Mediateka Aidssh

Mediateka Aidssh Mediateka e Arkivit të Ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991

"𝑮𝒆𝒛𝒐𝒋𝒖 𝒎𝒐𝒋 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊,  𝒂𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒆𝒇𝒓𝒊𝒎,𝒔𝒆 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊 𝒊 𝒓𝒊 𝒌𝒓𝒆𝒋𝒕 𝒕𝒆 𝒌𝒂 𝒅𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒍𝒒𝒊𝒎”.Këto vargje të p...
28/02/2026

"𝑮𝒆𝒛𝒐𝒋𝒖 𝒎𝒐𝒋 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊,
𝒂𝒏𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒆𝒇𝒓𝒊𝒎,
𝒔𝒆 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊 𝒊 𝒓𝒊
𝒌𝒓𝒆𝒋𝒕 𝒕𝒆 𝒌𝒂 𝒅𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒍𝒒𝒊𝒎”.

Këto vargje të poezisë së Hajrulla Ersekës, dedikuar Mehdi Frashërit, ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1936 dhe funksionar i lartë shtetëror janë pjesë e dokumenteve në dosjen nr. 6. Po ashtu, në dokumente evidentohet përpjekjet e Frashërit për emigrim drejt Egjiptit dhe Lindjes së Mesme, si dhe formimin e një Komiteti Qendror në Kajro nën drejtimin e Ahmet Zogut. Në total, dy dosjet nr. 6, dhe nr. 6/1 të përbëra nga 257 faqe dokumente gjithësej hedhin dritë mbi veprimtarinë dhe ndikimin e tij në historinë e Shqipërisë.

👉 𝑃𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑒𝑥𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑢𝑙𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑙𝑜𝑡𝑎, 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑧𝑖𝑡𝑜𝑛𝑖 https://aidssh.al/
🔗 Për të gjithë të interesuarit, materialet arkivore të Autoritetit të Dosjeve mund të jetë në dispozicion përmes AIDSSH, duke plotesuar formularët përkatës, në përputhje me ligjin 45/2015.

Mehdi bej Frashëri ishte një nga politikanët dhe diplomatët më të shquar shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, p...
28/02/2026

Mehdi bej Frashëri ishte një nga politikanët dhe diplomatët më të shquar shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, përfaqësues i Shqipërisë për 15 vite në Lidhjen e Kombeve dhe më parë në shërbim të administratës osmane si nënprefekt i Thrakisë dhe Guvernator i Jerusalemit. Veprimtaria e tij politike, nga shpallja e Pavarësisë më 1912 deri në largimin nga Shqipëria në vitin 1944, përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë shtetërore shqiptare, i shoqëruar edhe me pasojat e rënda që familja e tij përjetoi gjatë regjimit komunist.
AIDSSH publikon disa dokumente të përzgjedhura nga dosja arkivore e krijuar nga Sigurimi i Shtetit mbi veprimtarinë politike dhe historike të Mehdi Frashërit, të cilat hedhin dritë mbi një periudhë të ndërlikuar të historisë shqiptare gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

📜 𝑫𝒐𝒔𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓𝒎𝒃𝒂𝒏:
▪️ 𝑇𝘦𝑙𝘦𝑔𝘳𝑎𝘮 𝘯𝑔𝘢 𝘈𝑑𝘰𝑙𝘧 𝘏𝑖𝘵𝑙𝘦𝑟 𝑑𝘳𝑒𝘫𝑡𝘶𝑎𝘳 𝘒𝑟𝘺𝑒𝘵𝑎𝘳𝑖𝘵 𝘵𝑒̈ 𝐾𝘦̈𝑠𝘩𝑖𝘭𝑙𝘪𝑡 𝑡𝘦̈ 𝘙𝑒𝘨𝑗𝘦𝑛𝘤𝑒̈𝘴 𝘥ℎ𝘦 𝘔𝑒𝘩𝑑𝘪 𝘍𝑟𝘢𝑠𝘩𝑒̈𝘳𝑖𝘵
▪️ 𝑅𝘢𝑝𝘰𝑟𝘵𝑒 𝑚𝘣𝑖 𝑎𝘳𝑟𝘢𝑡𝘪𝑠𝘫𝑒𝘯 𝘦 𝘧𝑖𝘨𝑢𝘳𝑎𝘷𝑒 𝑝𝘰𝑙𝘪𝑡𝘪𝑘𝘦 𝘴ℎ𝘲𝑖𝘱𝑡𝘢𝑟𝘦 𝘥𝑟𝘦𝑗𝘵 𝘌𝑔𝘫𝑖𝘱𝑡𝘪𝑡
▪️ 𝘐𝑛𝘧𝑜𝘳𝑚𝘢𝑡𝘢 𝘮𝑏𝘪 𝘬𝑜𝘯𝑡𝘢𝑘𝘵𝑒𝘵 𝘱𝑜𝘭𝑖𝘵𝑖𝘬𝑒 𝑑𝘩𝑒 𝑝𝘦̈𝑟𝘱𝑗𝘦𝑘𝘫𝑒𝘵 𝘱𝑒̈𝘳 𝘧𝑜𝘳𝑚𝘪𝑚𝘪𝑛 𝑒 𝑛𝘫𝑒̈ 𝑞𝘦𝑣𝘦𝑟𝘪𝑒 𝑠𝘩𝑞𝘪𝑝𝘵𝑎𝘳𝑒 𝑛𝘦̈ 𝘮𝑒̈𝘳𝑔𝘪𝑚
▪️ 𝘚ℎ𝘬𝑟𝘦𝑠𝘢 𝘱𝑒̈𝘳 𝘴𝑖𝘨𝑢𝘳𝑖𝘮𝑖𝘯 𝘦 𝘶𝑑𝘩𝑒̈𝘵𝑖𝘮𝑒𝘷𝑒 𝑔𝘫𝑎𝘵𝑒̈ 𝑜𝘬𝑢𝘱𝑎𝘤𝑖𝘰𝑛𝘪𝑡 𝑔𝘫𝑒𝘳𝑚𝘢𝑛
▪️ 𝘉𝑖𝘰𝑔𝘳𝑎𝘧𝑖 𝑎𝘳𝑘𝘪𝑣𝘰𝑟𝘦 𝘥ℎ𝘦 𝘮𝑎𝘵𝑒𝘳𝑖𝘢𝑙𝘦 𝘮𝑏𝘪 𝘢𝑘𝘵𝑖𝘷𝑖𝘵𝑒𝘵𝑖𝘯 𝘱𝑜𝘭𝑖𝘵𝑖𝘬
▪️ 𝐷𝘰𝑘𝘶𝑚𝘦𝑛𝘵𝑒 𝑚𝘣𝑖 𝑛𝘥𝑎𝘳𝑗𝘦𝑛 𝑛𝘨𝑎 𝑗𝘦𝑡𝘢 𝘥ℎ𝘦 𝘷𝑎𝘳𝑟𝘪𝑚𝘪𝑛
▪️ 𝘍𝑜𝘵𝑜 𝑜𝘳𝑖𝘨𝑗𝘪𝑛𝘢𝑙𝘦 𝘥ℎ𝘦 𝘥𝑒̈𝘴ℎ𝘮𝑖 𝑙𝘦𝑡𝘳𝑎𝘳𝑒 𝑘𝘶𝑠𝘩𝑡𝘶𝑎𝘳 𝘧𝑖𝘨𝑢𝘳𝑒̈𝘴 𝘴𝑒̈ 𝑡𝘪𝑗
𝐾𝘦̈𝑡𝘰 𝘥𝑜𝘬𝑢𝘮𝑒𝘯𝑡𝘦 𝘱𝑎𝘳𝑎𝘲𝑒𝘴𝑖𝘯 𝘯𝑗𝘦̈ 𝘱𝑎𝘯𝑜𝘳𝑎𝘮𝑒̈ 𝑡𝘦̈ 𝘻ℎ𝘷𝑖𝘭𝑙𝘪𝑚𝘦𝑣𝘦 𝘱𝑜𝘭𝑖𝘵𝑖𝘬𝑒, 𝘥𝑖𝘱𝑙𝘰𝑚𝘢𝑡𝘪𝑘𝘦 𝘥ℎ𝘦 𝘴ℎ𝘰𝑞𝘦̈𝑟𝘰𝑟𝘦 𝘵𝑒̈ 𝑘𝘰ℎ𝘦̈𝑠, 𝘥𝑢𝘬𝑒 𝑜𝘧𝑟𝘶𝑎𝘳 𝘯𝑗𝘦̈ 𝘣𝑢𝘳𝑖𝘮 𝘵𝑒̈ 𝑣𝘺𝑒𝘳 𝘱𝑒̈𝘳 𝘴𝑡𝘶𝑑𝘪𝑢𝘦𝑠𝘪𝑡 𝑑𝘩𝑒 𝑝𝘶𝑏𝘭𝑖𝘬𝑢𝘯 𝘦 𝘨𝑗𝘦𝑟𝘦̈.

👉 Për të lexuar më shumë dhe për të konsultuar dokumentet e plota, mund të vizitoni https://aidssh.al/
🔗 Për të gjithë të interesuarit, materialet arkivore të Autoritetit të Dosjeve mund të jetë në dispozicion përmes AIDSSH, duke plotesuar formularët përkatës, në përputhje me ligjin 45/2015.

📜 26 SHKURT 1951 – AKTI I PUSHTETIT. ⚖️⚖️⚖️ 10 GUSHT 1991 – AKTI I PAFAJËSISË. Më 26 shkurt 1951, një grup intelekualësh...
27/02/2026

📜 26 SHKURT 1951 – AKTI I PUSHTETIT. ⚖️⚖️⚖️ 10 GUSHT 1991 – AKTI I PAFAJËSISË.

Më 26 shkurt 1951, një grup intelekualësh shqiptarë, mes tyre dhe shkencëtarja e parë shqiptare femër, biologia Sabiha Kasimati, u pushkatuan pa gjyq, bazuar në Vendimin nr. 64, datë 27.02.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.
⏩Ata u akuzuan kolektivisht për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit popullor, propagandë, spiunazh dhe përpjekje për rrëzim të regjimit, pa u mbështetur në prova konkrete. 📄

Pas 40 vitesh, familjarët e viktimave, me një letër datë 24.06.1991, iu drejtuan Kuvendit Popullor, Presidentit të Republikës, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke kërkuar:

sqarimin e rrethanave të pushkatimit;

numrin e saktë të viktimave'

vendndodhjen e varrit të përbashkët;

Pas shqyrtimit të kërkesës, Pleniumi i Gjykatës së Lartë, kryesuar nga Kleanthi Koci, me Vendimin nr. 64, datë 10.08.1991, vendosi:
➡️ prishjen e Vendimit nr. 64 të vitit 1951,
➡️ pushimin e çështjes penale,
➡️ duke e konsideruar vendimin fillestar të kundërligjshëm dhe të pambështetur në prova.

📌 Ky vendim përbën AKTIN ZYRTAR TË PAFAJËSISË për viktimat e 22 shkurtit 1951.

Dosja nr. 1687 në Arkivin e Sigurimit të Shtetit, në AIDSSH dokumenton se listat e dënimit janë ndërtuar mbi:

prejardhjen shoqërore,

formimin arsimor,

pozita të mëparshme,

dhe vlerësime politike,
pa prova faktike për veprimtari penale. 📂

🕊️ 10 gushti 1991 shënon momentin kur shteti shqiptar njohu zyrtarisht padrejtësinë historike të kryer më 22 shkurt 1951.
Për më shumë, ju ftojmë te konsultoni dosjen e mësipërme përkundrejt plotësimit të formularit : https://aidssh.al/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/

📅 75 VJET nga dita e pushkatimit pa gjyq të Sabiha Kasimatit dhe 21 intelekualëve.Më 26 shkurt 1951, pa gjyq dhe pa asnj...
26/02/2026

📅 75 VJET nga dita e pushkatimit pa gjyq të Sabiha Kasimatit dhe 21 intelekualëve.
Më 26 shkurt 1951, pa gjyq dhe pa asnjë provë, Sabiha Kasimati, vetëm 38 vjeçe, u ekzekutua së bashku me 21 intelektualë të tjerë. Një mendje e shndritshme dhe e lirë u ndalua nga frika e një regjimi që urrente dijen dhe dinjitetin.

👁️Në arkivin e Sigurimit të Shtetit administruar nga AIDSSH, ruhet Dosja nr. 1687 e cila përmban, ndër të tjera, emrat e të pushkatuarve pa gjyq, raportet informative dhe dokumentacionin e vendimeve që formalisht i shpallnin “fajtorë” pa prova konkrete.
🔎 Për të mësuar më shumë mbi dosjen e krijuar nga Sigurimi për këtë ngjarje ju ftojmë të plotësoni formularin :https://aidssh.al/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/

26 Shkurti është një ditë për të reflektuar mbi atë çfarë mund të bëjë frika e pushtetit ndaj dijes, por edhe për të nderuar ata që nuk u përkulën.

👉Çdo vit, më 26 shkurt, Autoriteti i Autoriteti Dosjeve përkujton me respekt dhe mirënjohje 22 intelektualët e shquar të ekzekutuar pa gjyq, për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike.

🌟 Aktivitetet e realizuara për këtë datë nga AIDSSH:

2017 – Në 105-vjetorin e lindjes së Sabiha Kasimatit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me mbështetje nga Ambasada Italiane dhe Biblioteka Kombëtare, organizoi një takim ku u dorëzua teza e diplomës së saj, e mbrojtur në Itali. Gjatë takimit u diskutua vendosja e emrit të saj në Muzeun e Shkencave të Natyrës, si nderim për kontributin në shkencë dhe shoqëri.

2018 – Familjet Luga dhe Kaceli morën dosjet e familjarëve të tyre të pushkatuar pa gjyq gjatë periudhës së bombës sovjetike.

2018 – Në ditën e parë të vitit akademik universitar 2018-2019, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përuroi këndin e kujtesës së studiueses Sabiha Kasimati, në Muzeun e Shkencave të Natyrës që tashmë mban emrin e saj.
Aktivitetet u zhvilluan në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, studiues e familjarë.

2019 – Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit i propozoi Presidentit të Republikës vlerësimin me tituj nderi të të gjithë atyre që kontribuan në gjetjen dhe zhvarrimin e eshtrave, duke përfshirë edhe familjarët e viktimave. Presidenti nderoi me medalje 22 intelektualët e ekzekutuar dhe familjet e tyre. Rruga pranë vendit të ekzekutimit mori emrin “26 Shkurti” në nderim të tyre.

2020 – AIDSSH kryen homazhe në nderim të të ekzekutuarve në masakrën e 26 shkurtit.

2022 – Nxënës të shkollës "Jeronim de Rada" u njohën me Këndin e Kujtesës “Sabiha Kasimati”, udhëhequr nga studiuesja Dr. Ani Bajrami.

2023 – Në Muzeun Historik Kombëtar, me mbështetje nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, u shfaq “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, me autor Rovena Rrozhani - Shkrimtare per femije dhe regji të Suela Bakos. Nxënës të gjimnazit Andon Zako Çajupi dhe Qemal Stafa rikrijuan historitë e tri shkencëtareve: Sabiha Kasimati, Mari Kyri dhe Rozalinda Frenklin, duke sjellë në pah jetën dhe kontributin e tyre në shkencë.

🎬SOT më 26 shkurt 2026 - përkujtohet veçanërisht Sabiha Kasimati, shkencëtare dhe figurë emblematike e mendimit të lirë, përmes shfaqjes teatrore: “Mendje të bukura, shpirtra të lirë” . Vendi: holli i AIDSSH
Me Autor: Rovena Rozhani | Regji: Suela Bako. Të pranishëm mësues dhe nxënës të shkollave.

𝟐𝟔 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟏𝟗𝟓𝟏𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟐 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈📅Më 26 shkurt 1951, pa hetim dhe pa gjyq, u ekzek...
26/02/2026

𝟐𝟔 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟏𝟗𝟓𝟏
𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟐 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈

📅Më 26 shkurt 1951, pa hetim dhe pa gjyq, u ekzekutuan 22 intelektualë të shquar shqiptarë, përfaqësues të elitës kulturore, shkencore dhe profesionale të vendit. Ngjarja lidhet me incidentin e 19 shkurtit 1951 në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë, i cili u përdor si pretekst për një akt represioni politik nga regjimi komunist.

👥22 intelektualë, ndër to dhe Sabiha Kasimati, u arrestuan dhe u pushkatuan mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit pa e ditur arsyen përse, dhe pa pasur mundësi të mbroheshin. Kur viktimat nuk jetonin më, vetëm një ditë pas ekzekutimit të tyre , më datë 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh i përbërë nga tre vetë, dhanë vendimin nr.64 datë 27.02.1951, për dënimin me vdekje të 22 personave.
Familjet e të ekzekutuarve në korrik të vitit 1991 kërkuan pafajësinë e familjarëve të pushkatuar pa gjyq. Vendimi i Gjykatës së Lartë më 10 gusht 1991, i shpalli të pafajshëm 22 intelektualët e dënuar.

📂𝑫𝒐𝒔𝒋𝒂 𝒂𝒓𝒌𝒊𝒗𝒐𝒓𝒆 𝒆 𝒊𝒔𝒉-𝑺𝒊𝒈𝒖𝒓𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑺𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕

Në dosjen F.1 HGJ-1951-1687.A të administruar nga AIDSSh evidentohet lista emërore e personave të pushkatuar, materialet hetimore, raportet informative, si dhe dokumentacionin gjyqësor që çoi në një dënim kolektiv, të kundërligjshëm dhe të pambështetur në prova konkrete.

📑 𝑭𝒕𝒆𝒔𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒖𝒍𝒕𝒊𝒎
Të gjithë të interesuarit ftohen të konsultojnë dokumentacionin pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), kundrejt plotësimit të formularit për studiues/media.
https://aidssh.al/.../formular-aplikimi-per-kerkues-per.../

🔥 20 shkurt 1991 — Rrëzimi i përmendores  së Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” nuk ishte thjesht një akt simbolik, po...
20/02/2026

🔥 20 shkurt 1991 — Rrëzimi i përmendores së Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” nuk ishte thjesht një akt simbolik, por momenti historik që hapi një epokë të re për Shqipërinë. Ishte dita kur u shemb një mit dhe nisi një kapitull i ri për vendin.

🕰️ Fillimi i tranzicionit
Me këtë akt, Shqipëria hyri në një proces të thellë transformimi politik dhe shoqëror. Sistemi i vjetër po shpërbëhej, ndërsa realiteti i ri demokratik po formësohej mes pasigurive, shpresës dhe tronditjeve të forta shoqërore.

📄 Çfarë tregojnë dokumentet arkivore në Arkivin e AIDSSH:
Informacionet mbi këto zhvillime gjenden në Fondin 4, Dosjet nr. 117, 119 dhe 147 të vitit 1991, të cilat dokumentojnë në mënyrë të detajuar demonstratat dhe lëvizjet qytetare në Tiranë dhe rrethe. Raportet pasqyrojnë klimën e tensionuar politike dhe shoqërore, presionin e fortë popullor dhe përpjekjet e autoriteteve për të monitoruar dhe menaxhuar protestat, veçanërisht gjatë ditëve kyçe 19–21 shkurt 1991, me kulmimin më 20 shkurt.

🔎 20 shkurti nuk ishte thjesht rrëzim i një përmendoreje, ishte rrëzim i një epoke dhe lindje e një Shqipërie të re.

📸Fotografia: pjesë e dosjeve të Fondit 4 të Arkivit të Sigurimit të Shtetit. Autori i panjohur.
👉Nëse e dini autorin e kësaj fotografie, ju lutem na njoftoni në adresën zyrtare të AIDSSH: [email protected];
🤝kjo do të na ndihmojë ta dokumentojmë siç duhet dhe t’i japim meritat e duhura.
🙏Nëse keni fotografi personale që dëshironi t’i ndani për të pasuruar arkivin tonë, na i dërgoni në [email protected];
çdo kujtim ka vlerë dhe mund të bëhet pjesë e historisë sonë të përbashkët.

🔍 Për një konsultim të dosjeve në Arkivin e Autoritetit, ju lutem plotësoni formularin në linkun si vijon: https://aidssh.al/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/

Autoriteti Dosjeve Gentiana Mara Sula

📂 Jeta e Drita Çomos: nga hija e familjes te hija e dosjesDrita Çomo ishte bija e Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, dy fun...
19/02/2026

📂 Jeta e Drita Çomos: nga hija e familjes te hija e dosjes

Drita Çomo ishte bija e Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, dy funksionarëve të lartë të regjimit komunist deri në vitet ’60. Pas mënjanimit të tyre nga funksionet politike dhe shtetërore, familja u përball me persekutim të vazhdueshëm, burgime dhe internime, duke hyrë në një cikël të gjatë ndëshkimi politik. Që në moshën 3-vjeçare e deri në ndarjen e saj të parakohshme nga jeta, në moshën 23-vjeçare, Drita jetoi nën hijen e këtij ndëshkimi, duke shënuar çdo etapë të jetës së saj.

Dosja formulare 2A nr. 3497, e ruajtur në arkivin e AIDSSH-së, përmban vendime dhe plane masash që dëshmojnë mënyrën sistematike të survejimit ndaj individëve të konsideruar pjesë e “kontingjentit antiparti”. Ndjekja ndaj Dritës nisi në vitin 1974 dhe vijoi deri në vitin 1981, kur ajo ndërroi jetë.

Këto dokumente zbulojnë jo vetëm teknikat operative dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve të përdorur për kontrollin e saj, por edhe përpjekjet e vazhdueshme për të mbikëqyrur jetën e saj personale dhe shoqërore, madje edhe gjatë periudhës së rëndë të sëmundjes.

Dokumenti “Biografi” hedh dritë mbi lidhjen e pandashme mes jetës së Dritës dhe historisë së familjes së saj, duke treguar se në rrethana represive, biografia e një individi shpesh bëhet pasqyrim i drejtpërdrejtë i fatit të të gjithë familjes. Në mënyrë veçanërisht tronditëse, vendimi për ta marrë sërish në përpunim u mor vetëm tre muaj para vdekjes së saj, edhe pse ajo ndodhej në gjendje të rëndë shëndetsore, dëshmi e qartë e natyrës së pamëshirshme të aparatit të kontrollit.

📑 𝑭𝒕𝒆𝒔𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒖𝒍𝒕𝒊𝒎
Të gjithë të interesuarit ftohen të konsultojnë dokumentacionin pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), kundrejt plotësimit të formularit për studiues/media.
https://aidssh.al/en/studimi/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues/

Ky proces u mundëson studiuesve, familjarëve dhe publikut të gjerë të kenë akses të drejtpërdrejtë në burimet arkivore, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe në thellimin e njohurive mbi të kaluarën.

🕯 27 JANAR , DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT | REFLEKTIM27 janari është shpallur Dita Ndërkombëtare e Pë...
16/02/2026

🕯 27 JANAR , DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT | REFLEKTIM

27 janari është shpallur Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, një ditë për të nderuar viktimat, për të ruajtur kujtesën historike dhe për të reflektuar mbi pasojat shkatërruese të urrejtjes, përjashtimit dhe dhunës sistematike.

Me këtë ditë ndalemi për të reflektuar mbi një dimension më pak të dukshëm të historisë: jo vetëm mbi mbijetesën dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri, por edhe mbi mënyrën se si ata u perceptuan dhe u administruan nga shteti shqiptar dhe Sigurimi, pas Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria mbetet një rast i veçantë në Evropë, ku komuniteti hebre u mbrojt dhe nuk u dorëzua. Megjithatë, kjo nuk e përjashtoi përfshirjen e tij në mekanizmat e kontrollit shtetëror të periudhës socialiste.

Dokumentet e përzgjedhura për këtë postim janë një pjesë e rreth 800 faqeve të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për shtetasit me origjinë hebreje, faqe ku një komunitet i tërë reduktohet në shifra, kategori dhe përqendrime gjeografike, dhe ku individët humbasin emrin për t’u kthyer në objekt administrimi dhe vëzhgimi.

Kujtesa e Holokaustit na fton të reflektojmë jo vetëm mbi perndjekjen e ushtruar nga Sigurimi i Shtetit, por edhe mbi proceset burokratike të hershme që e bënë atë të mundur.

📌 Ndër vite, Autoriteti ka ndërtuar një traditë përkujtimi dhe reflektimi përmes aktiviteteve edukative dhe shkencore:

🔹 2024 – Në kuadër të lançimit të Klubit të Librit “Mësojmë mbi të shkuarën”, u analizua libri “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit” i autorit Marçel Hila.

🔹 2023 – Aktiviteti “Sfidat e mësimdhënies së historisë dhe roli i shqiptarëve në shmangien e ndikimit të Holokaustit në Shqipëri dhe Kosovë”, me pjesëmarrjen e mësuesve të historisë dhe edukimit qytetar.

🔹 Tiranë, 27.01.2023 – Me praninë e trupit diplomatik, institucioneve partnere, MASR, mësuesve, kërkuesve shkencorë dhe medias, u zhvillua aktiviteti me të njëjtën temë, i shoqëruar me ekspozimin e dokumenteve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit mbi hebrenjtë.

Këto aktivitete synojnë të mbajnë gjallë kujtesën historike, të nxisin reflektimin kritik dhe të forcojnë ndërgjegjësimin shoqëror — sepse harresa është terreni ku historia rrezikon të përsëritet.

🕯 Të kujtojmë. Të reflektojmë. Të mos harrojmë.

📚 Musine Kokalari : Mbrojtja e guximshme dhe qëndresa e saj. 🖋️Shkrimtarja e parë shqiptare, themeluese e Partisë Social...
16/02/2026

📚 Musine Kokalari : Mbrojtja e guximshme dhe qëndresa e saj.

🖋️Shkrimtarja e parë shqiptare, themeluese e Partisë Social-Demokrate, një zë i fortë për pluralizëm dhe demokraci në vitet e pasluftës. Për shkak të bindjeve të saj politike, ajo u përball me dënim, burg dhe internim, por jo me heshtje.
⚖️ Në bankën e të akuzuarve, më 30.6.1946, Musine Kokalari deklaroi me guxim:
“…ne, të 37 të pandehurit, nuk jemi pjesëtarët e një organizate, por antarët e katër korenteve të ndryshme… Koalicion nuk do të thotë shkrirje, as bashkim… po impenjimi moral rreth një programi, duke ruajtur përgjegjësinë individuale.”
📜 Mbrojtja e saj u ndërpre, pasi u konsiderua se nuk i përgjigjej drejtpërdrejt akuzave, por shpaloste idealet demokratike të grupit që përfaqësonte. Dokumenti i shkruar me dorë, pjesë e dosjes hetimore-gjyqësore nr. 1081.a.2, u përgatit prej saj një ditë para seancës, duke refuzuar edhe ndihmën e avokatit.
⛓️ E arrestuar më 23 janar 1946, u dënua me 20 vjet burg. Vuajti 16 vjet burg dhe 19 vjet internim. Ndërroi jetë më 13 gusht 1983 në Rrëshen.
🕯️ Sot, ajo mbetet simbol i qëndresës, disidencës, dinjitetit dhe guximit për liritë demokratike – një trashëgimi e çmuar për historinë shqiptare.
📄 Në arkivin e AIDSSH-së gjenden foto dhe dokumenti origjinal i mbrojtjes së saj, si dëshmi autentike e qëndrimit dhe integritetit të saj.

📚 Rexhep Mitrovica :  Veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryeministër në kohë të vështira🖊️ Rexhep Mitrovica ishte nënsh...
16/02/2026

📚 Rexhep Mitrovica : Veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryeministër në kohë të vështira
🖊️ Rexhep Mitrovica ishte nënshkrues i Aktit të Pavarësisë (1912), ministër i Arsimit dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës 1943–1944. Ai dha kontribut të çmuar për vetëmbrojtjen e shqiptarëve, shpëtimin e hebrenjve dhe romëve nga deportimi, dhe organizimin e forcave vullnetare për mbrojtjen e kufirit verior.
⚖️ Megjithatë, për zgjedhjen e tij si Kryeministër nga 5 nëntor 1943 deri maj 1944, Rexhep Mitrovica u cilësua si kuisling dhe ishte nën vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit pas Luftës, deri në vdekjen e tij në 1967.
📝 Në dosjen formulare nr. 332, të Arkivit të AIDSSH, gjendet një shkresë e vitit 1943 ku Mitrovica, si kryeministër, kërkonte nga Këshilli i Lartë ndërhyrjen te Komanda e Lartë Gjermane për të ndaluar përdorimin e të burgosurve politikë në Prishtinë për punë të rënda, duke mbrojtur prestigjin dhe dinjitetin e shtetit shqiptar.

🕯️ Një figurë komplekse, që la pas një kontribut të madh për çështjen kombëtare, me gjithë periudhën e vështirë dhe kontestimin e rolit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjergj Kokoshi (1904–1960)- Një figurë e arsimit dhe historisë shqiptare; simbol i fjalës së lirë dhe i dinjitetit njerë...
16/02/2026

Gjergj Kokoshi (1904–1960)- Një figurë e arsimit dhe historisë shqiptare; simbol i fjalës së lirë dhe i dinjitetit njerëzor.

Në vitin 1946, Gjergj Kokoshi u përball me një proces gjyqësor politik që zgjati 18 ditë.
📂 Më poshtë prezantojmë për herë të parë disa dokumente nga dosja e 37 të akuzuarve, ku përfshihen Gjergj Kokoshi dhe Musine Kokalari, pjesë e dosjes hetimore-gjyqësore nr. 1081, viti 1946, që ndodhet në arkivin e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991
Këto dokumente ofrojnë një pasqyrë të procesit hetimor dhe gjyqësor gjatë periudhës së përndjekjeve politike dhe janë një burim i rëndësishëm për të kuptuar historinë dhe kontekstin e kohës.

Mes dokumenteve ndodhet edhe një memorandum drejtuar misioneve të huaja, ku përshkruhet gjendja reale e Shqipërisë: shtypja, frika, vrasjet politike, shkelja e lirive dhe manipulimi i zgjedhjeve. Në fund të dokumentit shkruhet:

⚠️ “Ju lutemi, zhdukeni këtë raport sapo ta keni lexuar. Nëse policia e merr vesh, jeta jonë është në rrezik.”
🎯 Fakt interesant : Në një nga dokumentet, ndodhet një thirrje e fshehtë drejtuar popullit shqiptar për të sabotuar zgjedhjet e regjimit dhe për të mos votuar kandidatët e Frontit.
🔍Një akt jashtëzakonisht i rrezikshëm në atë kohë, që dënohej me burg të rëndë ose pushkatim.🔍

Këto dokumente dëshmojnë qëndresën intelektuale, guximin qytetar dhe përkushtimin ndaj demokracisë në një nga periudhat më të errëta të historisë sonë

Address

Njësia Administrative Nr. 4, Rruga E Dibrës, Garnizoni “Skënderbej”
Tiranë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mediateka Aidssh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Mediateka Aidssh:

Share