Zija Ismaili

Zija Ismaili Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zija Ismaili, Political Party, Berat.

21/08/2026

Rama po bën gjenocidin modern me reformën territoriale!

Kjo po evidentohet qartë edhe në hartën e re territoriale të Qarkut të Beratit, ku në rrezik për t’u shkrirë janë Bashkia Poliçan dhe Bashkia Dimal.

Kjo nuk është thjesht një reformë administrative. Është një goditje ndaj komuniteteve, një përpjekje për të centralizuar pushtetin dhe për t’ua larguar qytetarëve shërbimet, përfaqësimin dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Qytetarët e Poliçanit dhe Dimalit nuk do t’ia falin Edi Ramës këtë padrejtësi. Unë jam me ta, pa pyetur se kë kanë votuar. Sepse kur preket e drejta e një komuniteti, nuk ka ngjyrë politike që mund të jetë mbi të.

Ne nuk do të bëjmë mbrapa. Do të bashkohemi dhe do të ngrihemi kundër kësaj padrejtësie.

Poliçani dhe Dimali nuk janë pika në hartë për t’u fshirë me një firmë! Janë komunitete me histori, njerëz, familje dhe të drejta.

Unë jam me qytetarët e Poliçanit dhe Dimalit dhe do të jem në krah të tyre deri në fund!

20/08/2026

Të dashur miq,

Ju falënderoj nga zemra, së bashku me familjen time, për çdo urim, mesazh dhe fjalë të bukur që më keni përcjellë me rastin e ditëlindjes sime. ❤️

Më keni bërë të ndihem jashtëzakonisht i lumtur dhe, mbi të gjitha, krenar që kam privilegjin t’ju përfaqësoj dhe të jem pranë jush.

Janë shumë mesazhe dhe, për pamundësi për t’ju përgjigjur secilit veçmas, po ju shpreh përmes këtij mesazhi mirënjohjen time të thellë për secilin prej jush.

Faleminderit për respektin, dashamirësinë dhe mbështetjen që më jepni gjithmonë. Ju jam mirënjohës nga zemra! 🙏❤️

Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku krimi ndihet mbret!Rasti i turistit Portugez nuk është thjesht një ngjarje e rëndë q...
18/08/2026

Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku krimi ndihet mbret!

Rasti i turistit Portugez nuk është thjesht një ngjarje e rëndë që mund të ndodhë kudo. Problemi është se në Shqipëri krimi është fuqizuar deri në atë pikë sa shumë njerëz ndihen mbi ligjin.

Kur një shtet toleron, bashkëpunon ose mbyll sytë përballë krimit dhe drogës, krimineli merr kurajë dhe qytetari mbetet i pambrojtur.

Është si zjarri që lihet të përhapet: kur digjet fshati, qyteti apo pylli, nuk mjafton të dalësh më pas me zjarrfikëse. Duhej parandaluar zjarri, duhej qenë i përgatitur dhe duhej mbrojtur qytetari.

Kjo është përgjegjësia e një qeverie.

Dhe pas 13 vitesh pushtet, kjo është përgjegjësia e Edi Ramës: një shtet që nuk i tremb kriminelët, por shpesh i lë qytetarët të ndihen të pambrojtur.

Shqipëria ka nevojë për shtet ligjor, jo për një shtet ku krimi ndihet i paprekshëm.

12/08/2026

Sot, në mbledhjen e thirrur nga Edi Rama në Kuç të Vlorës, për reformën territoriale dhe bashkitë që preken prej saj, u pa edhe një herë qartë se çfarë fshihet pas kësaj reforme: më shumë centralizim i pushtetit dhe më shumë kontroll mbi votën e qytetarëve.

Me arrogancën e tij të zakonshme, Rama jo vetëm që nuk dëgjon, por edhe ofendon dhe nxjerr nga mbledhja kryetarët e Bashkive të Poliçanit dhe Dimalit.

Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës: i përdor njerëzit për aq kohë sa i duhen dhe, sapo nuk i shërbejnë më interesit të tij politik, i flak tutje.

Por beteja ime nuk është për këta kryetarë bashkish. Beteja ime është për qytetarët e Dimalit, të Poliçanit dhe të gjithë qarkut të Beratit.

Bashkitë nuk janë pronë e Edi Ramës. Janë të qytetarëve!

Dhe Rama vazhdon misionin e tij për të marrë kontrollin e çdo vote, për të centralizuar pushtetin dhe për të zhvatur shqiptarët deri në palcë.

Kjo paftyrësi duhet të dalë çdo ditë në shesh. Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës!

10/08/2026

SOT NE OREN 19:00 – NË QENDËR TË DIMALIT
Kjo protestë nuk ka ngjyrë partie.
Kjo është protesta e një komuniteti që nuk pranon të humbasë të drejtën për të vendosur për fatin e vet!
Dimalit po i merret ajo që i përket: e drejta për të pasur shërbime pranë qytetarëve, për t’u dëgjuar, për të kërkuar llogari dhe për të pasur një institucion që u shërben njerëzve.
Pa bashkimin e banorëve, kjo zonë rrezikon të zhytet edhe më shumë në mjerim: më pak shërbime, më pak investime, më pak dëgjim dhe, mbi të gjitha, asnjë mundësi reale për t’i kërkuar llogari pushtetit.
Prandaj, sot në orën 19:00, unë do të jem aty si qytetar, së bashku me familjen time.
Sepse kjo nuk është çështje e majtë apo e djathtë.
Nuk është çështje partie.
Është çështje dinjiteti, e drejte dhe e ardhmja e komunitetit tonë.
Edi Rama nuk mund të vendosë më nga Tirana se ku duhet të jetojnë njerëzit, çfarë shërbimesh duhet të kenë dhe sa larg duhet të jetë shteti nga qytetari.
Koha kur pushteti vendoste për njerëzit pa i pyetur, duhet të marrë fund!
Tani është koha që njerëzit të marrin fatin e tyre në duart e tyre.
Dhe kur pushteti nuk dëgjon fjalën e qytetarëve, qytetarët kanë vetëm një rrugë demokratike:
TË DALIN, TË BASHKOHEN DHE TË PROTESTOJNË!
Sot ne, oren 19:00, në qendër të Dimalit.
Mos mungo! Sepse sot vendoset për Dimalin, por nesër mund të vendoset për shtëpinë, lagjen apo qytetin e secilit prej nesh.

09/08/2026

Koha e Maskarait edhe e maskarenjve do mar fund.
Në një kohë kur Shqipëria digjet, kur humbin ullinj, toka, shtëpi e bagëti, qeveria gjen miliona për spektakle e koncerte. Por shqiptarët kanë nevojë për një shtet që i mbron, jo për një qeveri që kujdeset më shumë për propagandën.

Në shëndetësi, qytetarët përballen me mungesa, shërbime të pamjaftueshme dhe një barrë gjithnjë e më të madhe mbi xhepat e tyre. Ndërkohë, paratë publike vazhdojnë të shpërndahen sipas prioriteteve të kësaj qeverie.

Edi Rama i qan hallin Europës, por harron Shqipërinë. Flet për standarde europiane, ndërsa qytetari kërkon siguri, shërbim shëndetësor dinjitoz dhe mbrojtje për pronën e tij.

Ne si Partia Demokratike kemi qeverisur, kemi bërë edhe gabime dhe nuk i mohojmë. Por nuk kemi vendosur kurrë spektaklin mbi nevojat dhe dinjitetin e qytetarit.

Prandaj, çdo ditë e më shumë duhet t’i mbushim sheshet, të ngremë zërin dhe t’i tregojmë Edi Ramës se koha e kësaj qeverisjeje duhet të marrë fund.
Te shpëtojmë Shqiperin sa nuk është vonë.

08/08/2026

Kjo fytyrë dhe ky zë më kujtojnë Ramiz Alinë, kur ne, studentët e Dhjetorit, u përballëm me të, të etur për demokraci dhe liri.

Sot janë përsëri studentët ata që i dolën përballë Edi Ramës dhe e gozhduan me pyetje e me të vërtetën, ashtu si atëherë.

Historia përsëritet, por këtë herë mësimin duhet ta kuptojë mirë Rama: asnjë pushtet nuk është i përjetshëm!

Atëherë ishim ne studentët që hapëm rrugën e demokracisë. Sot janë studentët e rinj që po ngrejnë zërin kundër arrogancës dhe abuzimit me pushtetin.

Koha ndryshon, fytyrat ndryshojnë, por etja për liri dhe demokraci mbetet e njëjtë.

Sot, edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë konfirmoi atë që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë: shëndetësia shqiptare është lënë...
05/08/2026

Sot, edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë konfirmoi atë që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë: shëndetësia shqiptare është lënë në harresë nga kjo qeveri. Kur një institucion i pavarur dhe me autoritet ndërkombëtar ngre alarmin për nivelin e ulët të investimeve në shëndetësi, askush nuk mund të fshihet më pas propagandës.

Edi Rama nuk mund të mbulojë me fasada një sistem ku qytetarët presin me muaj për shërbime, paguajnë gjithçka nga xhepi i tyre dhe shpesh mbeten pa trajtimin që u takon. Kur shteti nuk investon në jetën e njerëzve, pasojat janë tragjike dhe përgjegjësia është politike.

Është skandaloze që paratë e shqiptarëve shpërdorohen për luks, propagandë dhe afera, ndërsa spitalet vuajnë për investime, pajisje dhe kushte dinjitoze. Jeta e qytetarëve nuk mund të jetë viktimë e keqqeverisjes.

Shqipëria nuk meriton një qeveri që e konsideron shëndetin si kosto dhe jo si prioritet. Çdo shqiptar ka të drejtë të marrë shërbim cilësor dhe të jetojë me dinjitet.

Prandaj sot ka edhe më shumë arsye për të reaguar. Sot ka edhe më shumë arsye për t'iu bashkuar protestës kombëtare. Heshtja do të thotë pranimi i kësaj gjendjeje, ndërsa zëri i qytetarëve është forca që mund ta ndryshojë atë.

03/08/2026

Dorëheqja e kryetarit Mico Rakazia të Njësisë Administrative Kutalli, një prej njësive më të mëdha dhe më të populluara, është dëshmia më e qartë se edhe njerëzit e Partisë Socialiste po e kuptojnë se reforma e re territoriale e Edi Ramës nuk bëhet për interesin e qytetarëve, por për interesa politike dhe për të përqendruar edhe më shumë pushtetin.

Ashtu si në vitin 2015, edhe sot Edi Rama po u premton qytetarëve zhvillim, ndërsa në realitet po u largon shërbimet, po i zbraz fshatrat dhe po shkatërron identitetin e komuniteteve. Dorëheqja e kryetarit të Kutallisë është një akt që tregon se edhe brenda radhëve të tij ka njerëz që nuk pranojnë të bëhen pjesë e kësaj politike.

Jam i bindur se dita-ditës do të ketë gjithnjë e më shumë qytetarë që do t'i bashkohen kësaj kundërshtie. Ne jemi në krah të tyre dhe mbështesim çdo zë që ngrihet në mbrojtje të komuniteteve.

Partia Demokratike ka një vizion krejt tjetër: rikthimin e pushtetit pranë qytetarëve përmes krijimit të 100 bashkive, afrimin e shërbimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe ringjalljen e çdo zone të Shqipërisë. Vetëm duke forcuar qeverisjen vendore mund të zhvillojmë ekonominë, të ndalim shpopullimin dhe t'u japim shqiptarëve arsye për të jetuar e investuar në vendin e tyre.

01/08/2026

Dëgjoni qytetaren nga Memaliaj sepse po dëgjojmë zëra që flasin për "irealitet", por për ne realiteti është krejt ndryshe. Në Qarkun e Beratit ne kërkojmë shtimin e dy bashkive të reja, Otllakut dhe Shpiragut, sepse synimi ynë është t'ua afrojmë shërbimet qytetarëve, jo t'i largojmë ata nga institucionet.

Si Partia Demokratike, ne besojmë se decentralizimi është në shërbim të qytetarit. Prandaj propozojmë shtimin e rreth 100 bashkive në të gjithë territorin e Shqipërisë, për një qeverisje më pranë njerëzve, më efikase dhe më të përgjegjshme.

Ne besojmë se pushteti vendor duhet të punojë për qytetarët, për nevojat dhe mirëqenien e tyre, e jo për interesat personale te Edvin Rames edhe klikës qe ai përfaqëson. Qr jane mafia me e rrezikshme e Europës.
Ju bejm thirrje te gjithe banorëve te qarkut te Beratit ti bashkohen protestave te Poliçanit edhe te Dimalit.

Address

Berat
5002

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zija Ismaili posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zija Ismaili:

Shortcuts

Share