Pensionistët Bashkë

Pensionistët Bashkë Pensionistë, bashkohuni për të kërkuar rritjen e pensioneve përmes miratimit të Minimumin Jetik.

Pyetje pa përgjigje. Disa pyetje që secili prej nesh i ben ne heshtje, por që mbeten pa përgjigje logjike prej vitesh .....
12/02/2026

Pyetje pa përgjigje.

Disa pyetje që secili prej nesh i ben ne heshtje, por që mbeten pa përgjigje logjike prej vitesh ..

​ -Paradoksi i "Vendit të pasur me
njerëz të varfër"
​Pyetja.. Si është e mundur që një vend me dy dete, me pasuritë më të mëdha nëntokësore në Ballkan (naftë, krom, bakër), me burime ujore të pafundme dhe me 300 ditë diell, nuk arrin të sigurojë mirëqenie e cilësi jete, por detyron jo vetem rininë të emigrojë?..

​- Misteri i Pronës (Ligji 7501)
​Pyetja.. Kush është pronari i vërtetë i tokës në Shqipëri?
Pas 35 viteve tranzicion, askush nuk mund t'i japë një përgjigje përfundimtare kësaj. Ka qytetarë që kanë certifikatën e pronësisë, qytetarë që kanë tapinë e vjetër të mbretërisë, dhe qytetarë që e kanë marrë me ligjin 7501. Ky lëmsh juridik a nuk është "vrasësi" i vërtetë i bujqësisë.?

​- "Shqiptarë dembelë apo te suksesshëm "
​Pyetja.. Pse shqiptarët janë kaq punëtorë ,të suksesshëm dhe të disiplinuar kur shkojnë në Gjermani, Greqi, Itali, Angli apo gjetkë , por nuk arrijnë të ndërtojnë të njëjtin sistem funksional brenda shtëpisë së tyre?
Pse sapo kalojmë kufirin, "softueri" ynë ndryshon, ndërsa brenda vendit jemi në konflikt të vazhdueshëm me rregullin.?

-​ Kostot e Çmendura
​Pyetja… Si shpjegohet që çmimet e ushqimeve, karburanteve, të shërbimit mjekësor, apo dhe të apartamenteve në Tiranë e kudo janë të barabarta me Berlinin apo Romën, ndërkohë që rroga mesatare është 4-5 herë më e ulët?
Matematikisht kjo nuk del, ekonomikisht është një mister që asnjë shqiptar nuk di ta shpjegojë me shifra, por vetëm me supozime për qarkullim të "parasë së pistë ".

​ -"Pse-ja" e fshatit të braktisur…
​Pyetja… Pse po hamë produkte importi pa shije dhe të dyshimta nga vende të largëta, kur toka jonë është pothuaj djerrë dhe e gatshme për të prodhuar ushqimin më cilësor në Evropë?
Kjo është pyetja që godet direkt "degjenerimin" total të bujqësisë, por që asnjë qeveri nuk i ka dhënë përgjigje ligjore

​Dhe si për humor..
Pyetja e vetme që një shqiptar nuk i kthen dot përgjigje, është kur e pyet kamarieri.. " Kush do ta paguajë faturën ?" Ne ate moment fillon revolta kush ta rrëmbejë faturën i pari..

Rifat Kullolli

09/02/2026

Pensionistët ish-minatorë do të protestojnë para Parlamentit të enjten, më 12 shkurt, në orën 10:00, për t’i bërë thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht nga partia politike, të votojnë Statusin e Minatorit.

30/01/2026

Flet pensionisti Qani Shino.

Pensionistë bashkohuni sepse qeverisa vetëm po na mashtron.

27/01/2026

Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit. Fjala e pensionistit Qani Shino

21/01/2026

Fjala e pensionistit ish minator Durim Pere në protestën për rritje pensionesh dhe status minatori.

20/01/2026

Fjala e pensionistit dhe ekspertit të ekonomisë Eduard Koruni, në protestën e Lëvizjes BASHKË, kundër korrupsionit dhe varfërisë.

19/01/2026

Fjala e pensionistit Qani Shino në protestën e Lëvizjes BASHKË kundër korrupsionit dhe varfërisë.

18/01/2026

Protestë
E hënë (19 Janar) ora 17:30, para parlamentit.

17/01/2026

Gjatë vitit 2025 në të gjithë Ballkanin u rriten pensionet përveç se në Shqipëri. Bashkohu në protestë të hënën, ora 17:30, para Parlamentit.

16/01/2026

Thirrje nga pensionisti
Qani Shino.

15/01/2026

Të hënën (19 Janar), ora 17:30, protestojmë të gjithë para parlamentit.

Thirrje nga pensionisti Qani Shino.

Address

Rruga George W. Bush
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pensionistët Bashkë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share