Partia Demokratike Dega Mat-Faqja Zyrtare

Partia Demokratike Dega Mat-Faqja Zyrtare Kjo eshte faqja zyrtare e Partise Demokratike Dega Mat

27/03/2026

Njoftohen të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, Dega Mat, se më datë 29.03.2026 do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të Degës.

Kandidatët në këtë proces janë:

Avni Ahmet Doci
Julian Fatmir Klosi

Ftohen të gjithë anëtarët të marrin pjesë në votim dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Procesi i votimit do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës, Burrel nga ora 08:00 deri ne 18:00

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për forcimin e demokracisë së brendshme dhe përfaqësimin e denjë të degës.

08/11/2025

Deklaratë zyrtare
Partia Demokratike Dega Mat

Të nderuar qytetarë të Matit,

Nesër zhvillohen zgjedhjet e parakohshme vendore në Bashkinë e Matit.
Partia Demokratike ju bën thirrje të gjithë qytetarëve matjanë të ushtroni të drejtën tuaj të votës me qetësi, pa frikë dhe pa u ndikuar nga asnjë presion.

Rregullat janë të qarta dhe të detyrueshme për të gjithë:
1.Asnjë person nuk lejohet të qëndrojë pranë qendrës së votimit më afër se 150 metra.

2.Nuk lejohet mbajtja e shënimeve pranë apo brenda qendrës së votimit nga vëzhgues, komisionerë apo persona të tjerë.

3.Nuk lejohet fotografimi i të dhënave të pajisjes së identifikimit elektronik (PEI).

4.Telefoni celular nuk lejohet gjatë procesit të votimit dhe është rreptësisht e ndaluar fotografimi i fletës së votimit.

5.Votimi familjar është i paligjshëm dhe përbën shkelje të rëndë të procesit zgjedhor.
Në rast se konstatoni pranë qendrave të votimit persona që mbajnë lista apo tentojnë të ndikojnë votuesit të ashtuquajtur patronazhistë ju bëjmë thirrje të njoftoni menjëherë Policinë e Shtetit për ndërhyrje.

Vota është e shenjtë.
Respektojeni, ruajeni dhe përdoreni me dinjitet.

Partia Demokratike Dega Mat

09/05/2025

DEKLARATË

Sot, kandidati Agron Malaj ka dalë hapur në shfaqjen më të shëmtuar që mund të ketë një njeri që kërkon të përfaqësojë qytetarët. Gjatë një fjalimi publik, ai ka përdorur gjuhë seksiste dhe gjeste të ulëta ndaj kandidates Denisa Vata – një akt i neveritshëm, që tregon përbuzje jo vetëm ndaj grave në politikë, por ndaj çdo gruaje në këtë shoqëri.

Si të mos mjaftonte kjo, ai ka sulmuar edhe familjen e saj, duke përfshirë padrejtësisht emra njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me politikën, nuk kanë punuar kurrë në shtet dhe nuk kanë përfituar asnjëherë nga fondet publike.
Këto janë shpifje të ulëta, të cilat tregojnë dëshpërimin e një kandidati që nuk ka asgjë për t’u ofruar qytetarëve – as ide, as dinjitet, as minimumin e etikës njerëzore.

Kjo nuk është politikë. Kjo është baltë. Kjo është frikë nga gratë që guxojnë të ngrihen dhe të flasin.

Njerëz të tillë nuk përfaqësojnë as shpresën, as dinjitetin e kësaj shoqërie. Ata përfaqësojnë një politikë të kalbur, që duhet refuzuar pa asnjë hezitim.

08/05/2025

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë betejë për lirinë e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve për të drejtën e shqiptarëve, që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.
E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.
Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejtë dhe parimor!
Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.
Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.
Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”.
Ajo funksionoi edhe sot.

08/05/2025

🟦 Pensioni minimal vs “zarfi për zgjedhje”
PD–ASHM do të vendosë pensionin minimal 200 € në muaj. Në 4 vjet një pensionist merr 4320 € më shumë
🟥 Kontrasti
Me Ramën: 100 € “zarf për zgjedhjet”, një herë në dy vjet

06/05/2025

🟦 Çmimi i Dritave
Me PD–ASHM: Çmimi për familjet do të ulet në 7 lekë/kWh. Për bizneset nga 18–24 lekë sot → në 6 lekë/kWh

🟥 Kontrasti
Me Edi Ramën, shqiptarët paguajnë një nga tarifat më të larta të energjisë në rajon.

🔵 Nesër në orën 11.00 në sheshin “Kastriotët” (para Turizmit), mirëpresim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë,...
04/05/2025

🔵 Nesër në orën 11.00 në sheshin “Kastriotët” (para Turizmit), mirëpresim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof.Dr.Sali Berisha!

➡️ Ftojmë të gjithë qytetarët matjanë dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të na bashkohen në këtë miting madhështor ✌️

🔵 Edhe pak ditë na ndajnë nga dita historike e 11 majit, rikthimit të fuqishëm të demokratëve me një mision: Të bëjmë Shqipërinë Madhështore!

04/05/2025

🇦🇱 Karta e Konsumatorit
🟦 PD–ASHM do të lëshojë Kartën e Konsumatori (450€) për pensionistët dhe personat me të ardhura të ulëta: Rimbursim i TVSH-së për ushqime, energji elektrike, ujë dhe ilaçe.
⚖️ Kontrasti me Ramën
🟥 Për 12 vite, Rama taksoi të varfrit — Asnjë lehtësim i TVSH-së për pensionistët. Asnjë mbrojtje nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve bazë.

03/05/2025

🇦🇱 Arsimi
🟦 PD–ASHM rrit buxhetin për Arsimin: 5% të PBB. Paga mesatare e mësuesit: 1,300 euro. Paga minimale e pedagogut: 2,000 euro. Ndihma ekonomike për studentët: 200 euro./

⚖️ Kontrasti me Ramën
🟥 12 vite konflikt me studentë e pedagogë. Paga të ulëta dhe presion politik mbi mësuesit. Emigrimi i trurit vazhdon pa ndalesë.

02/05/2025

➡️ Fuqizim i shtresës së mesme
🟦 Me PD–ASHM fillon kthesa ekonomike: Taksë e sheshtë 10%; TVSH 15%; Rrogë mesatare 1,200 euro

⚖️ Kontrasti
🟥 12 vite me Ramën: Rrogat poshtë. Çmimet, tatimet, tarifat, gjobat lart e më lart.

01/05/2025

➡️ Rroga Minimale
PD–ASHM do të rrisë rrogën minimale në 500 euro.

⚖️ Kontrasti me Ramën:
* 12 vite premtime boshe për rritje rrogash. Paga minimale më e ulëta në rajon, çmimet rriten çdo muaj.

Address

Burrel
8001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike Dega Mat-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share