26/02/2025
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike,
Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 1 Mars 2025, do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të qarkut të Fierit, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Detajet e procesit:
📅 Data e votimit: 1 Mars 2025
🕗 Ora e votimit: 08:00 – 18:00
📍 Vendi i votimit: Selia e Partisë Demokratike Fier
🗳 Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.
👤 Kandidatët: Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët e PD në të gjithë qarkun, dhe anëtari/ anëtarja ka të drejtë të votojë vetëm NJË prej kandidatëve.
Ftojmë të gjithë anëtarët e partisë të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të kontribuojnë për një garë të ndershme dhe demokratike.
📌Për të parë listën e plotë të renditjes së kandidatëve në fletën e votimit ju lutem klikoni mbi foton! Suksese të gjithë kandidatëve! ✌️✌️✌️