Lëvizja Bashkë Korçë

Lëvizja Bashkë Korçë Mendjet bashkë, zemrat bashkë! E ardhmja është e të gjithëve!

Pensionet nuk janë favor, por e drejtë! Prandaj, të bashkohemi të gjithë më 23 tetor, në orën 10:00, përpara Kryeministr...
18/10/2024

Pensionet nuk janë favor, por e drejtë!

Prandaj, të bashkohemi të gjithë më 23 tetor, në orën 10:00, përpara Kryeministrisë, dhe të kërkojmë rritje dinjitoze të pensioneve dhe respekt për të moshuarit!

PENSIONISTËT KËRKOJNË DREJTËSI DHE DINJITET

Më 23 tetor, ora 10:00, përpara Kryeministrisë të gjithë pensionistët, shtresat në nevojë dhe qytetarët e ndershëm duhet të protestojnë kundër një qeverie që për 12 vite ka braktisur njerëzit e zakonshëm dhe ka favorizuar oligarkët!

Ndërsa ekonomia rritet dhe paratë e pista investohen në kullat që mbijnë kudo në Tiranë, pensionistët shqiptarë përballen me pensione të pamjaftueshme, që nuk mbulojnë dot as nevojat bazike. Rritja e fundit e pensioneve, me vetëm 4.1%, ndërkohë që inflacioni ushqimor është mbi 9%, është një ofendim për ata që kanë ndërtuar këtë vend. Pensionistët blejnë më pak sot sesa në vitin 2023.

Ku është Minimumi Jetik? Pse Edi Rama refuzon ta përcaktojë me ligj, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit pensionet janë shumë më të larta? Kjo është një politikë që favorizon një grusht oligarkësh dhe lë në harresë të moshuarit dhe shtresat në nevojë. Pensionistët shqiptarë jetojnë në varfëri, ndërsa qeveria ndërton kulla dhe u shërben vetëm interesave të të pasurve.

Edi Rama është në pushtet prej 12 vjetësh, duke u mburrur me rritjen ekonomike dhe forcimin e lekut, ndërsa pensionistët janë lënë pas, të mbetur në varfëri. Ndërkohë që shtetet fqinje, si Kosova, kanë rritur ndjeshëm pensionet e tyre, qeveria Rama refuzon të bëjë një hap dinjitoz për të përmirësuar jetën e të moshuarve në Shqipëri. Ata që ndërtuan këtë vend sot janë të lënë mënjanë dhe të shpërfillur nga politika.

Pensionet nuk janë favor, por e drejtë!

Prandaj, të bashkohemi të gjithë më 23 tetor, në orën 10:00, përpara Kryeministrisë, dhe të kërkojmë rritje dinjitoze të pensioneve dhe respekt për të moshuarit!

Dje pasdite në Korca Student Center diskutuam mbi historinë dhe aktualitetin e raportit midis oligarkisë dhe demokracisë...
30/12/2023

Dje pasdite në Korca Student Center diskutuam mbi historinë dhe aktualitetin e raportit midis oligarkisë dhe demokracisë. Ndonëse origjina konceptuale e tyre gjendet në antikitetin grek, këto sisteme politiko-ekonomike janë ende aktuale dhe kundërthënëse në shoqëritë e sotme.

Në Shqipëri, veçanërisht, logjika e oligarkisë po ia merr frymën gjithnjë e më shumë parimeve demokratike. Një grup numerikisht i papërfillshëm njerëzish ekstremisht të pasur - të pasuruar si rezultat i monopoleve, shkeljes së ligjit dhe raporteve okulte me shtetin - janë bërë dominuesit e jetës ekonomike dhe politike të vendit.

Gjatë diskutimit u vu theksi edhe te mënyra se si strukturimi oligarkik i ekonomisë dhe politikës po sjell pasoja shpërfytyruese edhe në Korçë.

Ky diskutim është i pari i një zinxhiri ligjëratash dhe bashkëbisedimesh politike, sociale e kulturore që grupi i aktivistëve të Lëvizja BASHKË në Korçë do të zhvillojë në muajt në vijim, me besimin se do të kontribuojmë edhe në jetën social-kulturore të qytetit tonë.

Në antikitet demokracia ka lindur si antiteza e oligarkisë; kjo e fundit njihet si sundimi i një pakice të pasur ndaj pj...
27/12/2023

Në antikitet demokracia ka lindur si antiteza e oligarkisë; kjo e fundit njihet si sundimi i një pakice të pasur ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Ndeshja midis oligarkisë dhe forcave demokratike nuk ka qenë vetëm politike dhe ekonomike, por edhe ideore e kulturore, çka reflektohet edhe në historinë e mendimit politik.

Në dekadat e fundit, sidomos në vendet me institucione demokratike të brishta, oligarkia si strukturë ekonomike dhe mënyrë qeverisjeje ka fituar epërsi ndaj demokracisë, duke i shndërruar në formalitet parimet demokratike.

Ky degradim i jetës dhe institucioneve demokratike vihet re më qartë në Shqipërinë e viteve të fundit. Një numër tejet i vogël njerëzish shumë të pasur, drejtpërdrejt ose përmes ortakërisë me pushtetin politik, po kontrollojnë levat e drejtimit të shoqërisë, duke porositur ligje, fituar privilegje dhe zënë pozita monopoliste në strukturën ekonomike të vendit.

Për të sqaruar kontradiktën historike dhe aktuale midis demokracisë dhe oligarkisë, si dhe forcat shoqërore që i mbështetin këto dy trajta të strukturimit të ekonomisë dhe politikës, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjërimin e aktivistit dhe kryetarit të Lëvizja BASHKË Arlind Qori.

Dy mijë vjet më vonë Krishti lind përsëri në varfëri dhe të ftohtë.Dy mijë vjet më vonë Krishti lind përsëri i persekutu...
24/12/2023

Dy mijë vjet më vonë Krishti lind përsëri në varfëri dhe të ftohtë.

Dy mijë vjet më vonë Krishti lind përsëri i persekutuar nga autokratë të korruptuar dhe paranojakë.

Dy mijë vjet më vonë Krishti lind përsëri në rrugë të madhe si një fëmijë refugjat larg atdheut të tij.

Dy mijë vjet më vonë Krishti lind përsëri në një botë të kthyer në rrënojë nga luftërat dhe në ahur nga tendencat dehumanizuese.

Dy mijë vjet më vonë mesazhi i tij mbi bukën që i ushqen të gjithë sado e paktë qoftë ajo, përkujdesjen ndaj fqinjit, shpresën për të sëmurët, refuzimin e së Keqes vazhdon të mbetet aktual dhe universal.

Lëvizja BASHKË u uron Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë. Qoftë kjo natë një festë e gëzueshme e moment reflektimi mbi paqen dhe drejtësinë brenda nesh, përreth nesh dhe gjithkund në botë!

Address

Korçë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Bashkë Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share