Urdheri i Mjekut Korce

Urdheri i Mjekut Korce Urdhëri i Mjekëve krijuar me Ligjin 7708, datë 18.05.1993 "Për Krijimin e Urdhërit të Mjekëve". 1. Dr. Vlefta BEJKO, Gastro-Entero-Hepatolog - Presidente
2.

Dr. Roland LALAJ, Mjek i Pergjithshem - Zv. President
3. Dr. Vasfi TOPCIU, Ortoped - Anëtar
4. Dr. Sotiraq KONINI, Kirurg i Përgjithshem - Anëtar
5. Dr. Ilir HOXHA, Obstetrikë-Gjinekologji - Anëtar

Sot ne 30 Mars ne Diten boterore te Mjekeve ndalemi per te thene nje "faleminderit" te madhe per ju qe zgjodhet te jeni ...
30/03/2026

Sot ne 30 Mars ne Diten boterore te Mjekeve ndalemi per te thene nje "faleminderit" te madhe per ju qe zgjodhet te jeni cdo dite prane jetes dhe dhimbjes njerezore!

Faleminderit per humanizmin, durimin dhe dashurine qe i jepni profesionit tuaj!

Me hidherim te thelle ju njoftojme per ndarjen nga jeta te Dr. Vjollca Paço ne dt 24 Janar 2026.Dr. Vjollca Teli Paço (l...
02/02/2026

Me hidherim te thelle ju njoftojme per ndarjen nga jeta te Dr. Vjollca Paço ne dt 24 Janar 2026.

Dr. Vjollca Teli Paço (lindur në Korçë më 10 tetor 1945), eshte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1968 si mjeke e pergjithshme. Karrierën e nisi si përgjegjëse e Qendrës Shëndetësore të Kooperativës Bujqësore Pojan–Plasë, ku shërbeu për disa fshatra dhe kontribuoi në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, uljen e mortalitetit infantil dhe ngritjen e shtëpisë së lindjes.

Më pas punoi në Korçë si mjeke ndërmarrjeje dhe mjeke familjeje, veçanërisht në lagjen nr. 13, ku krijoi për herë të parë dosjet familjare dhe sistemoi ndjekjen e sëmundjeve kronike. U dallua për përkushtim profesional, aftësi drejtuese dhe angazhim shkencor. Punoi edhe si drejtoreshë në vitet 1986–1990 dhe doli në pension në vitin 2005. Për kontributin e saj u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri”.

Urdheri i Mjekut Korce i percjell ngushellime te perzemerta familjes, kolegeve, miqve, shokeve dhe te gjithe atyre qe paten fatin ta njihnin!

U prehsh ne paqe Dr. Vjollca Paço!🙏🙏

Me shume keqardhje sot jemi pjese e hidherimit te ndarjes nga jeta te kirurgut me duar te arta te qytetit te Korces, Dr ...
18/10/2025

Me shume keqardhje sot jemi pjese e hidherimit te ndarjes nga jeta te kirurgut me duar te arta te qytetit te Korces, Dr Ahmet Hoxhallari!
Me shume nderim dhe reapekt e falenderojme Dr.Ahmetun per gjurmet qe ka lene te secili koleg qe ka qene prane tij, per historine e kirurgjise ne Spitalin e Korce, per drejtimin dinjitoz ne kete Spital, per perfaqesimin e fjales dhe mendimit te qytetareve te Korces ne Kuvendin e Shqiperise, por edhe per mendimet dhe idete ne vendimmarrjet e Keshillit Bashkiak te Korces.

Mjeku Ahmet Hoxhallari lindi ne Velcan te Gores ne 27 dhjetor 1943.
Ne vitin 1969 mbaroi studimet ne Fakultetin e Mjekesise dhe fillon punen si kirurg i pergjithshem ne spitalin e Korces. Ne vitin 1977 specializohet per urologjine si mjeku i pare urolog per rrethin e Korces.

Dr. Ahmeti ka punuar me perkushtim dhe profesionalizem, i dalluar edhe per aftesite organizative . U emerua drejtor i spitalit te Korces nga viti 1997 deri ne 2005 dhe deri ne 2011 ka punuar si mjek kirurg.

Per merita te punes te tij eshte dekoruar ne vitin 1979 me " Medalje ne sherbim te mire te popullit " dhe ne vitin 2004 eshte dekoruar me titullin " Qytetar nderi i qarkut" .

Urdheri i Mjekeve te Korces shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, kolegeve si dhe te gjithe komunitetit per mjekun qe me profesionalizem dhe perkushtim ka qene gjithmone ne sherbim te pacienteve.

U prefsh ne paqe dr Ahmet Hoxhallari!

Përshëndetje! Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në Konferencën me titull: "Pasqyra Klinike: Mësime nga Raste të Vërteta", orga...
04/06/2025

Përshëndetje!
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në Konferencën me titull: "Pasqyra Klinike: Mësime nga Raste të Vërteta", organizuar nga Ample sot më datë 4 Qershor, ora 13:30, pranë Life Gallery, Korçë.

Ky event është në proces akreditimi nga ASCK.
Nëse do jeni të pranishëm, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar paraprakisht në linkun më poshtë, ku do të gjeni gjithashtu dhe programin e eventit.
Ju mirëpresim!

06/12/2024

Njoftohen te gjithe mjeket e sherbimit spitalor dhe ambulator te Rajonit te Korces , se vitin qe vjen do te zhvillohen zgjedhjet per President te Keshillit Rajonal Korce ! Mjeket e interesuar duhet te paraqesin dokumentacionin prane zyres te UM Korce brenda dates 20 Dhjetor 2024 !

Ne konferencen e organizuar nga Urdheri i Mjekut te Qarkut te Korces, si pjese e edukimit ne vazhdim , ku nje grup mjeke...
21/06/2024

Ne konferencen e organizuar nga Urdheri i Mjekut te Qarkut te Korces, si pjese e edukimit ne vazhdim , ku nje grup mjekesh te Spitalit referuan temat e tyre, te perzgjedhura per problematika te vecanta. Gjithashtu ne kete konference , u nderuan nga Urdheri i Mjekut me certifikate mirenjohje disa mjeke qe ne vite kane punuar me perkushtim dhe kane dhene dhe vazhdojne ta japin kontributin e tyre ne sherbim te pacienteve. U nderuan me certifikate mirenjohje edhe disa mjeke qe kane nderruar jete ,per te mos u harruar puna e tyre dhe per tu kujtuar nga koleget me te cilet kane punuar , por dhe per tu njohur prej mjekeve te rinj!

IN MEMORIAMMe hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Dr. Nikollaq Gurllari, më datën 30 Tetor 2023, pas një së...
01/11/2023

IN MEMORIAM

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Dr. Nikollaq Gurllari, më datën 30 Tetor 2023, pas një sëmundje të rëndë.

Dr. NIKOLLAQ ILO GURLLARI (POLENA)
Ka lindur në qytetin e Korçës më 27. 09. 1947.
Rrjedh nga një familje me origjinë shoqërore puntore. Familja e tij ka ndihmuar luftën dhe shtëpia e tyre ka qenë bazë e Luftës Nacional- Çlirimtare.
Shkollën 7-vjeçare dhe atë të mesme i kreu në qytetin e lindjes me rezultate shumë të mira (viti 1954-1965). Studimet e larta i kreu në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
E drejta e studimit i doli për në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, por për këtë nuk ishte i kënaqur. Duke dëgjuar bisedat e gjyshes dhe nënës së tij, se si ai kishte lindur në shtëpi pa asistencë mjekësore dhe respektin për bluzat e bardha (mjekët dhe infermierët që i dukeshin njerëz të jashtëzakonshëm) i kishte lindur dëshira që të bëhej mjek.
Pas shumë përpjekjesh, arriti të plotësojë dëshirën duke e ndërruar degën me një student tjetër.
Studimet i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitet 1965-1970 dhe mbas kësaj, u specializua për Obstetrikë-Gjinekologji pranë Spitalit Obstetrik- Gjinekologjik Tiranë 1971-1973. Pas specializimit, filloi punën si mjek obstetër-gjinekolog në Shtëpinë e Lindjes.

Korçë (janar 1974), ku mjekët që punonin aty, si: Gaqo Pulluqi, Luiza Kole e Fredi Themeli e mirëpritën, e ndihmuan dhe respektuan vazhdimisht.
Shkonte rregullisht në Qendrën Shëndetësore të Lozhanit çdo muaj për vizita dhe ngritjen tekniko- profesionale të mamive të zonës.
Po ashtu, kryente vizita obstetrikale e gjinekologjike në Ndërmarrjen e Qilimeve, ku punonin me qindra gra deri në vitin kur kjo u mbyll.
Për shumë vite kreu edhe detyrën e Inspektorit Sanitar Shtetëror për Maternitetin duke kërkuar me rigorozitet zbatimin e rregullave.
Me ndarjen e pavioneve, më 1981, u caktua Shef i Repartit të Lindjeve, detyrë që me disa shkëputje e kreu 25 vjet: 1981-1992 dhe 1999-2012.
Në vitin 1979 ka kryer kurs kualifikimi në Spitalin Ushtarak në specialitetin "Kirurgjia e luftës". Për shumë vite ka dhënë mësim si mësues i jashtëm në shkollat e ulta
dhe të mesme mjekësore të qytetit të Korçës dhe, që prej vitit 2002 e në vazhdim, pedagog i jashtëm në Departa- mentin e Infermierisë të Universitetit "Fan S. Noli" dhe ka
hartuar dispencën "Urgjencat obstetrikale (material për
studentët). Zotëron gjuhën ruse.
Punonte për ngritjen tekniko-profesionale dhe ka botuar në revistat mjekësore shumë artikuj të vlerësuar për problemet që përcillnin.
Në vitin 2015 ka botuar librin Historiku i Maternitetit në qytetin e Korçës, ku ka përshkruar me hollësi punën, nga momenti i krijimit, mjekët, personeli mami-infermier që kanë punuar atje. Ka botuar shume revista, tema të ndryshme shkencore. Ka marrë pjesë në sesione shkencore të organizuara nga Institucionet Shëndetësore.

Urdhëri i Mjekut, Qarku Korçë, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes.

IN MEMORIAM.Me hidherim te thelle njoftojme sot ndarjen nga jeta te Dr. Elvira Popllo ( Evanfi Tollkuci) , mjeke pediatr...
03/08/2023

IN MEMORIAM.

Me hidherim te thelle njoftojme sot ndarjen nga jeta te Dr. Elvira Popllo ( Evanfi Tollkuci) , mjeke pediatre-nefrologe prane Spitalit Rajonal Korce (1969-2006).
Dr. Elvira ka lindur ne 5 janar 1946. Ka mbaruar fakultetin e mjekesise ne Universitetin e Tiranes si mjeke e pergjitshme ne vitin 1968. Ne vitet 1977-1978 specializohet per nefrologe prane Klinikes Universitare Spitali i Pediatise Tirane dhe vjen si nefrologia e pare pediatre ne Korce ku hap repartin e pare me paciente me semundje te aparatit urinar tek femijet qe ne moshen e porsalindur deri ne moshen 14 vjec.
Dr. Elvira ka qene koordinatore ne Spitalin e Pediatrise ne vitin 1972 dhe shefe reparti nga viti 1983 deri ne vitin 2002.
Dr. Elvira me punen e saj , me pervojen e pasur dhe sjelljen e saj, ka terhequr respektin e kolegeve, miqve, shokeve dhe vecanerisht te pacienteve e nenave te tyre.
Ne vitin 1984 eshte nderurar me medalje “Per sherbim te mire ndaj Popullit”.
Spitali Rajonal Korce i shpreh ngushellimet familjareve , te afermve, miqve dhe kolegeve te saj.

Address

Korçë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urdheri i Mjekut Korce posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Urdheri i Mjekut Korce:

Share