Erjona Jonuzi

Erjona Jonuzi Jemi gjithmonë fitues, sepse betejën e kemi per lirinë...

04/06/2026
03/06/2026

Iris Luarasi sulmon portestën: Nuk më duket e duhura...

Pedagogia dhe deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi ka analizuar zhvillimet e fundit lidhur me protestat të cilat po mbahen në Tiranë, të cilat kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në Zvërnec. Sipas Luarasit ndonëse ka qytetarë që kanë arsye reale për të protestuar, rasti për Zvërnecin nuk është i duhuri.
“Personalisht mendoj se kanë arsye për të protestuar për shumë gjëra, por kjo nuk më duket se është protesta e duhur. Të jesh 13 vite në pushtet ka kosto, ashtu si dhe ka njerëz që kanë arsye për të protestuar,” deklaroi Luarasi në emisionin “Trialog” në RTSH.
Më tej deputeja u shpreh se sipas saj ekziston një keqkuptim thelbësor në lidhje me natyrën e pretendimeve në Zvërnec, të cilat ajo i cilësoi si çështje private. Teska u ndal edhe tek diferenca midis pronës publike si Sazani dhe situatës në Zvërnec.
“Në Zvërnec është e drejta e banorëve të kenë pretendime. Por edhe ndaj pretendimeve se u është marrë toka me mashtrime, nuk mund ta zgjidhë këtë gjë qeveria, por drejtësia,” u shpreh ajo.
Pamjet e dhunshme nga Zvërneci, ishin një pikë tjetër të cilën Luarasi e theksoi, ku sipas saj shteti ndërhyri duke shkarkuar zinxhirin e komandës së policisë së Vlorës dhe duke revokuar licencat e firmave private të sigurisë që u përfshinë në incidente.
“Jemi në momentin që duhet të shmangim emocionet dhe të shohim me vëmendje. Kemi një organizim të mirë organizuar për protestën dhe të superfinancuar,” shtoi më tejj ajo, duke përfunduar me deklaratën se sipas saj protestat kundër qeverisë janë legjitime në një demokraci, por ato duhet të bazohen mbi fakte dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur përzierjen e çështjeve civile me ato politike

03/06/2026

Një studim ndërkombëtar, i zhvilluar në 11 vende, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në trajtimin e disa formave të kancerit, raportoi “The Guardian”.

Një grup studiuesish nga vende të ndryshme testoi medikamentin “Amivantamab” te pacientë me tumore, kryesisht në zonën e kokës dhe qafës, të cilët kishin pësuar rikthim të sëmundjes, pas trajtimeve të pasuksesshme.

Rezultatet e studimit u cilësuan të paprecedenta, në 15 pacientë, pas administrimit të ilaçit, tumori u zhduk plotësisht.

“Amivantamab” vepron në tre mënyra. Ai bllokon proteinën EGFR, e cila nxit rritjen e tumoreve, si dhe proteinën MET, që qelizat kancerogjene e përdorin, për t’iu shmangur trajtimeve.

Përveç kësaj, ilaçi aktivizon sistemin imunitar për të sulmuar qelizat tumorale.

Pacientët e trajtuar me “Amivantamab” regjistruan një mbijetesë mesatare prej 12,5 muajsh nga fillimi i trajtimit, një rezultat i konsideruar i rëndësishëm, duke pasur parasysh prognozat shumë më të pafavorshme, që kishin marrë më herët.

“Bëhet fjalë për përgjigje jashtëzakonisht të forta te pacientët, sëmundja e të cilëve ishte bërë rezistente si, ndaj kimioterapisë ashtu edhe ndaj imunoterapisë. Ky është një grup pacientësh për të cilët opsionet terapeutike janë jashtëzakonisht të kufizuara. Të shohësh efekte kaq pozitive është vërtet e jashtëzakonshme. Ky trajtim ka potencialin të ndihmojë mijëra pacientë çdo vit”, deklaroi profesori i terapive biologjike kundër kancerit në Institutin e Kërkimeve për Kancerin, Kevin Harrington.

01/05/2026

Balla vishet punëtor për 1 Maj

për njerëzit e punës 🙏

26/04/2026

Address

Teodor Keko
Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Erjona Jonuzi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share