FRESSH Komuna Gjergjan

FRESSH Komuna Gjergjan FAQJA ZYRTARE (OFFICIAL PAGE) e ''Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë'' Komuna Gjergjan Ne besojmë te Liria. Ne besojmë te vlerat europiane.

Forumi i Rinise EuroSocialiste te Shqiperise

Ne te rinjtë socialistë dhe progresistë besojmë se vetëdija e lartë kombëtare dhe atdhedashuria janë themeli i një politike ndërtuese. Në të kundërt, mungesa e përgjegjesive, lëshimi moral dhe shpërfillja ndaj Shqipërisë janë burimi i politikës shkatërruese dhe korruptive. Ne të rinjtë socialistë, progresistë besojmë se shqiptarët kanë energjinë dhe dë

shirën për të jetuar si Europianë ne vendin e tyre. Ne besojmë se askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të prejardhjes, pozicionit social, apo bindjeve. Ne besojmë te shteti i së drejtës. Ne besojmë që çdo njeri duhet të ketë mundësi për një jetë të denjë përmes punës. Ne besojmë se të rinjtë mund t’i japin një frymëmarrje më të madhe politikës dhe shoqërisë shqiptare. Ne besojmë te mendimi i lirë. Ne besojme te dedikimi publik. Ne besojmë se përmes pjesmarrjes Shqipëria mund të ndryshojë. Parimet tona janë të thjeshta: Punë, Progres, Solidaritet, Kohezion Social, Mundësi të barabarta, Dinjitet. FRESSH është themeluar më 15 janar të vitit 1992 nga një grup të rinjsh
Qellimi i themelit të organizatës më të madhe rinore në vend, FRESSH, ishte afrimi i Shqiperisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracise dhe shtet-berjes, si dhe me idetë më të ndritura të social-demokracise europiane. Që nga vitet e para të themelimit, FRESSH është anëtar me të drejta të plota në IUSY (Internacionalja e Rinise Socialiste) dhe aderon në ECOSY (Organizata e Rinisë Socialiste dhe Socialdemokrate të Europes)

FRESSH ka statutin, programin dhe simbolin e tij dhe është strukturë përbërëse e Partisë Socialiste të Shqiperise.

18/02/2013

FRESSH-Forumi rinor me i madhe ne vend

DEKLARATË PËR SHTYP  Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar  Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar mblodhi sot të gjithë drej...
18/02/2013

DEKLARATË PËR SHTYP Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar mblodhi sot të gjithë drejtuesit e FRESSH nga e gjithë Shqipëria, në rrethe dhe qytete, për të shpalosur strategjinë e komunikimit në fushatën “Derë më Derë” që pritet të nisë së shpejti. FRESSH do të ketë një rol kryesor në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, në çdo qark, në çdo rreth, në çdo qytet, në çdo komunë dhe në çdo fshat. Ndaj të rinjtë e eurosocialistë do të jenë përçuesit e mesazhit të Partisë Socialiste tek qytetarët shqiptarë, për t’i komunikuar programin e PS për një Rilindje Shqiptare. Kjo mbledhje është thirrur nga kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali, e cila në fjalën e saj ndër të tjera, forcoi idenë se të rinjtë eurosocialistë do të jenë në ballë të luftës dhe të punës në vendet ku jetojnë, për të sjellë në pushtet Partinë Socialiste dhe vënien në jetë të programit rilindës. Fushata “Derë më Derë” e FRESSH do të kryehet në bashkëpunim me strukturat e tjera të Partisë Socialiste. Të gjithë të rinjtë do të trajnohen nga specialistë të komunikimit të FRESSH dhe të Partisë Socialiste në vendet ku ata jetojnë. Trajnimi i tyre do të nisë javën e ardhshme të këtij muaji. Përveç diskutimit të strategjisë së komunikimit, gjithashtu në këtë mbledhje ku kanë marrë pjesë të gjithë drejtuesit e FRESSH, është diskutuar edhe përfaqësimi që të rinjtë eurosocialistë do të kenë në zgjedhjet e parlamentare të 23 qershorit. Përfaqësimi dinjitoz dhe sipas meritës i të rinjve ishte një tjetër temë e rëndësishme e diskutuar në këtë mbledhje. Ky takim ishte vetëm hapi i parë i një pune shumë të madhe trajnuese me të rinjtë eurosocialistë në të gjithë Shqipërinë, e cila do të finalizohet në muajin zgjedhor me fushatën “derë më derë”, ku si kurrë më parë, FRESSH do të angazhohet me të gjithë energjinë.

18/02/2013

KRYESIA e PS

1.Edi Rama {Kryetar i PSSH}
2. Arben Isaraj {Anëtar i Kryesisë}
3. Arben Malaj {Anëtar i Kryesisë}
4. Arta Dade {Anëtare e Kryesisë}
5. Ben Blushi {Anëtar i Kryesisë}
6. Besnik Baraj {Anëtar i Kryesisë}
7. Ditmir Bushati {Anëtar i Kryesisë}
8. Erjon Braçe {Anëtar i Kryesisë}
9. Eglantina Gjermeni {Anëtare e Kryesisë}
10. Gramoz Ruçi {Anëtar i Kryesisë}
11. Lindita Nikolla {Anëtare e Kryesisë}
12. Mimi Kodheli {Anëtare e Kryesisë}
13. Namik Dokle {Anëtar i Kryesisë}
14. Pandeli Majko {Anëtar i Kryesisë}
15. Saimir Tahiri {Anëtar i Kryesisë}
16. Shkëlqim Cani {Anëtar i Kryesisë}
17. Valentina Leskaj {Anëtare e Kryesisë}
18. Vangjush Dako {Anëtar i Kryesisë}

Address

Gjergjan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FRESSH Komuna Gjergjan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to FRESSH Komuna Gjergjan:

Share