04/06/2026
📣 Katër këlyshët e bukur kanë nevojë për familje adoptuese 🥰
Këta drita të bukura janë këlyshët e qenushes së Sukthit, që u gjet e goditur rëndë nga një makinë. Mamaja e tyre është ende në klinikë, por fatmirësisht ata janë 2 muajsh, dhe kanë filluar të hajnë ushqim vetë.
Në vendin ku janë, ka shumë makina tonazhi të rëndë, edhe rrezikojnë çdo minutë të vriten. Ndaj duhet t’i ndihmojmë të gjejnë secili një familje që t’i dojë e të kujdeset për ta 🙏🏻☺️
ℹ️ Miks labradorë, trup mesatar kur të rriten, janë 3 çuna dhe një gocë.
✔️Adoptuesi duhet të jetë person i përgjegjshëm, që e kupton mirë përgjegjësinë e një jete në ngarkim, për të paktën 15 vitet e ardhshme.
✔️Vaksinim, sterilizim në moshën e duhur, janë kusht që duhet ta plotësoni patjetër!
❌Jo trajtim si lodër për apo nga fëmijët!
❌Jo lidhje me litar apo mbajtje në një cep oborri!
Kush do që do ta bëjë pjesë të familjes një nga këta bukuroshë, i lutemi të kontaktojë Kolibja E Zemrës ose ☎️ +355 68 629 5012
̈rndaje