Bashkia Divjake

Bashkia Divjake Kryetari Bashkisë: Z.Josif Gorrea

Në këtë faqe mund të informoheni mbi të rejat nga Bashkia Divjakë.

Gjithashtu ju mund të dërgoni mesazhe me pyetje që i përkasin Bashkisë dhe një anëtar i stafit do ju përgjigjet!

🎓 Të dashur maturantë dhe minimaturantë,📚 Muaji Qershor shënon një periudhë të rëndësishme për ju, ku do të përballeni m...
02/06/2026

🎓 Të dashur maturantë dhe minimaturantë,

📚 Muaji Qershor shënon një periudhë të rëndësishme për ju, ku do të përballeni me provime që janë rezultat i punës dhe përkushtimit tuaj ndër vite. Është momenti për të treguar dijet dhe seriozitetin me të cilin jeni përgatitur.

✨ Bashkia Divjakë ju uron rezultate sa më të mira dhe mbarësi në çdo hap të këtij procesi!

🎈Sheshi u mbush sot me ngjyra, buzëqeshje dhe energjinë e fëmijëve në festën e 1 Qershorit!🎨Mes pikturave plot fantazi, ...
01/06/2026

🎈Sheshi u mbush sot me ngjyra, buzëqeshje dhe energjinë e fëmijëve në festën e 1 Qershorit!

🎨Mes pikturave plot fantazi, kërcimeve të grupit të QKF-së dhe interpretimeve me këngë e recitime nga nxënësit e shkollave “Koli Sako” dhe “Çermë-Shkumbin”, u krijua një atmosferë e ngrohtë që solli së bashku fëmijë, prindër dhe qytetarë.✨

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! 🎉😊

Get  •  ✨ “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!”, një projekt i zbatuar nga ...
29/05/2026

Get •
✨ “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!”, një projekt i zbatuar nga IRCA, me mbështetjen e Bashkisë Divjakë, ka nisur me energjinë dhe entuziazmin e të rinjve, të cilët po angazhohen si agjentë ndryshimi në komunitetin e tyre.
Në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, rreth 23 të rinj, nxënës nga shkollat “Mihal Nako”, “Koli Sako”, “Miti Zoi Zaka”, “Çermë-Shkumbin” dhe “Çermë-Sektor”, morën pjesë në trajnimin e parë, duke krijuar zyrtarisht Klubin e Ambasadorëve Rinorë të Kulturës dhe Turizmit, me qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe turistike të Bashkisë Divjakë.

🤝Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
;

Get  •  I Uroj Gëzuar Festën të gjithë besimtarëve myslimanë të Bashkisë tonë e më gjërë …G  Ë  Z  U  A  R
27/05/2026

Get • I Uroj Gëzuar Festën të gjithë besimtarëve myslimanë të Bashkisë tonë e më gjërë …
G Ë Z U A R

  UNDP Albania 15 projekte të reja me bazë në komunitet do të sjellin ndryshim konkret në shtatë bashki të Shqipërisë pë...
26/05/2026

UNDP Albania 15 projekte të reja me bazë në komunitet do të sjellin ndryshim konkret në shtatë bashki të Shqipërisë përmes programit , financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Nga 128 aplikime të organizatave të shoqërisë civile, u përzgjodhën projekte që do të zbatohen gjatë 2026–2027 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Divjakë, Berat dhe Vlorë.

Në ceremoninë e shpalljes së fituesve morën pjesë znj. Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Francisco Roquette, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Shqipëri, dhe znj. Marsela Maçi, Drejtore e Integrimit Evropian pranë Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Projektet synojnë:
👉🏻 mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve
👉🏻 fuqizimin dixhital dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve
👉🏻 rritjen e angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjes rinore
promovimin e ekoturizmit, kulturës dhe zhvillimit lokal

Në dhe , të rinjtë do të angazhohen më shumë në vendimmarrjen lokale, ndërsa në , dhe Lezhë projektet do të fokusohen në ndërgjegjësimin mjedisor, riciklimin dhe ruajtjen e natyrës. Në Berat dhe Mirditë, projektet do të fokusohen në fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e ekonomisë lokale dhe zhvillimin e komuniteteve.

Përmes partneritetit mes Bashkimit Evropian, UNDP-së, bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile, ReLOaD3 vijon të forcojë qeverisjen lokale transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përqendruar te qytetarët në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Mirëmëngjesi!☀️Fotoalbumi nga çelja e sezonit turistik në Divjakë 📸🌊
24/05/2026

Mirëmëngjesi!☀️

Fotoalbumi nga çelja e sezonit turistik në Divjakë 📸🌊

📣 Shihemi sot😍📍 Në orën 18:00, në Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, tek Kulla 360° 🌿✨ Së bashku me finalistet e “Miss S...
22/05/2026

📣 Shihemi sot😍

📍 Në orën 18:00, në Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, tek Kulla 360° 🌿

✨ Së bashku me finalistet e “Miss Shqipëria 2026”, le të festojmë një ditë të veçantë plot atmosferë dhe energji pozitive!
🎉 Ju presim! 🌞

21/05/2026

Get • .gov.al 🇦🇱❤️

📍Laguna e Karavastasë - Divjakë 🤍

Address

Sheshi Santa Barbara
Divjakë
9022

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Divjake posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Divjake:

Share