23/02/2023
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor [ASHSGJ], në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme [PP], zhvilloi në ambientet e tij trajnimin 3-ditor mbi metodiken e përpunimit tekniko-shkencor dhe administrimin e dokumentacionit hetimor për punonjësit e arkivit të Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Programi përfshiu fushat parësore të veprimtarisë profesionale arkivore të pjesëmarrësve e konkretisht:
1. Legjislacioni arkivor në RSH dhe menaxhimi i trashëgimisë historike gjyqësore dhe hetimore në ASHSGJ;
2. Komunikimi me subjektet e interesuara, shfrytëzimi dhe ruajtja e dokumentacionit arkivor;
3. Përpunimi tekniko-shkencor i dokumentacionit administrative;
4. Përpunimi tekniko-shkencor i dokumentacionit hetimor.
Në përfundim të trajnimit, Dr. Alfred Çaushi, Drejtor i ASHSGJ & znj. Enkeleida Zotkaj, Drejtor i Menaxhimit të Dokumentacionit, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në PP, ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit dhe trainimin e arkivisteve të prokurorive te shkalles se pare në përputhje me një plan veprimi të miratuar nga Palët dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit të lidhur mes dy institucioneve më 10.02.2023.
Ministria e Drejtesise Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit Agjencia Kombëtare e Falimentimit Agjencia e Trajtimit të Pronave Qendra e Botimeve Zyrtare Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas Instituti i Mjekësisë Ligjore Komiteti Shqiptar I Biresimit Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve Qëndra e Parandalimit të Krimëve të të Miturve dhe të Rinjve