LDG Mirdite

LDG Mirdite Kjo eshte faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike e Gruas Mirdite! Kryetare e LDG Mirdite: Albina DEDA!

22/01/2023

- PD më e fortë më e organizuar për zgjedhje lokale. 2022 vit riorganizimi strukturash;
- Kandidatët e PD, më të mirët, dalë nga vota e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD;
- Rama po mban peng regjistrimin e vendimit të gjykatës më 25 mars. Akt antikushtetues!
- Do të mbrojmë me cdo mjet demokratik pluralizmin dhe demokracinë.

Bisedë me Mirela Milori në TV Klan.

https://youtu.be/GVFqp-Jm7gQ

21/08/2022

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

‘Turistë’ zbulues rus sulmojnë si terrorist ushtarët në Uzinën Ushtarake të Gramsh*t.

Të dashur miq, Ministria e Mbrojtjes njofton se “një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën Ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.” Mediat njoftojnë se rusët, në fakt agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës Ushtarake të Gramsh*t. Ushtarët roje të uzinës kanë tentuar ndalimin e tyre, por rusët i kanë sulmuar me lëndë kimike djegës të natyrës së paqartë dy ushtarët roje dhe kanë krijuar plagë djegije.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramsh*t, veprimtarinë e tyre subversive ndaj vendit tonë.
Partia Demokratike dënon edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes të këtij akti të mirëfilltë agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të vendit tonë.
Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rus nga Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia.

13/06/2021

Një grua nga Rrësheni që jep kontributin e saj ne vendim-marrje, shëndetësi dhe politikë.

13/06/2021

I dashur Dr. Berisha,

Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit Tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si Kryeministër, Ju keni ndihmuar ne thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.

Unë dua t'Ju falenderoj për mbështetjen Tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën Tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve te Hurriya Kamp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.

Ndersa Ju kaloni në rolin Tuaj si një anëtar i rëndësishem i opozitës, unë e di se Ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në proçesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.

Me lejoni t'Ju bëj urimet e mia më të mira për sukses të madh dhe lumturi në të gjitha përpjekjet tuaja në të ardhmen.


Sinqerisht,

Barack Obama

07/12/2020
03/03/2019

Sekretari i Pergjithshem i PDSH Gazmend Bardhi:
“Parlamenti nuk eshte si PPP e Rames! Ruçi te publikoje oren e seances plenare!

Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit”✌

02/03/2019

TV gjerman ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

25/02/2019

Address

Mirdite
Shqiperi

Telephone

+355672049185

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDG Mirdite posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share