Departamenti i Emigracionit dhe Diaspores PD

Departamenti i Emigracionit dhe Diaspores PD Departamenti i Emigracionit dhe Diaspores ne Partine Demokratike eshte nje strukture politike. Drejtues i Departamentit eshte zoti Bardh Spahia.

145 vjet me pare lindi Gjergj Fishta, Homeri i letrave shqipe, gjigandi i kombit shqiptar. Pjesmarres aktiv ne Kongresin...
23/10/2016

145 vjet me pare lindi Gjergj Fishta, Homeri i letrave shqipe, gjigandi i kombit shqiptar. Pjesmarres aktiv ne Kongresin e Manastirit dhe shpalljen e Pavarsise, fjala e tij ishte nje pishtar i fuqishem qe ndriconte erresiren qe mbizoteronte ne shpirtin e shqiptareve gjate obskurantizmit otoman e me pas.
Nderim te perjetshem per korifeun e letersise shqiptare!

"Por i urti kurr nuk ngutet, prej burrnis e jo prej tutet..." ( Lahuta e Malsise)

Rritet serish numri i azilkerkuesve shqiptare. Varferia e tejskajshme, pasiguria dhe rritja e kriminnalitetit ku Rama e ...
21/10/2016

Rritet serish numri i azilkerkuesve shqiptare. Varferia e tejskajshme, pasiguria dhe rritja e kriminnalitetit ku Rama e zhyti vendin i detyron te ikin.Shqiptaret zgjedhin te braktisin vendin e tyre ku e vetmja alternative punesimi jane fushat e kanabisit te oligarkise rilindase.

More Albanians are again seeking aslyum in Germany, a year after Berlin listed Albania as a 'safe country of origin', though overall numbers have fallen since 2015.

19/10/2016

Të dashur miq!
Shqiptarët e Amerikës ia kanë dalë që zëri i tyre të dëgjohet në vendin më të madh të demokracisë dhe lirise. Me pasion e dashuri për ceshtjen kombetare ata kanë bërë që cështjet e rëndësishme të kombit tonë të dëgjohen e të marrin mbështetje. Kanë mbështetur kongresmenë e senatorë në zona të ndryshme elektorale dhe këta të fundit e kanë marrë pranë zemrës çështjen shqiptare.
Në vijim të kësaj tradite të mirë, uroj që bashkekombasit tanë të mbështesin zonjushën Suzanna Shkreli. Ajo është e para shqiptaro-amerikane që është nominuar për Congresswoman në SHBA.
Suzanna Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro–amerikanët. I ftoj te gjithe shqiptarët e Amerikës e ju bej thirrje ne veçanti demokratëve por dhe cdokujt tjeter, të ndihmojnë me çdo mjet, jo vetëm duke e votuar atë në Distriktin 8 të Miciganit ku ajo kandidon, por edhe me mbledhje fondesh nga zona të tjera.
Suzanna Shkreli përfaqëson çdo shqiptaro-amerikan në SHBA dhe nderon çdo shqiptar anë e mbanë globit. Ne jemi krenarë për Suzanën dhe i urojmë çdo sukses!

E vetmja "arritje" e Rilindjes eshte katerfishimi i numrit te azilkerkuesve. Varferia, mohimi i te drejtes per arsimim d...
15/10/2016

E vetmja "arritje" e Rilindjes eshte katerfishimi i numrit te azilkerkuesve. Varferia, mohimi i te drejtes per arsimim dinjitoz, kriminaliteti ne rritje, e mungesa totale e shpreses i detyron shqiptaret te lene vendin.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në vitin 2015, sipas një raporti të fundit të Pew Research Center, […]

Te nderuar miq! Sot Papa Francesku shpalli Kardinalin e dyte shqiptar Dom Ernest Troshani.Ky është një nderim dhe mirënj...
09/10/2016

Te nderuar miq!
Sot Papa Francesku shpalli Kardinalin e dyte shqiptar Dom Ernest Troshani.Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.
Vlerësimi i klerit shqiptar të përndjekur gjate komunizmit është shenja se ky kler i ka dhënë shumë Kishës katolike universale, sidomos me martirizimin e tij gjatë komunizmit.
Dom Enrnest Troshani ka lindur ne Shkoder ne 18 tetor 1928. Ai ka vuajtur per 18 vjet ne burgjet e diktatures komuniste. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papa Franceskut vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit, dëshmi e cila përloti jo vetëm Papën për realitetin e vuajtjeve të Dom Ernestit, por mbarë opinionin botëror.
Per te gjithe ata qe e njohin, Dom Ernest Troshani mbetet figura e një meshtari të mirë e të palodhur në perhapjen e fese se krishtere dhe fjales se zotit duke mbajtur ndezur qiririn me driten e shpreses ne koherat me te erreta te vendit tone..

Është pikërisht kjo arsyeja që papa Francesku e shpalli gjatë lutjes së Engullit të Zotit, Kardinal nderi.
Percjellim urimet tona me te mira, per dom Ernest Troshanin, Kardinalin e dytë shqiptar, pas Imzot Mikel Koliqit, si dhe gjithë popullit Shqiptar.

Martiri i gjallë, tashme Kardinal, do të drejtojë kremtimin e Zojës së Shkodrës, në Katedrale me datë 16 Tetor 2016.

Te dashur miq e bashkeatdhetare kudo qe ndodheni, ju ftojme te mbeshtesim nje artist te denje e te vertete, nje perfaqes...
14/09/2016

Te dashur miq e bashkeatdhetare kudo qe ndodheni, ju ftojme te mbeshtesim nje artist te denje e te vertete, nje perfaqesues te jashtezakonshem te artit te vertete shqiptar me te cilin te gjithe ne si shqiptare duhet te krenohemi e ti jemi mirenjohes per kontibutin e tij ne permiresimin e imazhit te vendit tone ne mbare boten, Helidon Xhixha, pjesmarres ne Bienalen e Dizajnit ne Londer.
Bienalja e Dizajnit në Londër është prodhuar nga skuadra e Festivalit të Dizajnit të Londrës. Somerset House në Londër do të presë 37 vende nga e gjithe bota për 20 ditët e dizajnit. Prezantimet e punimeve të Dizajnit në Biennale do të bëhen nga data 7 deri në 27 shtator dhe do të ketë instalacione dhe ekspozita dizajni nga e gjithë bota. Tema është Utopia nëpërmjet Dizajnit: për të festuar 500-vjetorin e publikimit të klasikut të Thomas More “Utopia” (1516), nëpërmjet interpretimeve të secilit vend pjesëmarrës.
Ju lutem merrni pak kohe per te shprehur mbeshtetjen tuaj per Helidon Xhixhen duke e votuar ne linkun e meposhtem.
Per te votuar mjafton te plotesoni hapesirat me emer, mbiemer tuaj, adrese e-mail, te zgjidhni Albania tek hapesira "country" dhe ne fund te klikoni mbi "submit".
http://www.londondesignbiennale.com/public-medal?utm_content=bufferb7512&utm_medium=social&utm_source=twitter.com&utm_campaign=buffer

Ju faleminderit
Bardh Spahia

Shkodra nuk fal zoti Kryeminister. Nuk fal urrejtjen tende ndaj atyre qe nuk te japin voten , mosperfilljen e arrogancen...
06/09/2016

Shkodra nuk fal zoti Kryeminister. Nuk fal urrejtjen tende ndaj atyre qe nuk te japin voten , mosperfilljen e arrogancen ndaj njerezve, varferine ku e ka zhytyr vendin mazhoranca qe ti drejton. E mbi te gjitha Shkodra nuk te do!

Bardh Spahia
Drejtues i Departamentit te Emigracionit dhe Diaspores

“Më fal, gruan mirë e ke. E di pse po pyes. Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kohës që të duron ty. Sakrificë e madhe”. Kështu iu drejtua Edi Rama një qytetari në Patos pak ditë më parë.

Te nderuar miq!Neser eshte data 4 Shtator, dita e Shenjterimit te te vetmes shqiptare qe mban cmimin " Nobel per Paqe ",...
03/09/2016

Te nderuar miq!
Neser eshte data 4 Shtator, dita e Shenjterimit te te vetmes shqiptare qe mban cmimin " Nobel per Paqe ", murgeshes katolike qe tronditi boten me shpirtin e saj human dhe kontributin kolosal per te semuret, te pamundurit dhe te varferit, Nene Terezes. Ajo eshte Shenjte e Meshires, Simbol i Dashurise pa Kushte dhe shenjterimi i saj eshte nje nga momentet me te rendesishme per shqiptaret kudo qe ndodhen.
"Nga gjaku jam shqiptare! " deklaroi kur i jepej cmimi Nobel nderkohe qe kombi i saj vuante nen rregjimin komunist. Rregjimi totalitar i mohoi te shihte ne castet e fundit te tyre, njerezit e saj me te dashur.
Ndersa sot portreti i saj mbulon fasaden e Vatikanit nga autoritetet shqiptare vazhdon e njejta sjellje. Deri tani asnje program apo aktivitet organizuar me kete rast nga qeveria shqiptare.

Te nderuar miq!Politikberja e mazhorances po vret jo vetem te sotmen e vendit por dhe ardhmerine. Asnje shprese per te r...
31/08/2016

Te nderuar miq!
Politikberja e mazhorances po vret jo vetem te sotmen e vendit por dhe ardhmerine. Asnje shprese per te rinjte ne kete vend , pjesa me vitale e kombit kerkon te largohet.

-Ekonomi, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria! Raporti i frikshëm i ILO-s. Renditemi të parët në botë TaniGusht 31, 2016 Shqipëria zë vendin e parë jo vetëm në Europë por dhe në botë sa i përket dëshirës së të rinjve për të emigruar. Raporti i fundit i Organizatës Nd...

Sot ne hapjen e fushates ne Diber, ne qytetin e njerezve te zgjuar e punetore qe do dijne ti japin fitoren e merituar zo...
26/08/2016

Sot ne hapjen e fushates ne Diber, ne qytetin e njerezve te zgjuar e punetore qe do dijne ti japin fitoren e merituar zotit Sherefedin Shehu, do dijne te zgjedhin alternativen e PD si platforma e duhur per ta.
#

26/08/2016

Zonja dhe zotërinj, vëlllezër dhe motra dibranë, të pranishëm në këtë festë të bashkimit dhe besës dibrane, dhe ju dibrane e dibranë që na ndiqni, dhe ju shqiptarë që i keni sytë nga Dibra; ju përshëndes nga zemra e patriotizmit, e mençurisë, e punës dhe krenarinë, ju përshendes nga Peshkopia dhe ng...

24/08/2016

Ne emer te Departamentit shprehim ngushellimet me te ndjera per jetet njerezore te humbura ne Itali nga termeti qe goditi mbreme shtetin fqinj. Ngushellimet me te thella per familjaret dhe miqte e Erjon Toros, bashkatdhetarit tone qe humbi jeten ne kete fatkeqsi natyrore.
Lutemi per sherimin sa me pare te te plagosurve dhe minimizimin e humbjeve njerezore midis te zhdukurve.
Sot, me mendje e zemer, jemi prane bashkatdhetareve tane te lenduar nga kjo tragjedi e urojme te rekuperohen sa me pare.
I bejme thirrje Ambasades Shqiptare ne Rome tu gjendet afer ne cdo moment emigranteve shqiptare ne ate rajon duke i mbeshtetur ne cdo nevoje te tyre ne keto momente te veshtira.

Address

Partia Demokratike E Shqiperise
Baldushku
TIRANA

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Emigracionit dhe Diaspores PD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Departamenti i Emigracionit dhe Diaspores PD:

Share