09/05/2025
Të dashur bashkëqytetarë,
Kam pasur privilegjin të punoj pranë jush dhe për ju, për të ndërtuar një komunitet më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Sot, teksa afrohet dita e zgjedhjeve, ndiej përgjegjësinë t’ju drejtohem me një mesazh të sinqertë dhe të vendosur.
Shqipëria ka nevojë për vazhdimësi, stabilitet dhe vizion. Ka nevojë për një forcë që di të qeverisë, që di të ndërtojë dhe që mban fjalën. Kjo forcë është Partia Socialiste e Shqipërisë🌹
Të dielën, me votën tuaj ju nuk zgjidhni vetëm një parti — ju zgjidhni drejtimin e së ardhmes. Zgjidhni më shumë investime, më shumë mbështetje për familjet, më shumë arsim dhe shëndetësi cilësore. Zgjidhni rrugën e integrimit Europian dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ftoj çdo qytetar të ndershëm, çdo të ri me ëndrra, çdo familje që kërkon siguri dhe progres, që këtë të diel të dalë të votojë për Partinë Socialiste të Shqipërisë ne drejtimin e Kryeminstrit Edi Rama🇦🇱🖐️🇪🇺