socialistët

“Të reklaksohemi të pimë një kafe, të njihemi dhe ta miratojm kalendarin ta myllim kët punë”

E Turpshme kush na përfaqëson.

Pse PD nuk ben analize për zgjedhjet në Qarkun FierNë vitin 2021 opozita mori 75.000 Vota te konvertuara në 6 Mandate Në...
30/09/2025

Pse PD nuk ben analize për zgjedhjet në Qarkun Fier

Në vitin 2021 opozita mori 75.000 Vota te konvertuara në 6 Mandate

Në 2025 ka marrë 39.000 vota të konvertuara në 4 Mandate

PS ka rritur vetëm 6 mijë vota por ka shtuar 3 mandate duke marr rezultat 12-4 me mandate.

Pse nuk ka askush guximit të flas se Gazmend Bardhi që në momentin kur u zgjodh drejtues donte në listë të sigurtë në vendin e 4-tërt Sajmir Korreshin dhe bëri luftë të madhe që ai mos ishte i 5sti dhe pse vendi i 5 pestë ishte sërish listë e mbyllur.
Në ditën e fundit u ndryshua lista dhe Eduart Sharka kaloi në vendin e 5stë ndërkohë Saimit Korreshi në vendin e 4tërt.

Pse askush nuk ka guximin të flas se në Primare Sajmir Korreshi u mbështet nga Xhindolët e Lushnjes por gjatë fushatës Xhindolët mbështetën hapur Partinë Socialiste dhe i dhanë ultimatum Korres**t të mos bënte fushatë.

Fushata bëhet duke siguruar vota dhe jo duke nxjerr Shalqi dhe Kastravec në facebook.

Pse askush nuk del të thotë se Luan Baçi nuk bëri një ditë fushatë në Fier dhe nuk mbështeti asnjë kandidat të PDsë

Pse askush nuk del të thotë se kandatia e Partisë së Lirisë nuk ishte një ditë në Fier po ishte në Tiranë për të nxjerr deputet Ilirin e madhërishëm nga 313ta.

Pra listat e mbyllura në Fier nuk punuan një ditë në terren nuk bënë takime derë më derë nuk penguan në asnjë moment bandat apo s**t blerjen e votës duke i lënë terren të lirë Belindës dhe bandës së saj të zagarëve.

Një Opozitë që bën fushatë me poste të sponsorizuar në facebook nuk mund të fitojë.

Fakti që Gazmend Bardhi vendosi veton për Sajmir Korreshin në vendin e 4tërt tregon qartë se në këtë qark ka pasur marrveshje paraprake dhe rezultatin e ka vendosur Gazi para zgjedhjeve.

Ti gëzojmë pazarxhinjtë e PDsë

Njerëzit që i duhen Partisë Demokratike 💙
29/09/2025

Njerëzit që i duhen Partisë Demokratike 💙

Sa like shkojnë për Doktor Halim Kosovën👇👇
25/09/2025

Sa like shkojnë për Doktor Halim Kosovën👇👇

PSE PARTIA DEMOKRATIKE KA NJEVOJË PËR FIGURA TË REJA POLITIKE DHE REFORMIM Në zgjedhjet e 11 Majit Partia Demokratike nu...
24/09/2025

PSE PARTIA DEMOKRATIKE KA NJEVOJË PËR FIGURA TË REJA POLITIKE DHE REFORMIM

Në zgjedhjet e 11 Majit Partia Demokratike nuk mori rezultat të mirë dhe pësoj humbje për shkak të disa faktorëve që ndikuan në zgjedhje si:

- Sh*tblerja e votës
- Përdorimi administratës në fushtatë dhe resurseve qeveritare
- Manipulimi dhe vjedhja në qendrat e votimit përdorimi i trenit bullgar
- Përdorimi i kontigjentëve kriminal në mbështetje të kandidatëve të pozitës
- Nxjerrja e akteve normative në kundërshtim me kodin zgjedhor si falja e gjobave
A
Përtej këtyre faktorëve Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë politike në lidhje me kontributin e secilit kandidat në zgjedhjet e 11 Majit.
Aa
Në zgjedhjet parlamentare në total opozita mori 482279 vota

Ku 7900 vota vijne nga Partia e Lirisë 4 Mandate
3880 PBDNJ 1 Mandat
3786 Vota Partia Republikane 1 Mandat
1991 Vota PDIU mori 1 Madat

Aleatët përjashtuar Agron Dukën kanë sjellë rreth 18.000 vota dhe kanë marrë 7 Mandate pra praktikisht 1 mandat per 2500 vota.

Opozita kishte ne keto zgjedhje 186 kandidate ne gjithe Shqiperine dhe u votuan nga 482279 persona

Ju sjell ne mendje 12 kandidate qe u kandiduan per her te pare nga PD-ja dhe arriten te mbledhin rreth 100.000 Vota konkretisht:

1- Ilir Alimehmeti Tiranë - 18128 Vota

2- Parid Mahmutaj Berta - 7529 Vota

3- Basir Çollaku Diber - 5254 Vota

4- Arjan Ndoja Durres - 9167 Vota

5- Aulon Kalaja Durres - 8120 Vota

6- Gentian Çela Fier - 7880 Vota

7- Fidel Kreka Korçë - 7009 Vota

8- Jonida Mazelliu Korçë - 5446 Vota

9- Kristiano Koçibelli Korçë - 5429 Vota

10- Shkelqim Shehu Kukës - 7944 Vota

11- Gjin Gjoni Lezhe - 10285 Vota

12- Tedi Koliku Shkoder - 6874 Vota

Nderkohe qe 174 kandidate te tjere kane marre 380.000 vota

Kjo tregon qartazi se fryma e re dhe kandidatet e rinj ne PD jane makineri votash pasi nuk mbajne mbi vete kosto dhe kunsum politik.

Nese PD do bej reformi te them dhe riformati do arrij ta shemb diktatorin Rama dhe ta ndal fenomenin e vjedhjes se votes.

Krahu i majte dhe i djathe iken tashi e ka rradhen kallami
23/09/2025

Krahu i majte dhe i djathe iken tashi e ka rradhen kallami

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Djathtas.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share