18/06/2026
Sot në Kuvend duhej të flisnim për gjëra që kanë rëndësi për njerëzit: për më shumë siguri në rrugë, për amnistinë dhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Për këto tema mund të jesh dakord ose jo. Mund të debatosh fort. Por debati duhet bërë.
Fatkeqësisht, edhe sot zhurma zuri vendin e argumentit dhe bllokimi vendin e diskutimit.
Unë besoj se qytetarët meritojnë më shumë. Meritojnë të dëgjojnë idetë, alternativat dhe qëndrimet për çështje që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.
Sepse politika nuk është të pengosh tjetrin të flasë. Politika është të bindësh me argumente.