Rizaldo Vrenozi

Rizaldo Vrenozi Kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Dashamir Shehi. Voto nr.9 !

Kandidon në Qarkun e Korçës nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim"DZH" të drejtuar nga Z.

🇦🇱 FITORE E MADHE KUQEZI!Çunat tanë treguan zemër, pasion dhe besim deri në fund 💪⚽ Goli i jashtëzakonshëm i Rei Manaj n...
11/10/2025

🇦🇱 FITORE E MADHE KUQEZI!
Çunat tanë treguan zemër, pasion dhe besim deri në fund 💪
⚽ Goli i jashtëzakonshëm i Rei Manaj ndezi gjithë Shqipërinë ❤️🖤

Kjo është Shqipëria që duam — që lufton për çdo top dhe fiton me shpirt 🇦🇱🔥

21/05/2025
Një hap më shumë drejt "ndryshimit"… dhe një hap më shumë drejt "shpërblimeve"!🗳️ 71 vota 🤦M’u desh pak të kontrolloja –...
20/05/2025

Një hap më shumë drejt "ndryshimit"… dhe një hap më shumë drejt "shpërblimeve"!

🗳️ 71 vota 🤦
M’u desh pak të kontrolloja – thashë mos ishin vetëm unë, familja dhe ndonjë kushëri që s’e takoj prej vitit të ri🙂. Me gjithë hijet e dyshimit mbi procesin, ky është rezultati zyrtar dhe e pranoj me kokën lart. Faleminderit të gjithëve që besuan dhe votuan ndershmërisht. Nuk hyra për t’u bërë hero i numrave, por për t’i dhënë zë atyre që s’i numëron askush. Fitorja jonë është që nuk u sh*tëm, nuk u lutëm dhe nuk u përkulëm. Këtu nuk mbaron asgjë – përkundrazi, sapo ka filluar. Dhe herën tjetër, kushdo që numëron, le ta bëjë me dorë të pastër.

Faleminderit!

Një popull që var poetë, dashuron zegjinetë.
14/05/2025

Një popull që var poetë, dashuron zegjinetë.

12/05/2025

Një tjetër "zgjedhje", një tjetër funeral për demokracinë.

Rezultati: katastrofë. Procesi: turp. Demokracia? Asnjëherë s’erdhi, vetëm na përshëndeti nga larg.

Shkelje, presion, votues të painformuar, sh*tblerje dhe heshtje nga institucionet.
Po s’na mposhtin dot – vazhdojmë me kokën lart!

🗳 Pa standarde s’ka zgjedhje. Pa drejtësi, s’ka përfaqësim. Pa besim, s’ka ndryshim.

Bravo u qoftë shqiptarëve të ndërgjegjshëm!Pavarësisht se sistemi nuk ua dha mundësinë të regjistroheshin, morën avionin...
11/05/2025

Bravo u qoftë shqiptarëve të ndërgjegjshëm!
Pavarësisht se sistemi nuk ua dha mundësinë të regjistroheshin, morën avionin për të ardhur e votuar ndryshe.

Kjo është shpresë.Kjo është përgjegjësi.
Dilni dhe votoni!
Ndryshimi po vjen.

11/05/2025
11/05/2025

Një kryq peshon 4 vite! Të dashur qytetarë, sot është dita juaj. Dilni e votoni 🗳 Bëjeni për Shqipërinë 🇦🇱

Të dashur qytetarë të Qarkut të Korçës,Pas 12 vitesh premtime të pambajtura, qarku ynë meriton më shumë. Meriton dinjite...
10/05/2025

Të dashur qytetarë të Qarkut të Korçës,

Pas 12 vitesh premtime të pambajtura, qarku ynë meriton më shumë. Meriton dinjitet, zhvillim dhe të vërtetën. Sot, Korça nuk ka nevojë për slogane bosh apo projekte të lëna rrugës. Sot, Korça ka nevojë për një fillim të ri!

Unë, Rizaldo Vrenozi, kandidat për deputet në Qarkun e Korçës me numrin 9, nuk vij të premtoj mrekulli. Vij me përkushtimin për të qenë zëri juaj i ndershëm në Kuvend dhe për të sjellë ndryshimin që keni pritur prej vitesh.

Me “Djathtas për Zhvillim”, ne nuk japim fjalë boshe – ne ofrojmë 9 arsye të forta për të na besuar: ekonomi të qëndrueshme, paga dhe pensione më të larta, një shtet më të vogël por më efikas, taksa të ulëta, dinjitet për pronarët dhe ish-të përndjekurit, mbështetje për drejtësinë dhe sigurinë, dhe mbi të gjitha – një politikë që punon për qytetarin, jo për pushtetin.

Nëntë arsye pse duhet të votoni numrin 9️⃣ koalicionin 'Djathtas për Zhvillim' në 11 maj 🗳🔛🔝

1️⃣ Ekonomi e Fortë. Pension minimal 300 euro, minimum jetik 200 euro dhe rritje me 25 % e pagave në të gjithë sektorët.

2️⃣ Vizioni euroatlantik perëndimor. Marrëdhënie të mira me SHBA dhe BE, si dhe përshpejtimi i procesit të integrimit.

3️⃣ Qeveri e vogël me 10 ministri. Thyejmë monopolet tregtare. Taksa e sheshtë 9% dhe më shumë lehtësira fiskale për biznesin e vogël e të mesëm. Kjo përkthehet në më shumë vende pune.

4️⃣ Dita e punës 6 orëshe për gratë, që do të paguhet si për 8 orë. Bonuse për çiftet e reja dhe lindjet, si dhe shkolla me drekë për fëmijët.

5️⃣ Kthimi dhe kompensimi i plotë i pronës për të gjithë pronarët legjitimë.

6️⃣ Dëmshpërblimi i plotë i ish-të përndjekurve politikë.

7️⃣ Mbështetje pa kushte për drejtësinë dhe SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

8️⃣ Ndryshime rrënjësore kushtetuese, që do të zhbëjnë kodin elektoral Rama-Berisha të 2008-ës, i cili ka eleminuar garën dhe ka vendosur monopolin e 2 partive të mëdha.

9️⃣ Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, si një organ efikas për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

✅️ Në 11 maj VOTO Rizaldo Vrenozi , njeriun që kurrë s'i ka futur duart në xhepin tënd! 🫵

✅ Në 11 maj, është koha të zgjedhim ndershmërinë ndaj korrupsionit, punën ndaj premtimeve bosh.

Voto numrin 9️⃣ – Voto Rizaldo Vrenozi – Voto për një Korçë që nuk pranon më të gënjehet!

Address

Rr. "Sofokli Maliqari"
Tirana
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rizaldo Vrenozi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Rizaldo Vrenozi:

Share