Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë

Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë "Zyra e mbrojtjes së konsumatorit ka në fokus mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve që janë pjesë e Bashkia Sarandë".

🌧️ Shiu i sotëm ishte dhurata më e bukur për Tokën 🌿Në kuadër të ,Dita Ndërkombëtare e Tokës, DBVPK- (ZMK) me mbështetje...
22/04/2026

🌧️ Shiu i sotëm ishte dhurata më e bukur për Tokën 🌿
Në kuadër të ,Dita Ndërkombëtare e Tokës, DBVPK- (ZMK) me mbështetjen e DAAF,zhvilloi aktivitet informues në shkollën e fshatit Çuk, ku nxënësit u njohën me rëndësinë e kësaj dite dhe rolin që kanë si konsumatorë të ndërgjegjshëm.
Tashmë, ata janë më të ndërgjegjshëm për zgjedhjet e tyre dhe ndikimin që kanë në mjedis 🌍👩🏼‍🏫🌱🍆🫑🍉

🌱 Fidanët presin momentin e tyre… ndërsa farat e ndërgjegjësimit janë mbjellë tashmë.

📝  “Edhe në momentet më të vështira, të drejtat nuk humbasin.”Një qytetare hasi vështirësi për shkak të një problematike...
14/04/2026

📝 “Edhe në momentet më të vështira, të drejtat nuk humbasin.”

Një qytetare hasi vështirësi për shkak të një problematike me numrin e telefonit, i cili ishte në emër të bashkëshortit të ndjerë, duke i pamundësuar aksesin në shërbime.
Në mbështetje të ligjit nr. 9902, dt.17.04.2008 (i ndryshuar), si dhe përmes ndërmjetësimit me institucionet përkatëse dhe kompaninë, u bë e mundur zgjidhja e situatës.

👉 Rasti u zgjidh me sukses, duke garantuar vijimin e kontratës, aksesin në shërbime dhe respektimin e të dhënave personale.

📍 QytetariNëQendër

06/04/2026

Zhvillova një takim me grupet e interesit mbi tregtinë elektronike dhe mbrojtjen e konsumatorit, një nga shtyllat kyçe të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Mbrojtja e konsumatorit përbën një angazhim të drejtpërdrejtë për të garantuar cilësi, transparencë dhe të drejta të barabarta për çdo qytetar shqiptar, në përputhje me standardet e vendeve të BE-së.

Po punojmë për të forcuar kuadrin ligjor dhe për të ngritur një agjenci të dedikuar, që do të monitorojë tregun, do të trajtojë ankesat dhe do të sigurojë standarde më të larta për produktet dhe shërbimet.

Tregtia elektronike paraqet njëkohësisht sfida dhe mundësi të mëdha zhvillimi. Bashkëpunimi me bizneset dhe rritja e informimit të qytetarëve janë thelbësore për ndërtimin e një tregu të drejtë, transparent dhe të sigurt për të gjithë. 🇪🇺

06/04/2026
💚 Le ta kthejmë 6 Prillin në një thirrje të përbashkët: më shumë lëvizje, më pak ndotje, më shumë jetë në qytet.❌ Jo mak...
06/04/2026

💚 Le ta kthejmë 6 Prillin në një thirrje të përbashkët: më shumë lëvizje, më pak ndotje, më shumë jetë në qytet.

❌ Jo makina në zonat e këmbësorëve
❌ Jo skuter në hapësirat publike të dedikuara për ecje

QytetIShëndetshëm Pedonalja

03/04/2026
⚖️ Duke u mbështetur në ligjin nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (i ndryshuar) nëse hasni proble...
02/04/2026

⚖️ Duke u mbështetur në ligjin nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (i ndryshuar) nëse hasni probleme me shërbimet apo kontratat:
📑Kërkoni gjithmonë dokumentacionin përkatës;
👩🏼‍💻Mos hezitoni të paraqisni ankesën tuaj;
🛡Të drejtat tuaja si konsumatorë janë të mbrojtura me ligj, mos hezito të kërkosh ndihmë!

📍 #1242024

17/03/2026

..
Çdo ditë ne jemi konsumatorë.
Kur blejmë produkte apo përdorim shërbime, kemi të drejtë për:
✔ produkte të sigurta
✔ informacion të qartë
✔ trajtim të drejtë në treg

Një konsumator i informuar bën zgjedhje më të mira dhe ndihmon në ndërtimin e një tregu më të ndershëm për të gjithë.

💡 Informohu. Zgjidh me kujdes. Mbro të drejtat e tua.





🌍

Pas ndërmjetësimit, situata u zgjidh dhe qytetarja mori faturën e shërbimit.💡 Këshilla për të gjithë:• Ruani çdo faturë ...
23/02/2026

Pas ndërmjetësimit, situata u zgjidh dhe qytetarja mori faturën e shërbimit.

💡 Këshilla për të gjithë:
• Ruani çdo faturë dhe dokument pagesash.
• Kërkoni sqarime në rast mosmarrëveshjesh.
• Bashkia është aty për t’ju mbrojtur dhe për t’ju ndihmuar.

Address

Rruga Abedin Dino, Nr. 11
Sarandë
9702

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë:

Share