14/03/2026
🔷Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota e Konventës së Metrit!
Në seancën plenare të datës 12 mars, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 80 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim ligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit, traktati ndërkombëtar i themeluar në vitin 1875, i cili vendos bazat e sistemit global të m***eve.
Ky është një hap strategjik për saktësinë, besueshmërinë dhe integrimin ndërkombëtar, duke forcuar infrastrukturën kombëtare të cilësisë dhe duke mbështetur rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
✅ Përfitimet kryesore:
• Saktësi dhe besueshmëri më e lartë e m***eve në industri, ekonomi dhe shkencë;
• Pjesëmarrje në aktivitetet më të avancuara ndërkombëtare për njësitë dhe etalonet e m***eve; • Etalone kombëtare të m***eve të njohura ndërkombëtarisht;
• Lidhje me rrjetin global të kohës (UTC/TAI);
• Fuqizim i kërkimit shkencor dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare;
• Rritje e kapaciteteve teknike dhe zhvillim i metrologjisë kombëtare;
• Lehtësim i tregtisë dhe rritje e konkurrueshmërisë së eksporteve;
• Mbrojtje më e mirë e konsumatorit dhe një treg më i drejtë;
• Rritje e reputacionit ndërkombëtar dhe integrim më i thellë në sistemin global të m***eve;
• Harmonizim me standardet evropiane, në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE.
📌 Ratifikimi i Konventës së Metrit është një investim strategjik afatgjatë për ekonominë, shkencën, inovacionin dhe integrimin evropian të Shqipërisë.