06/09/2026
Në 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, një koncert festiv hapi siparin e festimeve treditore në Katedralen e Vaut të Dejës.
E shuguruar në vitin 2008, kjo është Katedralja e parë në botë kushtuar Nënë Terezës. Guri i parë i themelit u vendos në vitin 2002, si një dëshmi e nderimit për veprën dhe përkushtimin e saj ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë.
Sot, Katedralja mbetet një vatër e rëndësishme e besimit, bamirësisë dhe solidaritetit, duke përcjellë çdo 5 shtator mesazhin e përjetshëm të Nënë Terezës: dashuri dhe shërbim ndaj tjetrit.❤️