Partia Mundësia Dega Lushnje

Partia Mundësia Dega Lushnje Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Partia Mundësia Dega Lushnje, Political Party, Lushnjë.

04/07/2025
03/06/2025

Një vit më parë nisëm një rrugë të vështirë, por të drejtë. Sot, pas 12 muajsh pune, përkushtimi dhe besimi, jemi më të vendosur se kurrë që kjo është rruga e duhur për Shqipërinë.

Më 4 Qershor, në orën 20:00, në selinë qëndrore të Partisë Mundësia, e ndajmë së bashku këtë moment të rëndësishëm të 1-vjetorit tonë.

Ju mirëpresim!

21/05/2025

E pamundura, ndodhi.

Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit.

Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm.

Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep të të jap”.

Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm.

Por puna e vërtetë fillon tani.
Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë.

Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…

Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar.

Ejani! Bashkohuni me ne!
Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur.

Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur.

Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve.

Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje.

Faleminderit të gjithëve!

10/05/2025
10/05/2025
10/05/2025
10/05/2025
Se mos thot kush qe e ka bere me qellime per te marre votat!!!!
09/05/2025

Se mos thot kush qe e ka bere me qellime per te marre votat!!!!

Vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 11 majit, qeveria ka marrë një vendim të papritur, duke shpallur faljen e të gjitha gjobave të vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve në periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Sipas këtij vendimi, falja përfshin gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoratet Vendore dhe Kombëtare të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për aq kohë sa këto gjoba nuk janë paguar ende.

Ndër të tjera, falja përfshin edhe gjobat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, si dhe ato që lidhen me ndërtimet pa leje për banim ose përdorim bujqësor.

Qytetarët dhe bizneset që kanë gjoba të pashlyera duhet t’i përgatisin dhe dorëzojnë listat përkatëse pranë drejtorive tatimore vendore brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, në mënyrë që të përfitojnë nga falja dhe gjobat të hiqen nga sistemi.

Ky vendim ka ngjallur diskutime në publik, duke ngritur pyetjen: A është kjo një masë e sinqertë për lehtësimin e barrës financiare mbi qytetarët, apo një përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve?

08/05/2025
08/05/2025

Të dashur miq,

Ju ftoj të jemi bashkë në mbylljen e fushatës së Partisë Mundësia, këtë të premte, më 9 maj, në Pallatin e Kongreseve, ora 18:30.

Le ta mbyllim këtë fushatë me të njëjtin besim që kemi ndarë gjatë gjithë kësaj periudhe. Ky është fillimi i një mundësie të re për Shqipërinë.

Ju pres!

Address

Lushnjë
9000

Opening Hours

Monday 09:30 - 16:30
Tuesday 09:30 - 16:30
Wednesday 09:30 - 16:30
Thursday 09:30 - 16:30
Friday 09:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Mundësia Dega Lushnje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share