03/04/2026
𝐅𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐏ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐭ë 𝐙𝐢
Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte në qendër të një takimi mes përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit të Malit të Zi.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodjan Braho, dhe drejtuesi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në SPAK, z. Altin Dumani, u pritën në Podgoricë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Milorad Markoviç, Kryeprokurori Special, Vladimir Novoviç dhe Prokurori i Shtetit, Siniša Milić, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit.
Gjatë takimit, përfaqësuesit malazezë i uruan z. Braho suksese në detyrën e tij, duke shprehur besimin se bashkëpunimi profesional, i ndërtuar përgjatë viteve, do të vijojë më tej.
Në kuadër të këtij takimi u nënshkrua Marrëveshja për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore mes dy prokurorive.
Përfaqësuesit e të dy palëve theksuan se bashkëpunimi institucional dhe shkëmbimi efektiv i informacionit janë elementë thelbësorë për përballimin e formave gjithnjë e më komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke respektuar plotësisht kuadrin ligjor të të dy vendeve. Ata gjithashtu nënvizuan se intensifikimi i bashkëpunimit do të mundësojë trajtimin më të shpejtë, më të koordinuar dhe më efikas të çështjeve me interes të përbashkët.
Strengthening cooperation in the fight against organized crime and corruption was the focus of a meeting between the highest representatives of the prosecution services of Montenegro and Albania.