07/02/2026
DEKLARATË E KËSHILLTARIT TË PD SHKODËR, IMELDI SOKOLI
Partia Demokratike dega Shkodër dënon krimin mjedisor dhe ndërtimin abuziv që po ndodh në zonën e Baks Rrjollit pjesë e Njësisë Adiministrative Velipojë dhe e Bashkisë Shkodër. Ky krim vjen si pasojë e abuzimeve në zhvillimet ndërtimore për interesa të ngushta të aktorve të përfshirë dhe të mbështetur nga pushteti.
Hapësira e fshatit Baks Rrjoll u nxorr qëllimisht nga Zona e Peizazhit të Mbrojtur Bunë-Velipojë në vitin 2019 e si tillë më pas ishte më lehtë të binte pre e abuzimit me ndërtimet dhe krimin mjedisor që po ndodh.
Në vitin 2024 po ashtu flasim për tentativën e dytë ligjore që shkon në drejtim të abuzimit me zonat që janë në presion të zhvillimeve ndërtimore ku me amendimin e ligjit per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujrve fiton kompetencën e dhënies së lejeve të ndërtimit në edhe në zona të mbrojtura.
Ky është rasti konkret i cili vjen si pasojë e kapjes së pushtetit nga interesa të ngushta të zhvillimit të territorit me një dëm kolosal mjedisor dhe kundër çdo parimi të zhvillimit të qendrueshëm e në kundërshti të plotë me komunitetin.
Kjo qeverisje sa herë tenton të zbatojë projekte apo zhvillime propagandistike hyn në konflikt me komunitetin, Konflikt me banorët në Theth, Konflikt me banorët në Rrjoll, konflikt bizneset tek hyrja e qytetit. Kjo qeverisje kërkon ta përdorë popullatën si instrument për të mbajtur pushtetin por nuk punon për komunitetin me qellim rritjen e standardit të jetesës dhe të mirëqenies.
Nga ana tjetër kemi Bashkinë e cila fshihet mbas gishtit e cila duhet të jetë mbrojtësja e interesave të territorit të bashkisë e cila lë në mëshirë të fatit banorët e saj dhe nuk ka forcën të shprehë kundershtinë e projektit sepse funksionon si zgjatim i pushtetit të qendrës.
Kjo Bashki as nuk kryen detyrimin ligjor për marrjen e tarifës apo 3% të e investimit për qellime të strehimit social në kuadër të projekteve ndërtimore.
Një bashki që është e detyruar të heshtë për krimin mjedisor një bashki e paaftë për të zbatuar instrumentat ligjor që i përkasin.
Partia Demokratike do të qëndrojë gjithmonë në krah të interesit publik në krah të komuniteteve e në krah të zhvillimit të qendrushëm.