04/06/2026
Bashkia Kolonjë shpreh dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të jetës së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili ra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor.
Në këto momente të vështira, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, kolegëve dhe gjithë strukturave të Policisë së Shtetit. Përkushtimi dhe sakrifica e tij në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit do të mbeten një shembull i lartë përgjegjësie dhe profesionalizmi.
Njëkohësisht, i urojmë shërim sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë së njëjtës ngjarje.
Bashkia Kolonjë dënon me forcë çdo akt dhune ndaj përfaqësuesve të rendit dhe ligjit dhe shpreh besimin se organet e drejtësisë do të bëjnë punën e tyre për të vendosur para përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Në emër të qytetarëve të Kolonjës, nderojmë kujtimin e Enea Mekollit dhe shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe me Policinë e Shtetit.
U prehtë në paqe.