Fressh Bradashesh

Fressh Bradashesh Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi gati ta bëjm? Ne besojmë tek një Shqipëri e respektit dhe besimit tek çdo njeri.

Partia Socialiste është një forcë politike që synon të shërbejë si instrumenti i cdo shqiptari që do të ndryshojë jetën e tij, i cdo të riu që do të ndryshojë botën rreth tij, i cdo gruaje që do të ndryshojë pozicionin e saj shoqëror, i cdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë, i çdo punëmarrësi që do të ndryshojë kushtet e punës dhe i çdo sipërmarrësi që do të ndryshojë cilësin

ë e shërbimit a të teknologjisë, i çdo organizate jotofitimprurëse që do të ndryshojë diçka sado të vogël në shoqëri, i çdo komuniteti që do të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike, i çdokujt që do të ndryshojë cilësinë e jetës. Në veprimtarinë e saj Partia Socialiste udhëhiqet nga një vizion europian, që nuk është i saji, por i paraardhësve dhe pasardhësve tanë; nga një vizion social që ngrihet mbi një ndarje të qartë e të prerë me politikën e vjetër të së shkuarës që nuk ka sy të shohë e veshë të dëgjojë problemet, hallet, dëshirat e ambiciet e shqiptarëve. Ne besojmë tek një Shqipëri që jeton me të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve. Në atdheun tonë nuk duhet të dështojë askush për shkak të gjinisë, fesë, krahinës, minoritetit apo përkatësisë politike. Është kjo një kauzë shumë më e madhe sesa vetë Partia Socialiste dhe prandaj, në këtë mision, na duhet një forcë e madhe sa vetë kauza jonë; një forcë që mund të arrihet përmes një solidariteti të ri, të mishëruar në një kontratë sociale ku çdo e drejtë është një përgjegjësi; një forcë që mund të arrihet nëse të gjithë ne bëhemi zëdhënësit, realizuesit dhe garantët e ndryshimit duke ndryshuar rrënjësisht përqasjen tonë ndaj problemeve të mëdha të Shqipërisë dhe mënyrën tonë të komunikimit me bashkëqytetarët.

22/10/2022

FALEMINDERIT ELBASANI!🌹🙏❤️

03/10/2022
14/09/2021
14/09/2021
10/09/2021

Mirënjohje popullit të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Gramsh*t, Belsh*t, Cërrikut dhe Peqinit për mbështetjen😍🥇🇦🇱🌹

29/04/2021

FALEMINDERIT !
Falenderoj të gjithë qytetarët e mrekullueshëm të qarkut të Elbasanit !
Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për fitoren time në këto zgjedhje dhe për fitoren historike të Partisë Socialiste !
Falenderoj ekipin fantastik të Partisë Socialiste ! Falenderoj shumë bashkëpunëtorët e mi të afërt , që nuk janë ndalur asnjë çast por më kanë mbështetur dhe kanë qenë me mua hap pas hapi përgjatë gjithë fushatës deri në shpalljen e fitores !
Në fund dua të falenderoj pafundësisht më të shtrenjtët e mi , familjen time, që më kanë mbështetur pa kushte përgjatë këtij rrugëtimi !
Ju jam thellësisht mirënjohës dhe angazhohem që të j*p maksimumin tim përgjatë këtij mandati !
Kjo është fitorja e Shqiptarëve ❤
Shqipëria e Ardhmja Jonë ! 🇦🇱🇦🇱

Address

Bradashesh
Bradashesh

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fressh Bradashesh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share