Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës

Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës Klientët

Shërbimet publike të Punësimit mbështesin në mënyrë të balancuar dy grupe të mëdha klientësh brenda tregut të punës; punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

SHËRBIME PUNËSIMI

Qëllimi i Shërbimeve të Punësimit është të ndihmojë punëkërkuesit për tu integruar në tregun e punës dhe punëdhënësit për të plotësuar vendet e lira të punës, të ofruara prej tij. Objektivat

Objektivat e shërbimeve publike të punësimit janë:

a) të informojnë
b) të këshillojnë
c) të orientojnë
d) të ndërmjetësojnë punëkërkues të papunë për vendet e lira të punës të ofruara nga

punëdhënësit. Shërbimet publike të punësimit në zbatim të kuadrit ligjor përfshijnë:

1- Informacion për vendet e lira të punës
2- Ndërmjetësim për punësim
3- Këshilim dhe orientim për punë dhe profesion

a. Për Punëkërkuesit shërbimet ofrojnë si me poshtë

Informacion dhe këshillim
Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim. Pjesëmarrje në një trainim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës. Shërbime të tjera ndërmjetësimi. b. Për Punëdhënësit shërbimet ofrojnë si më poshtë

Shërbime profesionale rekrutimi
Paraqitje dhe përshkrim të kandidatëve
Mbështetje për punësim (Programe të Nxitjes së Punësimit)
Kontakte në vazhdim

Ndërmjetësim
përputhja e ofertës për një vend të lirë pune me kërkesën e një kandidati të përshtatshëm për punë. Punëkërkues

Punëkërkuesi i Papunë është një person, i cili:

a) jeton në Shqipëri,
b) është mbi 16 vjeç
c) paraqitet personalisht në Zyrën e Punësimit dhe është i disponueshëm për punësim
d) është i aftë për punë

Punëkërkues i punësuar është një person i cili :

a) është në marrëdhënie pune ose i vetëpunësuar , por që kerkon nje punë të re.

01/06/2026

Ke një ide biznesi, por je i papunë dhe nuk ke të ardhura❓
Apliko për mbështetje përmes programit të Vetëpunësimit, deri më datë 4 Qershor 😀

Ja se si funksionon:

✅Punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar.
✅Së bashku, zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit.
✅Planet me të mira financohen deri në vlerën 1.000.000 lekë🤝

Apliko përmes e-Albania në shërbimin “Kërkesë për pjesëmarrje në prohramin e vetëpunësimit”👇
https://e-albania.al/ServiceDetails/16366

💡Jetësoje idenë tënde!

28/05/2026
25/05/2026
13/05/2026

Ke një ide biznesi, por je i papunë dhe nuk ke të ardhura❓
Apliko për mbështetje përmes programit të Vetëpunësimit, deri më datë 4 Qershor 😀

Ja se si funksionon:

✅Punkërkuesit e papunë me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar.
✅Së bashku, zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit.
✅Planet me të mira financohen deri në vlerën 1.000.000 lekë🤝

Apliko në Programin e Vetëpunësimit👇
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16366

💡Jetësoje idenë tënde!

04/05/2026

📢 Vende të lira pune në sektorin publik.

Gjatë muajit Prill 2026, në portalin kombëtar të punësimit janë publikuar:
▪️ 117 institucione me pozicione vakante
▪️ 431 shpallje aktive
▪️ 808 vende të lira pune

💼 Nëse synoni një karrierë në sektorin publik, portali https://www.puna.gov.al/sektoripublik ju vjen në ndihmë për të aksesuar vendet e lira të punës.

Address

Durrës

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+35552420218

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share