02/04/2026
LAJM I MIRË PËR TË GJITHË DIBRANËT E SHQIPTARËT.
Ia dolën banorët ta shembin kalan e lart të korrupsionit shtetit Shqiptar.
Fituan gjygjin kunder HEC Seta 4, duke rrëzuar të gjithë hallkat e shtetit me gjithë institucionet e paafta Shqiptare bashk me punonjësit e saj.
Tani në dorë të Zyrës Përmbarimore, pritet Prishja e Hec SETA 4.
Më poshtë janë Institucionet Debitore të paditura:
1- Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT
2- Agjensia e Zhvillimit të Territorit AZHT
3- Agjensia Kombëtare e Mjedisit AKM
4- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës
5- Këshilli Kombëtar i Ujit, pranë Këshillit të Ministrave,
6- Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore,
7- Kompania Hidro Seta Shpk.
Mirnjohje pafund për banorët dhe pëkrahësit e tjerë, ata që besuan dhe luftuan, mirnjohje dhe falenderim për Av.Hasan Bara, Av. Përparim Noka, Prof.Ing. Av. Sazan Guri, mos i harroni kto emra, nuk na lan kurrë në baltë, na përkrahën, sakrifikuan, qëndruan si vigan përballë gjithë forcës së SHTETIT.
Përball ishin juristët nga 8 Institucionet më të larta Shteterore në seancat e panumërta gjygjsore dhe Avokatët e Shtetit Shqiptar.
Një falenderim për trupin gjykues që guxoj të j*p drejtësi dhe të ngjallë shpresën tek shqiptarët.
U betuam që do ti shkonim deri në fund. Së bashku Luftuam, së bashku fituam.
Shpresojmë që Zyra Përmbarimore Dibër ta kryejë detyrën ligjore sipas ligjit.
Ne nuk ndalemi, tashmë dihet.