Bashkia Pukë - Faqja Zyrtare

Bashkia Pukë - Faqja Zyrtare 𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐪𝐣𝐚 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐏𝐮𝐤𝐞̈

𝐑𝐄𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀 𝐀𝐃𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐈𝐕𝐎-𝐓𝐄𝐑𝐑𝐈𝐓𝐎𝐑𝐈𝐀𝐋𝐄 𝟐.𝟎/ 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐈𝐀 𝐏𝐔𝐊𝐄̈ 𝐍𝐈𝐒 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐔𝐋𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐍𝐉𝐄̈𝐒𝐈𝐓𝐄̈ 𝐀𝐃𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐈𝐕𝐄Dëgjimi i zër...
03/09/2026

𝐑𝐄𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀 𝐀𝐃𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐈𝐕𝐎-𝐓𝐄𝐑𝐑𝐈𝐓𝐎𝐑𝐈𝐀𝐋𝐄 𝟐.𝟎/ 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐈𝐀 𝐏𝐔𝐊𝐄̈ 𝐍𝐈𝐒 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐔𝐋𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐍𝐉𝐄̈𝐒𝐈𝐓𝐄̈ 𝐀𝐃𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐈𝐕𝐄

Dëgjimi i zërit të qytetarëve, pjesë e rëndësishme e këtij procesi

Bashkia Pukë ka nisur sot, më 3 shtator 2026, procesin e konsultimeve publike në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0, duke zhvilluar dy dëgjesat e para publike në Njësinë Administrative Gjegjan dhe Njësinë Administrative Rrape.

Takimi në Gjegjan u zhvillua në orën 10:00, ndërsa në Rrape në orën 12:00, ku banorët, kryetarët e fshatrave dhe qytetarë të tjerë të interesuar patën mundësinë të njihen më nga afër me procesin e reformës dhe të shprehin opinionet, shqetësimet dhe propozimet e tyre.

Në këto dëgjesa ishin të pranishëm Zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë, z. Ferit Ringaj, Kryetari i Këshillit të Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjoka, si dhe përfaqësues të tjerë të administratës vendore.

Diskutimet u zhvilluan në një frymë të hapur dhe bashkëpunuese, duke i dhënë hapësirë çdo pjesëmarrësi për të marrë informacion mbi Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, si dhe për të parashtruar pyetje, sugjerime dhe qëndrime lidhur me këtë proces.

Bashkia Pukë e konsideron pjesëmarrjen dhe mendimin e qytetarëve një element thelbësor të këtij procesi, pasi çdo ndryshim që prek organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore duhet të ndërtohet duke dëgjuar nga afër zërin e komunitetit.

Ky ishte vetëm hapi i parë i një procesi më të gjerë konsultimi. Dëgjesat publike do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Pukë, në përputhje me kalendarin e përcaktuar.

Bashkia Pukë falënderon të gjithë banorët dhe pjesëmarrësit për interesimin, pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

Zëri i qytetarëve është pjesë e vendimmarrjes.

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑𝐆𝐄𝐍𝐉𝐄̈𝐒𝐇𝐓𝐑𝐔𝐄𝐒𝐄𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚 𝐏𝐮𝐤𝐞̈: 𝐄 𝐩𝐚𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣...
31/08/2026

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑𝐆𝐄𝐍𝐉𝐄̈𝐒𝐇𝐓𝐑𝐔𝐄𝐒𝐄

𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚 𝐏𝐮𝐤𝐞̈: 𝐄 𝐩𝐚𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞𝐨𝐥𝐢𝐤𝐞

Bashkia Pukë shpreh shqetësimin e saj lidhur me disa materiale të publikuara në media dhe portale të ndryshme gjatë ditëve të fundit, përmes të cilave tentohet të krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë dhe e pavërtetë mes zjarreve të rëna në territorin e Bashkisë Pukë dhe procesit të konsultimit publik për përdorimin e fondit pyjor për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve për turbina eolike.

Për hir të së vërtetës, transparencës dhe informimit korrekt të qytetarëve, Bashkia Pukë e konsideron të nevojshme të sqarojë publikisht faktet.

Së pari: Konsultimi publik është njoftuar më 31 korrik 2026, shumë përpara rënies së zjarreve

Pretendimi se Bashkia Pukë ka hapur konsultimet publike “pak ditë pasi zjarret masive shkrumbuan pyjet” krijon një perceptim tërësisht të gabuar.

Njoftimi zyrtar për konsultimin publik mban Nr. 127 Prot., datë 31.07.2026 dhe është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë pikërisht në këtë datë.

Në njoftim përcaktohej qartë edhe kalendari fillestar i konsultimeve:

Njësia Administrative Pukë – Kodër Hani, 19.08.2026;
Njësia Administrative Qerret, 20.08.2026;
Njësia Administrative Gjegjan, 21.08.2026.

Po në të njëjtin dokument janë përcaktuar edhe ekonomitë pyjore të përfshira në procesin e konsultimit: Tebun, Livadh-Hamëz, Kuzhnen dhe Gojan-Shkozë.

Pra, data 31 korrik 2026 është fakt i dokumentuar zyrtarisht dhe rrëzon pretendimin se kjo nismë është krijuar apo është hapur pas zjarreve.

Së dyti: Konsultimi publik nuk është vendim për ndërtimin e parqeve eolike

Një tjetër deformim i rëndësishëm i informacionit është paraqitja e konsultimit publik sikur Bashkia Pukë të kishte marrë një vendim përfundimtar për ndërtimin e parqeve eolike.

Kjo nuk është e vërtetë.

Bëhet fjalë për një proces konsultimi publik, që synon përfshirjen e grupeve të interesit në një proces vendimmarrës të Këshillit Bashkiak, në përputhje me kuadrin ligjor të vetëqeverisjes vendore.

Vetë njoftimi zyrtar përcakton se konsultimi ka për qëllim informimin dhe marrjen e mendimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të grupeve të interesit.

Pra, konsultimi nuk është leje ndërtimi, nuk është miratim përfundimtar dhe nuk përbën vendim për ndërtimin e një parku eolik.

Së treti: Përpjekja për të lidhur hartën e zjarreve me zonat e konsultimit është keqinformuese

Bashkia Pukë kundërshton kategorikisht mënyrën se si në materialet e publikuara janë vendosur pranë njëra-tjetrës zonat e prekura nga zjarret dhe zonat e përfshira në konsultimin publik, duke krijuar te publiku përshtypjen se ekziston një lidhje shkakësore mes tyre.

Një kronologji e tillë nuk mund të përdoret si provë për të ngritur pretendimin se zjarret janë shkaktuar për qëllime zhvillimi energjetik.

Procesi i konsultimit ishte formalizuar dhe publikuar më 31 korrik, ndërsa zjarret u shfaqën më vonë në territorin e Bashkisë Pukë.

Për më tepër, vetë Bashkia, në kulmin e situatës së zjarreve, dokumentoi publikisht angazhimin e strukturave të saj në terren për menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Po ashtu, më 19 gusht u njoftua zyrtarisht shtyrja e dëgjesave publike për një proces tjetër, pikërisht për shkak të situatës së rënduar nga zjarret.

Së katërti: Bashkia Pukë nuk ka asnjë interes dhe asnjë arsye për të dëmtuar pasurinë pyjore të territorit

Është e papranueshme që një situatë tragjike si zjarret e kësaj vere të përdoret për të ndërtuar narrativa politike apo konspirative, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë institucionin vendor për lidhje me shkaqet e zjarreve.

Bashkia Pukë ka qenë dhe mbetet e angazhuar në mbrojtjen e territorit, pasurisë pyjore, banesave dhe jetës së qytetarëve.

Në ditët e zjarreve, prioriteti i institucionit ka qenë ndërhyrja në terren, koordinimi me strukturat e emergjencave dhe mbrojtja e komuniteteve të rrezikuara.

Përpjekja për ta paraqitur Bashkinë si një institucion që “djeg pyjet për të ndërtuar parqe eolike” është një pretendim i rëndë, i pabazuar dhe krejtësisht i papranueshëm.

Së pesti: Puka ka nevojë për zhvillim, investime dhe debat të bazuar në fakte

Bashkia Pukë beson se çdo projekt zhvillimi duhet të diskutohet publikisht, me transparencë, me pjesëmarrjen e komunitetit dhe duke respektuar të gjitha kërkesat ligjore dhe mjedisore.

Kjo është pikërisht arsyeja pse ekziston konsultimi publik.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen, të bëjnë pyetje, të shprehin kundërshtimet apo mbështetjen e tyre dhe të japin rekomandime.

Por një gjë është debati publik dhe diçka krejt tjetër është keqinformimi i publikut përmes lidhjeve të paqena mes ngjarjeve.

Puka ka nevojë për zhvillim ekonomik, për investime dhe për alternativa të reja energjetike, por çdo zhvillim duhet të bëhet në respekt të territorit, mjedisit dhe interesit të komunitetit.

Faktet janë të verifikueshme, mjafton të vizitoni web-in zyrtar.

Bashkia Pukë fton çdo qytetar, gazetar dhe subjekt të interesuar që përpara publikimit të pretendimeve të tilla t'u referohet dokumenteve zyrtare dhe kronologjisë së tyre.

Dokumenti zyrtar i konsultimit mban datën 31.07.2026.

Zjarret kanë ndodhur më pas.

Konsultimi publik nuk është vendim përfundimtar për ndërtimin e parqeve eolike.

Asnjë fakt i publikuar nuk provon dhe nuk mund të përdoret për të pretenduar se zjarret janë shkaktuar për qëllime të zhvillimit të energjisë eolike.

Këto janë faktet.

Çdo përpjekje për t'i paraqitur ndryshe ato është dezinformim dhe manipulim i kronologjisë së ngjarjeve.

Bashkia Pukë do të vijojë të jetë transparente ndaj qytetarëve dhe e hapur ndaj çdo debati publik të bazuar në fakte, dokumente dhe argumente.

Puka meriton informim të saktë, jo narrativa të ndërtuara mbi hamendësime.

BASHKIA PUKË
31 gusht 2026

26/08/2026

𝐙𝐣𝐚𝐫𝐫𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐏𝐮𝐤𝐞̈, 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐃𝐨𝐝𝐚𝐣: 𝐓𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐯𝐚𝐭𝐫𝐚𝐭 𝐧𝐞̈𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥, 𝐧𝐢𝐬 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐝𝐞̈𝐦𝐞𝐯𝐞

Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, ka informuar përmes një pronocimi mbi situatën e zjarreve në territorin e bashkisë, duke bërë të ditur se pas ditëve të vështira të përballjes me flakët, të gjitha vatrat aktive tashmë janë nën kontroll.

Kryebashkiaku Dodaj ka vlerësuar angazhimin e të gjitha strukturave vendore dhe qendrore, të cilat janë përfshirë në menaxhimin e situatës, duke theksuar se puna në terren vijon pa ndërprerje.

Sipas tij, situata aktualisht është e menaxhueshme, ndërsa ekipet e angazhuara në terren po monitorojnë vazhdimisht zonat e prekura, me qëllim parandalimin dhe evidentimin në kohë të çdo rindezjeje të mundshme të vatrave të zjarrit.

Në fokusin e fazës së re të ndërhyrjes do të jetë edhe evidentimi i pasojave të shkaktuara nga zjarret. Përmes grupeve të koordinuara, strukturat e Bashkisë Pukë do të dalin në terren për të kryer vlerësimin e dëmeve në sipërfaqet pyjore, si dhe në banesat apo objektet e prekura nga flakët.

Kjo fazë do të shërbejë jo vetëm për të dokumentuar dëmet, por edhe për të përcaktuar nevojat konkrete të zonave dhe familjeve të prekura, në mënyrë që ndërhyrjet e mëtejshme të jenë sa më të shpejta dhe të orientuara drejt nevojave reale.

Bashkia Pukë mbetet e angazhuar maksimalisht në përballimin e situatës dhe në mbështetjen e komunitetit. Krahas monitorimit të vazhdueshëm të territorit, strukturat vendore do të vijojnë punën për të qenë pranë çdo familjeje dhe çdo zone të prekur, duke përmbushur me përgjegjësi misionin e tyre në mbrojtje të jetës, pronës dhe pasurive natyrore të Pukës.

Pas 11 ditësh përballje me një prej situatave më të vështira të zjarreve të viteve të fundit, Bashkia Pukë ka përmbyllur...
26/08/2026

Pas 11 ditësh përballje me një prej situatave më të vështira të zjarreve të viteve të fundit, Bashkia Pukë ka përmbyllur operacionin e emergjencës, duke raportuar dëme të konsiderueshme në pyje, kullota dhe infrastrukturë, por fatmirësisht pa humbje jete.

Zv.kryetari i Bashkisë Pukë, Ferit Ringaj përmes një publikimi në rrjetet sociale, ka shprehur mirënjohjen për të gjitha strukturat dhe personat që u angazhuan në terren gjatë 11 ditëve të përballjes me flakët.

Në publikimin e tij Ringaj shprehet se, zjarret përshkuan dhe dogjën mijëra hektarë pyje e kullota, ndërsa tre banesa u dëmtuan nga flakët. Po ashtu, u shkaktuan dëme në infrastrukturën e ujit të pijshëm dhe të vaditjes.

Në vijën e parë të përballjes, zv.kryetari veçon efektivët e Zjarrfikëses së Bashkisë Pukë, strukturat e shërbimit pyjor dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve, veçanërisht ekipet e Njësive Administrative Gjegjan dhe Rrape.

Një rol të rëndësishëm, veçon zv. Kryetari, pati edhe mbështetja e strukturave të tjera të emergjencave civile. Në operacion u angazhuan zjarrfikës nga Bashkia Fushë-Arrëz dhe bashki të tjera, përfshirë Shkodrën, Kukësin, Hasin dhe Kamzën, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja nga ajri me helikopterë ishte gjithashtu pjesë e operacionit shumëditor.

Gjithashtu, Z. Ringaj ka vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, duke përmendur drejtues dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, Prefekturën e Qarkut Shkodër, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Zjarrfikësve dhe Policinë e Pukës.

Në reagimin e tij nuk mungojnë as falënderimet për përfaqësuesit e komuniteteve fetare, banorët e zonave të prekura dhe bizneset që ofruan mbështetje gjatë operacionit. Në veçanti përmendet kompania “Ber ALB”, e cila kontribuoi me një bot uji me kapacitet 12 mijë litra dhe një fadromë të marrë me qera nga kompania dhe e vendosur në dispozicion të bashkisë Pukë.

“Mirënjohje për gjithë banorët e Gojanit të Madh, Gojanit të Vogël, Gjegjanit që u angazhuan vullnetarisht”, shkruan zv.kryetari, duke falënderuar gjithashtu mediat për pasqyrimin e situatës.

Në fund, ai shprehet se shpreson që situata të tilla të vështira të mos përsëriten në të ardhmen.

Publikimi i zv.kryetarit Ringaj:

📍11 ditë betejë me zjarrin!
📍11 ditë përkushtim të të gjitha kapaciteteve të Bashkisë Pukë në zjarrin që nuk mbahet mend për përmasat e tij.
✅ U mbyll duke lënë pas mijëra Ha pyje e kullota të djegura dhe përshkuara, 3 banesa të djegura, dëme të tjera në infrastrukturën e ujit të pishëm dhe vaditës, por që fatmirësisht pa pasoja në jetën e njerëzve.
✅ Me shumë mirënjohje dhe rresoekt dua sot të falenderoj të gjithë ekipet e angazhuara në këtë operacion, ku vija e parë e përballjes janë:

1- Të gjithë efektivët e Zjarrfikësve të Bashkisë për punën e jashtëzakonshme dhe rraskapitëse gjatë të gjithë këtyre ditëve dhe përgjegjësit dhe drejtuesit operacional z. Agron Hadroj.👏
2- Të gjithë strukturën e Drejtorisë së sherbimit pyjor të Bashkisë Pukë.👏
3- Të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Sherbime të Bashkisë të angazhuar veçanërisht punonjësit e Njësisë administrative Gjegjan dhe Rrape që u përballën me ditë të tëra me vatrat e zjarrit. 👏

📍Përveç angazhimit të kapaciteteve tona, kjo situatë nuk mund të përballohej pa angazhimin dhe mbështetjen e zingjirit reagues të Emergjencave Civile, konkretisht:

1- Të gjthë ekipin zjarrfikës të Bashkisë Fushë-Arrës nën drejtimin e përgjegjësit të tyre alfred Qafa që punuan bashkërisht për ditë të tëra me kolegët e tyre, si dhe Ekipet zjarrfikëse të disa Bashkive të tjera që na erdhën në ndihmë si , Shkodër, Kukës, Has dhe Kamëz.👏
2- Efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuara me ditë të tëra, që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në terren pranë vatrave të zjarrit.👏
3- Ndërhyrjen nga ajri me helikopter që ishin suport shumë i rëndësishëm i këtij operacioni disa ditor. 👏

✅ Padiskutim funksionoj mirë bashkëpunimi dhe reagimi ndër-institucional, komunikimi i drejtpërdrejtë në terren me kryetarin e Bashkisë z. Rrok Dodaj të Ministrit të Mbrojtjes z. Ermal Nufi dhe Ministrit të Infrastruktirës dhe Energjisë z. Eneo Karakaçi deputetit z. Shkurt Lasku.👋
-Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër me prezencë direkte në terren të Prefektes zj. Holta Duda dhe nënprefejtes zj. Amelia Gjyrezi.👋
-Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me prezencë direkte në terren disa ditë të Drejtorit të Përgjithshëm z. Haki Qako dhe specialistë të tjerë të kësaj strukture.👋
- Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve me prezencë në terren të Drejtorit të përgjithshëm dhe strukturave tjera të këtij institucioni.👋
- Komisariati i Policisë Pukës me drejtuesin tij. Z. Pavlin Zhivani dhe efektivët.👋

✅ Ishte e veçantë dhe shumë motivuese prezenca në terren e përfaqësuesve të institucioneve fetare, Dom. Zef Marku drejtues i famullisë së Pukës dhe e Myftiut z. Gëzim Kopani që krahas solidaritetit me gjithë struktuarat e angazhuara në terren, myftinia ofroj dhe mvështetje me ushqime, lëngje frutash dhe ujë për pnonjësit në terren.👏

📍Nuk mund të harroj pa përmendur dhe falenderuar z. Shkelzen Quni, Drejtori Rajonal i AKMC-së për mbështetjen rast pas rasti dhe koordinimin së bashku nga terreni, Drejtorin e Sherbimeve në Bashki z. Demir Syla, Kryetarin e Keshillit Bashkiak z. Gjon Gjoka, Përgjegjësin e Emergjencave Civile në Bashki z. Behar Ademi, Drejtuesit e Njësive Administrative Gjegjan dhe Rrape z. Pavlin Lala dhe zj. Pëllumbesha Lasku, kryetarët e fshatrave, Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh.👏

✅ Mirënjohje për gjithë banorët e Gojanit të Madh, Gojanit të Vogël , Gjegjanit që u angazhuan vullnetarisht.👏
Kompania " Ber ALB" me mbështetje me bot me ujë 12 mijë litrash dhe një Fadromë.👋

📍Falenderim shkon dhe për mediat që pasqyruan situatën në dinamikën e saj.👋

✅ Shpresojmë të mos përsëriten situata të tilla të vështira në të ardhmen.🙏

NJOFTIM MBI SITUATËN E ZJARREVE NË TERRITORIN E BASHKISË PUKËPukë, 22 gusht 2026Bashkia Pukë informon qytetarët dhe opin...
22/08/2026

NJOFTIM MBI SITUATËN E ZJARREVE NË TERRITORIN E BASHKISË PUKË

Pukë, 22 gusht 2026

Bashkia Pukë informon qytetarët dhe opinionin publik se vijon operacioni për përballimin e situatës së zjarreve në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, Gojanit, Gjegjanit dhe Prozhmit.

Aktualisht, ndërhyrja është përqendruar në tre vatrat më kritike, konkretisht në Gojanin e Vogël, Gojanin e Madh dhe zonën e Prozhmit në drejtim të Shkozës, ku forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Situata në këto tre vatra momentualisht mbahet pjesërisht nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale vijojnë ndërhyrjen në pikat më kritike të frontit të zjarrit.

🔥 GOJAN I VOGËL

Në Gojanin e Vogël është përqendruar një numër i konsiderueshëm forcash dhe mjetesh, konkretisht:

* 2 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë të MZSH Pukë;
* 30 efektivë të Forcave të Armatosura;
* 56 punonjës shërbimesh dhe banorë të zonës;
* 5 punonjës të shërbimit pyjor.

Forcat vijojnë ndërhyrjen në terren, me fokus në pikat më problematike të vatrës.

🔥 GOJAN I MADH

Në Gojanin e Madh operacioni po vijon me forca tokësore, ku janë angazhuar:

* 1 mjet zjarrfikës i Bashkisë Fushë-Arrëz dhe 7 efektivë;
* 20 punonjës shërbimesh dhe vullnetarë;
* 10 efektivë të Forcave të Armatosura.

Për forcimin e kapaciteteve të ndërhyrjes në këtë zonë, kompania Beralb ka vënë në dispozicion një mjet fadromë dhe një bot uji me kapacitet 12 mijë litra, për nevojat e operacionit.

🔥 PROZHEM – SHKOZË

Një tjetër vatër aktive ndodhet në Prozhëm, në drejtim të Shkozës, ku po ndërhyhet me forca dhe mjete tokësore.

Në këtë zonë janë angazhuar:

* 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë;
* 7 punonjës të shërbimit pyjor;
* 25 punonjës të shërbimeve vendore;
* 10 vullnetarë dhe banorë të zonës.

Gjithashtu, për përballimin e terrenit të vështirë është angazhuar 1 mjet i rëndë ekskavator i Forcave të Armatosura.

🚁 NDËRHYRJA NGA AJRI

Në mbështetje të operacionit tokësor, gjatë ditës së sotme kanë operuar 2 helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë në zonat ku terreni dhe intensiteti i flakëve e kanë bërë të nevojshme mbështetjen nga ajri.

Ndërhyrja ajrore aktualisht është ndërprerë, ndërsa operacioni tokësor vijon në pikat kritike.

🤝 KOORDINIM DHE GATISHMËRI

Bashkia Pukë vlerëson kontributin e të gjitha strukturave të angazhuara në këtë operacion, përfshirë MZSH Pukë, Bashkinë Fushë-Arrëz, Forcat e Armatosura, shërbimin pyjor, punonjësit e shërbimeve vendore, vullnetarët, banorët e zonave të prekura dhe kompaninë Beralb.

Krahas angazhimit në terren, Bashkia Pukë ka vijuar gjatë gjithë këtyre ditëve të ofrojë mbështetje ushqimore për efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturat e tjera pjesëmarrëse në operacion, duke garantuar mbështetjen e nevojshme për vijimin e punës në terren.

Gjithashtu, Bashkia ka marrë masa për akomodimin e disa prej personave të angazhuar në operacion, të cilët për shkak të intensitetit të ndërhyrjes kanë qëndruar në terren deri në orët e vona të natës. Kjo mbështetje logjistike është pjesë e masave të ndërmarra për t’u krijuar forcave operacionale kushtet e nevojshme për përballimin e situatës.

Forcat operacionale janë të përqendruara në pikat më kritike të vatrave, me qëllim izolimin e tyre dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Bashkia Pukë vijon të jetë në gatishmëri të plotë, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe çdo zhvillim i ri do t’i komunikohet publikut përmes kanaleve zyrtare.

Bashkëpunimi, koordinimi dhe angazhimi i të gjitha strukturave mbeten thelbësore për përballimin e kësaj situate.

21/08/2026

Bashkia Pukë në terren për përballimin e situatës së zjarreve

Zjarret vijojnë të jenë aktive në disa zona të territorit të Bashkisë Pukë, ndërsa strukturat bashkiake dhe shërbimet e emergjencave janë të angazhuara në terren për monitorimin dhe përballimin e situatës.

Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, gjatë një prononcimi nga zona e Gojanit të Vogël, ka bërë të ditur se sipërfaqja e prekur nga zjarret vlerësohet në rreth 3 mijë hektarë.

Sipas tij, dyshohet se një pjesë e vatrave mund të jenë shkaktuar qëllimisht, duke e cilësuar djegien e pyjeve si një akt të rëndë ndaj pasurive natyrore dhe komunitetit.

“Është kriminale djegia e pyjeve”, është shprehur kryebashkiaku Dodaj, duke apeluar për ndërhyrje dhe angazhim të plotë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Në Gojan të Vogël, ku zjarri vijon të jetë aktiv, banesat nuk paraqiten aktualisht në rrezik të drejtpërdrejtë. Si masë parandaluese dhe për garantimin e sigurisë së banorëve, rreth 15 banesa janë evakuuar.

Përveç dëmtimit të sipërfaqeve pyjore, zjarret kanë prekur edhe pasuritë natyrore të zonës, përfshirë frutat e egra të pyllit, të cilat ndër vite kanë qenë një burim të ardhurash dhe ushqimi për familjet vendase.

Bashkia Pukë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për strukturat e MZSH-së të Bashkive Kamëz, Has, Fushë-Arrëz dhe Shkodër, të cilat i janë bashkuar përpjekjeve në terren me automjete zjarrfikëse dhe efektivë, duke kontribuar në përballimin e situatës dhe izolimin e vatrave të zjarrit.

Një falënderim shkon gjithashtu për të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, institucionet dhe punonjësit e angazhuar në terren për mbështetjen, koordinimin dhe ndërhyrjen në përballimin e kësaj situate. Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për mbrojtjen e jetës së banorëve, pronës dhe pasurive natyrore të Pukës.

Bashkia Pukë dhe strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e situatës në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së banorëve, si dhe kufizimin e përhapjes së zjarreve drejt zonave të banuara.

Bashkia Pukë u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë që mund të rrezikojë pyjet, pronën dhe sigurinë e komunitetit.

🔥 Situata e zjarrit në Gojan të Madh – ndërhyrje intensive dhe koordinim i plotë institucionalBashkia Pukë informon se g...
20/08/2026

🔥 Situata e zjarrit në Gojan të Madh – ndërhyrje intensive dhe koordinim i plotë institucional

Bashkia Pukë informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, vatra e zjarrit në fshatin Gojan i Madh, pranë vendit të quajtur “Meshurdh”, vijoi të ishte një nga pikat më problematike të situatës së zjarreve në territor.

Për shkak të terrenit të vështirë, relievit të thyer dhe kushteve atmosferike, ndërhyrja ka qenë veçanërisht sfiduese. Ekipet e Bashkisë Pukë kanë qëndruar në terren deri në orët e mesnatës, duke punuar intensivisht për izolimin e vatrës dhe për të shmangur çdo rrezik për banesat dhe stanet pranë zonës.

Operacioni është drejtuar në terren nga Zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë, z. Ferit Ringaj, në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile, z. Demir Syla, dhe strukturat e angazhuara në operacion.

Në terren kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë orëve të mbrëmjes Drejtori i ri i komanduar i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), z. Ervis Gjoshi, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, z. Agustin Pepkolaj, Prefektja e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, Nënprefektja, znj. Amila Gjyrezi, si dhe Drejtori Rajonal i Emergjencave Civile, z. Shkëlzen Çuni.

🤝 Falë një plani masash të koordinuar dhe përpjekjes intensive të të gjitha strukturave të angazhuara, u arrit izolimi i kësaj vatre, duke shmangur përhapjen e saj drejt banesave dhe stanëve të afërt dhe duke ulur ndjeshëm rrezikun për jetën dhe pronën.

🚒 Operacioni vijon në terren

Pavarësisht izolimit të vatrës në Meshurdh, situata kërkon vigjilencë dhe monitorim të vazhdueshëm. Ekipet e Bashkisë Pukë vijojnë të jenë në terren, duke ndërhyrë dhe monitoruar çdo zhvillim të situatës.

Në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore po përgatiten dhe zbatohen plane operacionale të koordinuara nga toka dhe nga ajri, ndërsa po përdoren të gjitha kapacitetet dhe mjetet e mundshme për përballimin e situatës dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të ri.

Një falënderim i veçantë shkon për efektivët e MZSH Pukë dhe MZSH Fushë-Arrëz, të cilët po përballen me kushte të vështira dhe po kryejnë një punë të jashtëzakonshme në terren.

🙏 Mirënjohje për të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, për angazhimin, koordinimin dhe gatishmërinë e treguar, si dhe për banorët e zonës, të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë mbështetur ekipet në terren.

Bashkia Pukë e vlerëson këtë situatë si një përballje të vështirë dhe të vazhdueshme, ku terreni i thyer dhe kushtet atmosferike e komplikojnë ndjeshëm ndërhyrjen. Megjithatë, puna e përbashkët dhe koordinimi ndërinstitucional po bëjnë të mundur reagimin në kohë ndaj çdo rreziku.

Bashkia Pukë do të vijojë të jetë në terren dhe në përgjegjshmëri të plotë të detyrës, në koordinim të vazhdueshëm me strukturat qendrore dhe vendore, me prioritet absolut mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, stanëve dhe pasurive natyrore të territorit.

🌲 Falënderojmë çdo person që po kontribuon në këtë përballje. Puna vazhdon. Bashkëpunimi vazhdon. Vigjilenca vazhdon.

🚒🤝 Të bashkuar, me përgjegjësi dhe përkushtim, për mbrojtjen e Pukës.

19/08/2026
18/08/2026

Situata e zjarreve në sipërfaqet pyjore të Fushë-Lajës dhe Tërbunit vijon të jetë aktive, ndërsa strukturat shtetërore dhe vendore janë të angazhuara maksimalisht për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Pas disa ditësh përballjeje me flakët, terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke bërë që vatra të zgjerohet në drejtim të sipërfaqeve pyjore të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, me një vijë zjarri që shtrihet në rreth 10 kilometra.

Përballë kësaj situate, Bashkia Pukë ka kërkuar mbështetje për ndërhyrje nga ajri, krahas operacionit tokësor që po vijon pa ndërprerje.

Si rezultat i koordinimit të ngushtë ndërinstitucional, në operacion janë angazhuar tashmë dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në zonat më të vështira për t’u arritur nga forcat tokësore.

Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës ka pasur bashkëpunimi efikas me Prefekten e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, nënprefekten znj. Amila Gjyrezi, me drejtorin rajonal të emergjencave civile, z. Shkelzen Çuni, si dhe me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të MZSH-së, z. Agustin Pepkolaj, me të cilët Bashkia Pukë ka komunikuar dhe koordinuar në mënyrë të vazhdueshme për sigurimin e mbështetjes së nevojshme operacionale.

Ky bashkëpunim institucional ka mundësuar që kërkesa e Bashkisë Pukë për ndërhyrje nga ajri të konkretizohet me angazhimin e dy helikopterëve në operacion, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet për përballimin e situatës.

Operacioni në terren po ndiqet dhe koordinohet nga Zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë, z. Ferit Ringaj, së bashku me Shefin e MZSH Pukë, z. Agron Hadroj, në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e përfshira në menaxhimin e situatës.

Bashkia Pukë vlerëson dhe falënderon të gjitha strukturat që janë angazhuar në këtë operacion dhe veçanërisht institucionet që kanë kontribuar në koordinimin dhe sigurimin e mbështetjes ajrore.

Në një situatë të tillë, ku kushtet atmosferike dhe terreni i vështirë e bëjnë ndërhyrjen veçanërisht sfiduese, bashkëpunimi i shpejtë dhe efikas ndërmjet institucioneve është thelbësor.

Bashkia Pukë do të vijojë të jetë në terren dhe të koordinojë të gjitha kapacitetet në dispozicion, me synim izolimin e vatrave, mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

KONCERT I MADH FESTIV NË PUKË! Bashkia Pukë fton të gjithë qytetarët, bashkatdhetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e një...
16/08/2026

KONCERT I MADH FESTIV NË PUKË!

Bashkia Pukë fton të gjithë qytetarët, bashkatdhetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme artistike! 🌟

Ejani të shijojmë së bashku një atmosferë magjepsëse nën ritmet e emrave më të njohur e të dashur të muzikës popullore shqiptare! 🔥 ✨

📅 Data: 18 Gusht 2026
⏰ Ora: 19:00
📍 Vendi: Sheshi "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu", Pukë
🌟 Do të interpretojnë për ju këngëtarët:
🎤 Lili Gjidodaj
🎤 Adriana Koreta
🎤 Dritan Jashari
🎤 Mehdi Puci
🎤 Gjelina Doçi
🎤 Arif Dushaj
🎤 Nexhip Dida
🎤 Perlat Sheqeri
🎤 Mirgen Zela
🎤 Kujtim Leka

🎧 Me muzikën dhe atmosferën muzikore të Deejay_Diani

🎙️ Moderator i mbrëmjes: Gjovalin Dushaj

Ejani të festojmë, të këndojmë e të kërcejmë së bashku në zemër të qytetit!

Ju presim të gjithëve!
🏛️ Bashkia Pukë

Address

Sheshi "Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)"
Pukë
4401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Pukë - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Pukë - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share