Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë Gjykata e Lartë ndodhet në majën e piramidës së pushtetit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, si gjykata më e lartë në vend, luan një rol vendimtar në vendosjen e drejtësisë dhe standardit të punës së gjyqësorit. Gjykata e Lartë i shërben publikut dhe promovon besimin e tij në gjyqësorin në tërësi, duke mbrojtur parimet e pavarësisë, paanësisë, drejtësisë, besueshmërisë dhe aksesit transparent për të gjithë. Vendimmarrja në gjyqësorin e Republikë

s së Shqipërisë mbështetet në këto parime me rëndësi: qasja, efektiviteti, efikasiteti, barazia, dinjiteti, paanshmëria, besueshmëria, respekti, përgjegjësia dhe transparenca. Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë gjithashtu luan një rol me rëndësi në krijimin e standardit se si gjykatat e ndajnë informacionin, se si ato komunikojnë me publikun dhe se si i edukojnë qytetarët. Efektshmëria në dhënien e drejtësisë rritet nga aftësia dhe vullneti i gjykatës për të komunikuar lidhur me procesin në një formë të hapur, konsekuente dhe strategjike. Kjo faqe në Facebook e Gjykatës së Lartë mund të shërbejë si një faqe e parë orientuese për të gjithë përdoruesit e mediave sociale të cilët kërkojnë informacion lidhur me sistemin e gjykatave në Shqipëri në përgjithësi dhe lidhur me çështjet e Gjykatës së Lartë në veçanti.

📍 Limassol, Qipro | 12 qershor 2026 Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, merr pjesë në Konferencën e Rrjetit të P...
12/06/2026

📍 Limassol, Qipro | 12 qershor 2026
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, merr pjesë në Konferencën e Rrjetit të Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian.
⚖️ Konferenca bën bashkë Kryetarët e Gjykatave të Larta të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe drejtues të gjykatave dhe institucioneve gjyqësore evropiane e ndërkombëtare, duke krijuar një forum të rëndësishëm dialogu mbi sfidat aktuale të drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Punimet e konferencës trajtojnë tema me rëndësi të veçantë, si: “Shteti i së Drejtës: Sfidat e Shekullit XXI” dhe “Mbrojtja e të Drejtave të Individëve në Hapësirën Digjitale – Ndikimi i Aktit për Shërbimet Digjitale (Digital Services Act)”
🤝 Pjesëmarrja e Kryetarit Sadushi në këtë forum pasqyron angazhimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë për të qenë pjesë aktive e dialogut gjyqësor evropian, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.

📢 NJOFTIM PËR VENDE VAKANTEGjykata e Lartë shpall procedurat për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil gjyqësor...
09/06/2026

📢 NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE
Gjykata e Lartë shpall procedurat për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive.
❗ 2 (dy) vende vakante, “Specialist” në Qendrën e Dokumentacionit, (kategoria ekzekutive, IV-1).
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret ligjore ftohen të njihen me njoftimin e plotë dhe dokumentacionin përkatës, si dhe me afatet e aplikimit.
📄 Njoftimi i plotë në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë: �https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/NJOFTIM_PER_SHPALLJE_PER_LEVIZJE_PARALELE_DHE_PRANIM_NE_SHERBIMIN_CIVIL_GJYQESOR_NE_KATEGORINE_EKZEKUTIVE_08_06_2026_e9158b746d.pdf

📈 Pasqyrë e aktivitetit gjyqësor të Gjykatës së Lartë për muajin Maj 2026, përmes treguesve kryesorë të vendimmarrjes. Ç...
08/06/2026

📈 Pasqyrë e aktivitetit gjyqësor të Gjykatës së Lartë për muajin Maj 2026, përmes treguesve kryesorë të vendimmarrjes. Çështjet e prapambetura (backlog): 12,356 çështje. Gjykata e ka ulur stokun me 65% nga viti 2020.

⚖️ Njohje me praktikën/vendimmarrje të reja për Kolegjin AdministrativKolegji Administrativ, me vendimin nr. Nr. 00-2026...
04/06/2026

⚖️ Njohje me praktikën/vendimmarrje të reja për Kolegjin Administrativ
Kolegji Administrativ, me vendimin nr. Nr. 00-2026-2230 (15), datë 20.01.2026, trajtoi çështjen: “Akti normativ nënligjor vetëzbatues: legjitimimi aktiv i individit të cenuar dhe kufijtë e kontrollit gjyqësor”.
🔗 Lexoni vendimin: https://app.gjykataelarte.gov.al/vendime-seance-gjyqsore (𝗡𝗿. 𝟬𝟬-𝟮𝟬𝟮𝟲-𝟮𝟮𝟯𝟬 (𝟭𝟱), 𝟮𝟬.𝟬𝟭.𝟮𝟬𝟮𝟲)
📌 Kolegji vlerësoi se akti normativ nënligjor që ka karakter vetëzbatues dhe prodhon pasoja juridike të menjëhershme pa ndërmjetësimin e një akti individual zbatues, i nënshtrohet kontrollit të plotë të ligjshmërisë gjyqësore dhe individi i prekur gëzon legjitimim aktiv.
📌 Në analizën e legjitimimit aktiv, vetëzbatueshmëria ka rëndësi jo për të ndryshuar natyrën juridike të aktit, por për të vlerësuar nëse subjekti privat ka një cenim aktual dhe të drejtpërdrejtë, që e lejon të vërë në lëvizje juridiksionin.
Kolegji theksoi se përdorimi i elementeve identifikues nuk e individualizon normën, por e bën vendimin të zbatueshëm, pa dalë jashtë objektit të padisë. Po kështu, përmendja e licencave në dispozitiv nuk përbën dalje jashtë objektit të padisë, pasi ato shërbejnë vetëm për individualizimin e segmentit normativ të kontestuar nga vetë paditësi dhe të pasojës së drejtpërdrejtë që norma ka prodhuar ndaj tij.

📍 Tiranë | 4 Qershor 2026⚖️ Në ceremoninë e përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit për forcimin e kapaciteteve të Shko...
04/06/2026

📍 Tiranë | 4 Qershor 2026
⚖️ Në ceremoninë e përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit për forcimin e kapaciteteve të Shkollës së Magjistraturës, Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, vuri theksin te roli vendimtar që ka formimi profesional i magjistratëve në garantimin e një drejtësie cilësore, efikase dhe të besueshme.
Sadushi: “Magjistrati i ri nuk hyn në sistem vetëm për të zbatuar norma. Ai hyn në një detyrë ku duhet të dëgjojë, të arsyetojë, të pranojë debatin, të përballet me presionin dhe të mos e zëvendësojë drejtësinë me formalizëm. Në fund, vlera e një projekti nuk matet me raportet që mbyllen sot, por me standardin që mbetet nesër në mënyrën si përzgjedhim, formojmë dhe trajnojmë magjistratët.”
Duke vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, z. Sadushi theksoi se investimi në përzgjedhjen, formimin dhe zhvillimin profesional të magjistratëve është investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e drejtësisë dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.

Fjala e plotë: 🔗 https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/fjalime/nga-mbeshtetja-ne-standard:-shkolla-e-magjistratures-dhe-pergjegjesia-per-cilesine-e-drejtesise

📢 NJOFTIM - Nis procedura për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar nga Kolegjet e Bashkuara. ⚖️ Kolegjet e Bash...
02/06/2026

📢 NJOFTIM - Nis procedura për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar nga Kolegjet e Bashkuara.
⚖️ Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë do të shqyrtojnë nevojën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar me vendimin unifikues nr. 3, datë 24.11.2016, lidhur me përllogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
📌 Çështja është dërguar për shqyrtim nga Kolegji Administrativ, i cili ka vlerësuar se disa aspekte të praktikës ekzistuese kërkojnë rivlerësim në dritën e standardeve të përcaktuara nga jurisprudenca kushtetuese.
Vendimin e plotë e lexoni këtu: https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/vendime-te-ndermjetme-per-njesiminndryshimin-e-praktikes-gjyqesore

📘Buletini tematik nr. 20 - Jurisprudencë e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë mbi prokurimet publike.Në faqen z...
02/06/2026

📘Buletini tematik nr. 20 - Jurisprudencë e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë mbi prokurimet publike.
Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë është publikuar buletini tematik, i aksesueshëm në linkun:🔗 https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/buletini/buletini-tematik-nr.-20-jurisprudence-e-kolegjit-administrativ-te-gjykates-se-larte-mbi-prokurimet-publike
Ky buletin përmbledh dhe evidenton qëndrimet kryesore të Kolegjit Administrativ në çështje që lidhen me:
🔹 standardin e kontrollit gjyqësor ndaj masave administrative për shkeljet në procedurat e prokurimit publik;
🔹 ankimin administrativ dhe kontrollin gjyqësor në procedurat e prokurimit publik;
🔹 kontratat administrative të prokurimit publik dhe mosmarrëveshjet që lindin nga zbatimi i tyre.
📌 Në buletin janë përfshirë 13 vendime të përzgjedhura të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.
❗ Njihu me jurisprudencën në JUDIX – Abonohu në JUDIX për t’u njohur me jurisprudencën e përzgjedhur të Gjykatës së Lartë: 🔗 https://judix.gjykataelarte.gov.al/

📍 Prishtinë | 25 maj 2026🤝⚖️Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, mbajti një ligjëratë të hapur në Fakulteti Jurid...
25/05/2026

📍 Prishtinë | 25 maj 2026
🤝⚖️Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, mbajti një ligjëratë të hapur në Fakulteti Juridik/Faculty of Law-UP të Universitetit të Prishtinës me temë:
“Shteti i së drejtës si kulturë publike: përgjegjësia e institucioneve dhe e shoqërisë”.
Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por një përgjegjësi e përbashkët që ndërtohet çdo ditë nga institucionet dhe shoqëria.
📚 Një diskutim mbi rolin e politikës, medias, universiteteve dhe vetë sistemit të drejtësisë në forcimin e shtetit të së drejtës. Lexoni të plotë: 🔗 https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/fjalime/shteti-i-se-drejtes-si-kulture-publike:-pergjegjesia-e-institucioneve-dhe-e-shoqerise
https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/media/kryetari-i-gjykates-se-larte-ne-universitetin-e-prishtines:-shteti-i-se-drejtes-nuk-eshte-vetem-institucion-por-kulture-publike

📢 𝗕𝗨𝗟𝗘𝗧𝗜𝗡𝗜 𝗜𝗡𝗙𝗢𝗥𝗠𝗔𝗧𝗜𝗩 𝗣𝗘𝗥𝗜𝗢𝗗𝗜𝗞 𝗡𝗿. 𝟰 – 𝟮𝟬𝟮𝟲🔗 Lexo Buletinin: [https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/buletini]Në këtë...
22/05/2026

📢 𝗕𝗨𝗟𝗘𝗧𝗜𝗡𝗜 𝗜𝗡𝗙𝗢𝗥𝗠𝗔𝗧𝗜𝗩 𝗣𝗘𝗥𝗜𝗢𝗗𝗜𝗞 𝗡𝗿. 𝟰 – 𝟮𝟬𝟮𝟲
🔗 Lexo Buletinin: [https://www.gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/buletini]
Në këtë numër do të gjeni:
⚖️ Kolegji Administrativ – 8 vendime
⚖️ Kolegji Penal – 8 vendime
⚖️ Kolegji Civil – 8 vendime
⚖️ Kolegjet e Bashkuara – 1 vendim i përmbledhur
🔹 5 vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)
Rubrika “Njohje e Praktikës së Huaj” përfshin 5 vendime të përzgjedhura të gjykatave të huaja.
❗ Abonohu në JUDIX për t’u njohur me jurisprudencën e përzgjedhur të Gjykatës së Lartë, duke plotësuar të dhënat në linkun: [https://judix.gjykataelarte.gov.al/]

📢 NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS GJYQËSORE❗ Pyetja e shtruar: A mund të shqyrtohet në gjykim kërkimi për dëmshpërbli...
21/05/2026

📢 NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS GJYQËSORE
❗ Pyetja e shtruar: A mund të shqyrtohet në gjykim kërkimi për dëmshpërblim, i paraqitur nga punonjësi i Policisë së Shtetit për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, kur ai nuk ka kundërshtuar aktin e largimit nga detyra, apo kundërshtimi i këtij akti përbën parakusht të domosdoshëm për lindjen dhe shqyrtimin e së drejtës për dëmshpërblim?

Address

Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë:

Share

Category